PD-ja zyrtare kërkon interpelancë urgjente me Edi Ramën për akuzat e Arben Ahmetajt!

5 Shkurt 2024, 11:53Politika TEMA
PD-ja zyrtare kërkon interpelancë urgjente me Edi Ramën për

Partia Demokratike zyrtare ka depozituar në Kuvend kërkesën për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama.

Kërkesa është bërë nga deputeti Arbi Agalliu pas deklaratave të akuzave të bëra nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në lidhje me inceneratorët.

Partia Demokratike kërkon interpelancë urgjente  me Edi Ramën për akuzat e Arben Ahmetaj. Arbi Agalliu, sekretari i grupit të PD,  depoziton kërkesën në Kuvend për interpelancë urgjente.  Ahmetaj deklaroi se pronarët e vërtetë të inceneratorëve janë Edi Rama dhe Erjon Veliaj’, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Arben Ahmetaj theu heshtjen duke akuzuar kryeministrin Rama se po tenton ta bëjë kokë turku për të fshehur të vërtetat sipas tij “të llahtarshme” që fshihen pas inceneratorit të Tiranës.

3 Komente

  1. v
    vili

    O budallenj por cfar tha hajduti Ahmetaj....

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jo keq Lul somnanbuli

      Bashke me Lulin njeheresh ne interpelace. Luli per gerdecin dhe financimet ruse.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkembi

        Ore, ky Lylashi mos ka qene minister i Brendshem, kur shteti goditi protestuesit ? Hetimin e ketij qelboje Spaku s’duhet ta vonoje

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje