Ish-ambasadori shqiptar në Shkup: Vizita e Ramës në Kiev, shumë e rëndësishme

14 Qershor 2022, 20:27Politika TEMA

 

Ish-ambasadori shqiptar në Shkup: Vizita e Ramës në Kiev,

Diplomati dhe publiçisti Arben Çejku, ish-ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, ka mbështetur vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Kiev.

Duke folur në Top News, Çejku tha se Shqipëria po luan një rol të rëndësishëm diplomatik.

Vetë ambasadori Çejku, duke folur për këtë qëndrim të tij, thekson në faqen e tij në rrjetet sociale: “ Sot në Top News, duke analizuar zhvillimet dramatike në Ukrainë, vizitën e KM të Shqipërisë, Edi Rama & KM e Malit të Zi, Dritan Abazoviç në Kiev dhe influencēn ruse në Ballkan.

Shqipëria si anëtare e NATO-s dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së, po luan një rol të rëndësishëm diplomatik në krah të aleatëve tanë strategjikë; BE & SHBA, në përkrahje të lirisë, pavarësisë dhe integritetit territorial të Ukrainës! Vizita e KM Rama në Kiev është simbolika e mbështetjes që i kemi dhënë popullit ukrainas që në ditën e parë të agresionit ushtarak rus dhe nē vazhdim, me bindjen se koalicioni pro-paqes dhe lirisë është më i madh, më i drejtë dhe më fortë se çdo kompozim tjetër anti-demokratik dhe anti-njerëzorë! Rusia dhe Ukraina duhet të ulen urgjent në bisedime për të mbyllur sa më parë këtë kapitull tragjik, qē ka përgjakur Ukrainën dhe ka shtrirë krahët e dhimbjes njerëzore kudo në Europë e më gjërë!

Pas viteve 1990, konfliktet e përgjakshme u zhvilluan në kuadër të shpërbërjes së ish federatave dhe për arsye etnike (kryesisht në ish-Jugosllavi) dhe për arsye të rrymave fetare sektariane ( Siri etj).. Me sulmin e saj ushtarak kundër një vendi sovran dhe fqinj, siç u sulmua Ukraina, Rusia krijoi një precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm duke dhunuar hapur të drejtën ndërkombëtare të shteteve anëtare të OKB-së, ku Moska është edhe një prej pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, detyra e parë e të cilit është siguria e paqes në botë!”.

Ambasadori Çejku, ka qenë gjithashtu edhe një mbështetës i Ballkanit të Hapur, si një nismë që ka edhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.  

TemA

4 Komente

  1. T
    Transparent

    Z Ish.Ambasador. Te lutem na spjego si ta kategorizojme kete qe thua zotrote: - Si te vertete ??!! .....Ironi ??!!.....Sarkazem ??!!.....Apo tallje koqesh "e paster"???.......... Te lutem bej kujdes me pergjigjen, sepse nga ajo do te varet dhe opinioni publik per figuren tuaj

    Përgjigjjuni
    1. s
      sorge

      Ti qenke nje koqe kanari nje sahanlepires i berishes ik o qorr mbeturine e kombit shqiptar .

      Përgjigjjuni
    2. s
      sapa

      Pse kane figure bythelepiresat shqiptare?ka mbete pa pune ky legeni me diplome te blere?

      Përgjigjjuni
      1. A
        Asd

        Rama ka shkuar per ngushellime. Ne fakt Zelensky nuk ka asnje kerkese per te.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje