Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shprehet se opozita nuk mund të protestojë rreth individëve apo për interesa pushteti.
Në një intervistë në “Breaking” në Top News, ai thekson se opozita duhet të rikthejë komunikimin me qytetarët dhe jo ti thërrasë ata vetëm për protesta.
Opozita duhet të vijojë me protestat? Jepni ju mendimet tuaja gjatë mbledhjeve të grupit?
Jap ndonjëherë deri në bezdi. Opozita duhet të ngrejë nivelin e saj të marrëdhënieve politike. Prandaj kemi propozuar ngritjen e një federate, duke u bashkuar rreth ideve jo individëve. Duhet ta nisim këtë federatë qoftë edhe me më pak parti politike për të bashkuar më pas gjithë opozitën.
Në Uashington u pa interesi i zyrtarëve të SHBA-së për të folur me përfaqësues të opozitës, Bardhi apo Çupi. Kjo marrëdhënie duhet rritur edhe në BE. Nuk mund ti thërrasim qytetarët që vetëm të vijnë dhe të protestojnë, por të shkojmë dhe të flasim me qytetarët kush është e mirë dhe kush janë zgjidhjet tona. Opozita ka harruar komunikimin me qytetarët, ata duhen dëgjuar.
Jeni kundër këtij aksioni?
Nuk jam kundër, por është një element. Ne nuk jemi strukturë protestash, por strukturë politike. Nuk mund të jetë protesta as rreth individësh, as rreth interesash pushteti. Duhet të jetë rreth interesit të ndërtimit të një shteti. Protesta duhet ndërtuar për funksionimin kushtetues të shtetit shqiptar.
"Opozita ka harruar të komunikojë me qytetarët"-thotë Fatja. Wow? Mor evlat ...që nuk di si të të quaj. Zotrote je kryetar i të ashtuquajturës Parti Republikane, një nga pjellat e Ramis Alisë, dhe që ta la trashëgim skilja Godo. Qysh nga ajo kohë ke qenë bythlëpirës i Sa-lehut, dhe si i tillë ke përfituar jo pak, disa herë deputet dhe ministër gjithashtu. Si i ke përfituar ato ofiqe kur partia jote, dmth ti, nuk ke konkuruar ndonjëherë i vetëm dhe atëhere do shihnim se ç'peshë ke. Dit-natë, ngrini dhe vini në diskurin publik fjalën 'opozitë'. Me këtë kë nënkuptoni, Non Gratën? Jo mor jo! Jo, sepse ai aktyalusht jo vetëm nuk ka parti, por është drejt 'vdekjes' politike. Po, vërtet ai ka diçka, ka mijra vota militantësh, të qorrollepsurish, të blerë nga ai me qindra forna korrupsioni e përfitimesh sa qe në pushtet (një nga ata je dhe ti), por edhe për inerci, sepse edhe kjo ligj i natyrës është, si e tillë vepron dhe në shoqëri. Atëhere del se ju keni hallin e votave të tij, edhe pse me to nuk vini kurrë në pushtet, por si zvarranikë pas tij, ashtu siç jeni mësuar doni ende të shkulni ndonjë copë, qofshi dhe në opozitë, minimumin një karrike deputeti doni, asgjë më shumë. Dhe s'ka pse ju duhet më shumë se të ngopur jeni dhe atë sa për munitet e doni, si parzmore për t'u mbrojtur për mëkatet e kryera. Fate Medihoxha, meqë ke parti, ke goxha eksperiencë politike, leje Saliun ('opozitën') në hallin e vet! Ka Nokën e Palokën ai, ata që si ti, nuk kanë parti. Po ti që ke goxha parti, bile të "djathtë", dil në mexhlis, dhe si opizitar, kërkoju në emrin tënd dhe partisë tënde, votat popullit të vërtetë opozitar. Fito njëherë i vetëm diçka, jo si dhurata nga Sa-lehu, pra si vemje e tij e pështirë. Atëhere do ta shohësh se sa të vlen lëkura. Na qenke opozitë zotrote....?!?!
Kjo plehra duhet të kakarisi vetëm përballë SPAK-ut. Nuk duhet t'i jepni hapësirë ketij b.thq.ri.