Konfirmon Gjiknuri: Veliaj kandidati ynë serioz për zgjedhjet e 2023, ka bërë goxha punë

16 Shtator 2022, 05:59Politika TEMA

 

Konfirmon Gjiknuri: Veliaj kandidati ynë serioz për zgjedhjet e 2023,

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri thotë se Erion Veliaj është kandidat shumë serioz i PS për zgjedhjet e ardhshme lokale në Tiranë.
Në emisionin Now në Euronews Albania, Gjiknuri u shpreh se Erion Veliaj në dy mandate si kryebashkiak i Tiranës ka bërë punë të pamohueshme në Tiranë.
Sipas Gjiknurit, kritikat ndaj tij janë më se normale po të kesh parasysh kohën e gjatë në detyrë.
“Erion Veliaj është kryetar bashkie në detyrë, ka bërë goxha punë. Erion Veliaj është një kandidat shumë serioz i PS dhe vjen me një bagazh arritjesh që e bëjnë atë kandidat favorit për të fituar ndaj kundërshtarit”, tha Gjiknuri.

3 Komente

  1. $
    $antiago-@-Chil€

    Po mo të gjithë ju të rilindjes seriozë jeni. Vetëm kur tju vëri prangat SPAK-u do bëheni jo-seriozë. Vazhdoni hani sa më shumë tani sa të jeni seriozë dhe SPAK-u fle gjumë 24/7...

    Lini një Përgjigje