Kryeministri Edi Rama ka ftuar të rinjtë që të studiojnë në fushën e teknologjisë, duke u shprehur se kërkesat për punë dhe ofertat e pagave janë të larta.
Kreu i qeverisë u shpreh se ka një përmbysje të dinamikës tashmë, pasi janë kompanitë, në ndryshim nga e kaluar, që janë të interesuara për t’u lidhur me institucionet dhe bëjnë marrëveshje për punë me punonjësin e tyre të ardhshëm që në bankën e shkollës.
“Një nga vendimet që kemi sot është përfundimi i procesit për parkun e madh teknologjik Durana, hapësirë e re me legjislacion të posaçëm që do të mundësojë tërheqjen e kompanive apo start up-eve për të zhvilluar aktivitetin e tyre në territorin e këtij parku.
Ata që do të kryejnë studimet në Institutin teknologjik Rochester në këtë fushë është horizont i ri, ashtu sikundër do të jetë edhe qendra tjetër Vlora Tech Space, në qendër të Vlorës, një godinë e papërdorur në mes të sheshit po transformohet në një hapësirë që do të vihet në funksion të teknologjisë.
Do të hapim në shtator dyert e shkollës ekselente franceze në fushën e teknologjisë. Paralelisht edhe Liceun francez për teknologjinë në Korçë, një projekt që po e ndjekim së bashku me presidentin francez, një zotim i bërë ndaj një komuniteti qytetarësh në Korçë. Do të vazhdojmë me TUMO edhe në Shkodër, Elbasan. Po krijohet një ekosistem i tërë për të mundësuar studimin e teknologjisë dhe punësimin e mirë paguar falë njohjes së teknologjisë.
Sot ka një përmbysje të dinamikës midis shtetit dhe sipërmarrjes, apo strukturave të arsimit dhe sipërmarrjes.
Nëse deri dje ishte një përpjekje e vazhdueshme dhe jo shumë e suksesshme për ti bindur sipërmarrësit të investojnë në burimet njerëzore sot kompanitë janë gjithnjë e më të interesuara për tu lidhur më këto institucione dhe për të filluar të bëjnë marrëveshje për punë me punonjësin e tyre të ardhshëm që në bankën e shkollës.
Kërkesa e sipërmarrjes shqiptare për punonjës me dije në fushën e teknologjisë është vërtetë e lartë dhe ofertat e pagave janë vërtet të larta", tha Rama në fjalën e tij në një aktivitet në institutin Harry Fultz.
NA FOL MBI PROJEKTIN E HELENIZIMIT TE SHQIPERISE - OSE SHKO E FUTU NGA KE DAL ! Ndryshe ,nji Kshille Miqesore ; Jep menjiher doreheqjen ,me kufizu demet qe po i shkakton Shqiperise ,se Te Pret Gijotina KERMA ANTISHQIPTARE