Mero Baze: Përgjimet dëmtojnë vetëm reputacionin e SPAK dhe jo tonin! Zvarritja e gjyqeve ekskluzivitet i Berishës, s’e zhbën dot reformën

4 Prill 2025, 19:00Politika TEMA
Mero Baze: Përgjimet dëmtojnë vetëm reputacionin e SPAK dhe

SPAK po lejon që t’i dëmtohet reputacioni duke vendosur standarde të dyfishta si në proceset e saj hetimore, ashtu edhe në materialet që i rrjedhin apo i dalin nëpër media apo duart e politikanëve, ku njëherë nxjerr urdhër për bllokim publikimi dhe një herë tjetër nuk merr masa kur ato dalin në publik.

Problemi kryesor që ka SPAK-u aktualisht është mungesa e standardit dhe futja e drejtësisë në një anarki, që do ishte gjëja më e keqe për sistemin e një vendi. Kështu u shpreh gazetari Mero Baze, në një intervistë të dhënë për “Studio Live”, në Report Tv.

Ai u pyet për tematika të ndryshme të ditës nga moderatori Arbër Hitaj dhe veçanërisht publikimi në mediat e opozitës i përgjimeve të SPAK-ut ndaj bisedave të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj me familjarët, ku përmenden edhe emrat e tij dhe gazetarëve të tjerë.

“Nuk kam të vërtetë se çfarë ka ndodhur, nuk jam as i fyer dhe as i shqetësuar nga publikimi, por jam i keqardhur që përdoret një komunikimi personal i një personi të burgosur, këtë rast kryebashkiakut Erion Veliaj, me familjen e tij dhe përdoren për interesa të caktuara politike, për lincime dhe qëllime dashakeqëse. Por është keqardhje më shumë për SPAK, sesa për ata që janë përgjuar. Të përdorësh këtë përgjim, ta keqpërdorim ndaj një personi të caktuar, është të krijosh një anarki, e veçanërisht dëmtim të reputacionit të SPAK dhe drejtësisë. I vetmi shqetësim është dëmtimi i reputacionit të SPAK, e jo për ata që flasin në përgjime. Kush e përdor këtë apo keqpërdor duket e qartë se është opozita. Unë jam i shqetësuar vetëm për reputacionin e SPAK”, u shpreh ai.

Më tej shpjegoi edhe sjelljen me dy standarde të SPAK, që është edhe gjëja që shqetëson më shumë jo vetëm atë, por edhe opinionin publik.

“Çështja është a të botohen këto materiale apo jo? Nëse po, le të m’i sjellin mua se i botoj unë te gazeta ime. Por të krijohet një standard, nëse SPAK thotë se s’duhet të publikohen dhe më pas publikohen, apo veprohet ndryshe në raste të ndryshme, atëherë kemi një problem serioz. Nëse nuk lejohet të botohen, të merren masa, se është shkelur ligji. Nëse janë të botueshme sipas SPAK le të na i sjellin edhe ne, se i publikojmë. Kjo dëmton vetëm reputacionin e SPAK dhe askënd tjetër. Por kjo bëhet për të dëmtuar qëllimisht apo linçuar një person në paraburgim dhe familjen e tij”, vijon ai për Report Tv.

Por si ka ndodhur rrjedhja dhe çfarë dyshon gazetari?

“Nuk e përjashtoj mundësinë që klane brenda SPA janë pas kësaj historie dhe keqpërdorin njerëz që janë keqpërdorur gjithë jetën e tyre. Kjo është provë për SPAK, nëse SPAK mbron sekretin hetimor do të thotë i kanë rrjedhur materialet dhe duhet të hetojë ta zbulojë, në të kundërt është i përfshirë edhe vetë dhe ka një problem të rëndë edhe reputacioni. Prokurorë të ndryshëm të SPAK nuk kanë qëndrime të njëjta për çështje të njëjta, por i kanë të ndryshme. Por i dërgojnë materiale disa gazetarëve apo portaleve e delenxhinjve. Pra muhabete që flasin edhe në emër të SPAK, më tha SPAK mua, i thashë etj., nëse janë zëdhënës të SPAK le të na e thonë, se nuk është problem, e dimë atë punë. Pra SPAK le të na thotë se filan gazetar apo portal është zëdhënësi ynë, atëherë e dimë dhe i referohemi atij, e jo zëdhënësit që ka SPAK. Kjo është bërë banale tani dhe joserioze. SPAK duhet të ketë standarde të njëjta me të gjithë në publik. Nëse ka preferenca e referenca për linçim publik ndaj një apo tjetër personi, atëherë ky është një problem i vetë SPAK dhe i reputacionit të tij”, thekson Baze në reagimin e tij.

Gazetari shpjegoi se ai nuk ka sulmuar kurrë personalisht apo familjarisht një prokuror apo gjyqtar, por ka ngritur vetëm problematika dhe kritika për gjërat që nuk shkojnë në sistemin e drejtësisë. Por ai hedh dyshime të forta se segmente apo individë të caktuar po e fusin SPAK dhe drejtësinë në anarki.

“Nuk ka sulme të ngjashme, nuk barazohen sulmet personale të opozitës ndaj veprimtarisë së SPAK. Nuk kam bërë kurrë artikull që të lincoj prokurorë të SPAK apo ndaj familjeve të tyre. Kur ka diçka që nuk shkon me drejtësinë apo organet e saj, unë e kam për detyrë të flas dhe reagoj dhe ta them.

E përsëris edhe njëherë, SPAK duhet të ketë standarde të njëjta të barabarta për të gjithë për dosjet që heton apo çon në gjykim. Në të kundërt nuk mund të na bëjë statistika, për korrje gruri, mishi, prodhime, por të vendosë standarde dhe nuk mund të bëjë kundërpeshën me një kryebashkiak që pret pyllin dhe e dënon apo tjetrin që heq drejtorin në Shkodër dhe në anën tjetër të lësh të lirë një njeri që vrau 4 vetë në bulevard. Nuk ka rëndësi sesa njerëz heton dhe dënon SPAK, mund të hetojë të gjithë qeverinë apo politikën, por nëse nuk vendos standarde është e kotë. Ndryshe e fut në anarki pa standarde, anarkia më e keqe është ajo e drejtësisë pa standarde dhe madje është më e keqe se drejtësia e politizuar, si ajo e komunizmit.

Pra dihej ku ishte kufiri dhe kur dënoheshe, kurse tani nuk e dimë dhe ka standarde të ndryshme, futen në spirale drejtësia dhe madje ka anarki dhe anarkia në drejtësi është gjëja më e keqe për një vend. Unë mendoj se drejtësia duhet të vetëkorrigjohet dhe të shkojë drejt standardeve të njëjta, për çdo çështje që shkon në gjykatë, të rregullojë problemet dhe gjërat që i kanë munguar. Nëse ka probleme të tjera i takon Parlamentit pastaj. Por unë mendoj se drejtësia duhet të vendosë standarde”, paralajmëron dhe njëkohësisht sugjeron ai.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të harkimit të SPAK, për të cilin deri tani ka dy të arrestuar, Baze shprehet se prokuroria ka betejë të vështirë me krimin e organizuar, mafien dhe politikën dhe duhet të mbrohet mirë, ndaj edhe vlerësohen e mirëpaguhen. Ai nuk dyshon se ky sulm mund të jetë organizuar nga vetë SPAK.

“Nuk hyj te njerëzit që marr materiale ekskluzive nga SPAK, por është gjë shumë e rëndë. Por beteja e SPAK me krimin e organizuar dhe me mafien apo politikën është e vështirë, ndaj duhet të marrin masa mbrojtëse. Ndaj dhe janë kaq shumë të vlerësuar, mirëpaguar dhe me peshë. Nëse mbulojnë defektet e tyre me përgjime apo gjëra të tilla, do ishte shumë e rëndë për SPAK, ndaj nuk e mendoj se kjo vjen nga ana e SPAK”, thotë Baze.

Në lidhje me zvarritjen seancë pas seance të dosjes së aferës ‘Partizani’ ndaj Sali Berishës, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe të tjerëve, gazetari vë në dukje se procese të tilla proceduriale janë ekskluzivitet i kryetarit të PD-së, duke kujtuar disa prej precedentëve.

“Historia e zvarritjes së çështjeve me avokatë është traditë e vjetër me të njëjtën mënyrë dhe nga i njëjti grupim, sikurse me rastin e Rrugës së Kombit ndaj Lulzim Bashës apo Gërdecit me Fatmir Mediun dhe djalin e Berishës, si dhe të tjerat. Kjo po ndodh me Berishën dhe dhëndrin e tij, është natyra e tyre kjo. Por ata mund ta lënë e zvarrisin, por kjo është një procedurë gjykate. Por tradita e shtyrjes së proceseve është ekskluzivitet i Sali Berishës”, vijon ai.

Madje shpjegoi se Berishës kjo taktikë i funksionon, sikurse intimidimi i prokurorëve apo gjyqtarëve personalisht apo nga familja. Por nënvizoi se përpjekja e Berishës për zhbërjen e reformës në drejtësi dhe shkrirjen e SPAK nuk do ketë sukses.

“Berisha ka kuptuar një gjë të thjeshtë, primitive dhe barbare, që nëse sulmon personalisht prokurorët e SPAK, familjen, babanë, vëllanë, dajën, hallën, gruan, atëherë kjo ka sukses. Retorika e tij është personale, lidhet me çështjet e tij dhe i sulmon prokurorët apo linçon dhe i ka funksionuar, ka pasur sukses. Sa i përket shkrirjes së SPAK ai nuk do e ketë kurrë mundësinë dhe shansin për të bërë atë, madje mendoj se Berisha është objekt i SPAK dhe ai nuk do e ketë mundësinë Kushtetuese për të bërë atë që thotë pasi procesi i reformës së drejtësisë nuk kthehet më”, thotë Baze.

Dhe në fund një mendim për hetimin e krimit elektoral nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme, për të cilën thotë si më poshtë se:

“Prokuroria të merret me gjëra serioze gjatë fushatës elektorale dhe jo të merret me gjëra banale e  plotësuar statistika, duke hetuar tabela elektorale dhe deklarata fushate. SPAK të merret konkretisht me blerjen e votës, si dhe me ndërhyrjet te numërimi apo votimi. Tani procesi i zgjedhjeve është i dëmtuar pa nisur, për shkak të Diasporës, pasi është proces i hapur, i pakontrolluar dhe i cenuar, që në fakt e kemi bërë vetë me ligj e që duhet të merret parasysh si problem. Por brenda vendit SPAK duhet të veprojë të kapë në flagrancë, me blerje votash dhe prova konkrete, e jo të ndodhë si me rastin e Dibrës ku prokurorët dolën pas 4 vite dhe e pushuan çështjen pasi përbaltën procesin duke nxjerrë përgjime në media. Pra SPAK të veprojë në kohën e duhur me përgjimet që bën dhe të veprojë me prova, duke goditur”.

38 Komente

  1. k
    kxp

    Gjyqtares nuk duhet ti permendet me emri.Qe sot e tutje gazetaret ne media duhet ta quajne thjesht "Shoqja e Argites". Kjo bajgë ska asnje lidhje me konceptin e drejtesise.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dardan

      Gjyqtarja duhet te jete nje nga qindra "qytetare dixhitale" ne sherbim te kryetarit te agjenturave serbo-greko-ruse ne Shqiperi, shpellarit te Vicidolit, qe e ka mberthyer per fyti SPAK-in dhe e kane kthyer ne ASPAK-i.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Drejtori i patronazhisteve

        Mero shërbëtor i lali fikut në nivel legen fare

        Përgjigjjuni
      2. k
        koka derr

        ore mero, si shume te qenka trashur koka e qafa zotrote...

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mondi

          Mjafton te lexosh cfare shkruan dhe kuptohet kush eshte trashur.Kur i drejtohesh meros,hiqi syte nga manalli yt o karderr,kokderr,qafderr desha te thoshja.

          Përgjigjjuni
          1. m
            mirel

            Mondi, fiks e ke thene po hane pyka keta k*rat dmth derrat e Salikriminelit.

            Përgjigjjuni
          2. P
            PO , PO

            Ore KOKE DERR , a more vesh gje perse flitet ketu ? Paske qene edhe shume gomar !

            Përgjigjjuni
            1. k
              koka derr

              me behet qejfi qe sufllaqexhinjte qenkan sulur per te mbrojtur meron koke-trashur. sa per te tjerat, meroja e humbi besueshmerine ne momentin qe e sulmoi spak-un kur goditi lalin. po te ish burre tamam, mbronte spak-un si atehere kur i ra kokes saliut dhe ilirit.

              Përgjigjjuni
            2. S
              Sali Veliaj dhe Mero Morri

              Nuk te demtohet reputacioni ty se e di gjithe populli qe i ke mar bolet ne goje Sales per shume vjet dhe tani lepin koqet e Veliajt.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Milo

                Ku ka burre nene tia marre bolet monstres.I ke kap ti tash 30 vjet dhe nuk I leshon dhe sot e ksaj dite.Te tjeret, mulin, vokshi sytopen,tabaken e krejt banden I le sa ti prekin ose ti marrin ere.Se qysh ia bere kur rrinte atje ne maje te ballkonit,nje zot e di.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Koka e Kedhit, në majë të....

                  @Milo Lum si ti që je i ri në moshë dhe nuk ja di historinë Ymerit. Respekt

                  Përgjigjjuni
              2. l
                lalzi

                Mero ,kellirat qe I sherbejne saliut jane terbuar se e nuhasin humbjen e thelle qe I pret.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lahuta e Malsise

                  Jo jane agjente te organizates serbo-greko-ruse qe sapo kane marre shperblimet per destabilizimin e Shqiperise.

                  Përgjigjjuni
                2. V
                  Vala

                  Jane zberthyer ne agresivitet te plote pusetat e haleve te Shqupit. Do qelbin Shqiperine po nuk u moren masa.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tarras Bulba

                    Po amon mre kur do plasin keto pusetat e haleve se jane mush plot e perplot dhe s’durohet mo… Ky SumDumani flet per arritje dhe punen e pandalshme, dosjet voluminoze qe po hetojn, po s’po shohim regulate, se deri tani ata qe e meritojn te jene brenda ose kane marre arratin neper bote ose bredhin te lir dhe u bejn karshillik SPAKut dhe miletit, kurse deri tani merren me breckat dhe fustanet e nuses se Veliajt!!??? Or po qe se vertet Veliaj e ka shkelur atehere bjerini kokes dhe pershpetojeni hetimin por mos u beni gazi i botes me pretendime prej idiotash dhe justifikime te packets me. Jepini prioritet ceshtjeve themeltare qe do te vendosin drejtsine ne kete vend, mos u sillni si pordha neper brek duke numeruar breckat e Arjoles kur Like shkerdhata, SaHale krimineli dhe Lulushja e Pergjumur vrane 4 njerez te pafajshem dhe kane vjedh qindra miljona. Vetem kur te arrini keto standarte atehere s’do quheni me ASPAKu apo SKAPi dhe do te meritoni emertimin SPAK!

                    Përgjigjjuni
                  2. F
                    Franz Kafka

                    Berisha ka ber nje kurth spektakolar me spak. Nje kurth ku ran brenda te gjith brenda e jasht duke e perkrahur mbeshtetur etj etj. Tani qe nuk e zhbejn dot me se duhen 3/5 e votave spak po tregon misionin e vertet berishist. Por tashme cfardo te bejn esht von. Kucedren spak berishiste nuk ka kush e ndal dot me

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vlora1912

                      Mero, ti me gjith problemet qe ke shfaqur ne mbeshtetje te te korruptuarve Vetem te nje Krahu, prap se Prap nuk je niveli i mediokrit te peshtir,. Ilir Yzeiri. Nuk ke pse sillesh si ai!!! Ka boll te tjer, anal isto Patronazhist, me Pata e Pula, plot Koteci, per ta zvendesuar Hyzeirrin. . Ruaje ca *Piacen*, o njeri...

                      Përgjigjjuni
                      1. 0
                        007

                        Mero shume shume te paska pagur lali Eri hajduti me sutjena...... Si su ngope asnjehere Mero Tepelnsi gjobevenesi me pende per afro 35 vjet. Besoj se e ke zbatuar me mire se te gjithe thenien e te ndjerit Ylli Vejsiu " Ne kapitalizem edhe zogjte nuk kendojne pa leke " Mbrojtja qe i be Erion Velise e turpeshme......!!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. 0
                          007

                          Mero shume shume te paska pagur lali Eri hajduti me sutjena...... Si su ngope asnjehere Mero Tepelnsi gjobevenesi me pende per afro 35 vjet. Besoj se e ke zbatuar me mire se te gjithe thenien e te ndjerit Ylli Vejsiu " Ne kapitalizem edhe zogjte nuk kendojne pa leke " Mbrojtja qe i be Erion Velise e turpeshme......!!!!

                          Përgjigjjuni
                          1. 0
                            007

                            Mero shume shume te paska pagur lali Eri hajduti me sutjena...... Si su ngope asnjehere Mero Tepelnsi gjobevenesi me pende per afro 35 vjet. Besoj se e ke zbatuar me mire se te gjithe thenien e te ndjerit Ylli Vejsiu " Ne kapitalizem edhe zogjte nuk kendojne pa leke " Mbrojtja qe i be Erion Velise e turpeshme......!!!!

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Milo

                              Ti 007? Ti nuk di te perdoresh butonin Reply o debil.I ke ra nja 10 here sikur ke komentuar ndonje ide te rralle.Yyyt pocaqi I markes Mul shurrs noka.

                              Përgjigjjuni
                              1. n
                                ne

                                007....po nje nga nje mor djale, mos i ha tollumbat e m*tit ne bresheri se bejne dem, nderroje leven.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Svetllana

                                  007 po ti sa te paguan kreu i agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, kryekrimineli dhe kryehajduti Salih Vuk Karaxhic?!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. V
                                    Ver Llapa.

                                    O salivici te shkedheft gjithe Kamza Arditen nongrada

                                    Përgjigjjuni
                                  2. D
                                    Davidi

                                    Ik ore bajge. Ti duhesh te shkosh ne SPAK per ndikim te paligjshem te drejtesise. Ke ndermjetesuar te Ministri i drejtesise Manja, per Erion Veliaj. Tani qe te doli emri, sulmon prokuroret.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. I
                                      ILIR

                                      Me ty 007,turp Mero qe mbron nje hajdut ordiner qe na ka vjedhur dhe mashtruar te gjitheve,edhe ty bashke.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Tahipi

                                        Meros,Kar- los dhe plehera si keta do tu .ihet mami me kallam. E kane ndjere shurren neper breke. Tani po dalin te justifikohen ne paradhenie por nuk do tu beje derman. Ne kane dy pare mend le ti bashkohen Benit ne Zvicer ndryshe sdo ti hane dot leket qe kane zhvatur nga populli duke lehur e duke kafshuar per padronin.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. N
                                          Nesti Angoni i PD

                                          Kur drejtesia nuk funksionone demokracia çalone..... Te lesh te lire nje vrases si Berrisha dhe te arrestohet nje kryetar bashkie per ndertimin e nje rruge per banoret , eshte tallje bythe.... Nuk besoje kurre te kjo pseudo drejtesi.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Asnjëansi

                                            More 007 , ha mut , ha . Je spermë berishiste .

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Arti

                                              Mero SPAK eshte bere si shiku i Gazidedes

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Peshorja

                                                Pusetat e mutit te ripjelljes jane mbushur e po derdhen sheshit! Vjen are mut gjithandej. I ka zene e dhjera te gjithe se po shohin fundin

                                                Përgjigjjuni
                                                1. J
                                                  Juristi pensionist

                                                  Një analizë shumë e mençur dhe profesionale nga z. Baze. Urime të përzemërta! SPAK, nga një shpresë e madhe në fillim, po shndërrohet në një frikë të madhe kombëtare. Për t'u hequr siku po godet krimin e organizuar dhe korupsionin, po pickon djathtas dhe, po kafshon majtas. Në çdo vend demokratik të botës, kryekrimineli i kombit tonë, Sali Shpellar Berisha, me krimet që ka kryer kundër personit dhe kombit, do të ishte i burgosur i përjetshëm. SPAK, fle mbi dosjet e krimeve të tij. Aq sa e ka dhunuar, tronditur dhe poshtëruar Sali Berisha kombin me krimet e tij, është edhe mosndëshkimi i tij.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. K
                                                    Kris

                                                    Vetem nje analist I shquar si Merua I heq breket drejtesise.Per Maliqin mbron ligjin

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      AGRON

                                                      007 = 000.Nul.Asgje!Bosh!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. f
                                                        flase

                                                        O Mero, je lodhur kot qe ke folur per Spak-un. Spaku na u duk si nuse e re dhe gezuam te gjithe , por mbasi u fut dhenderri ne dhome e mbylli deren, doli qe nusja jo vetem nuk ishte e virgjer e kishte bere shpelle ate vend. Dhe keto dolen kohet e fundit ku edhe ky trumbetimi i hakerimit nuk eshte gje tjeter veçse: pyesin Edi Paloken kush ja dergoi mesazhin qe do arrestohesh Erjon Veliaj dhe pastaj te me falesh njeqind here, beji mutin dhe nises spak. Ka mbaruar pa filluar me gjithe ato dosje kriminale qe frike ose nuk do ti çoje ne gjykate. Sikur te kisha nje liçens juristi edhe fallco si universitetet e Bujar Leskes, do shkoja une te çoja dosjen ne gjykate per ato krime se nuk ka nevoje fare per hetim. Pse nuk shkojne? Kujdes, aty ka dore edhe prifti ortodoks qe ben festa ne kishin e Shqiperise me urdher te ambasadores greke dhe pjesmarrje te Sali Berishes, Dules, Belerit e kompani. Ka rene vigjilenca ose e kane shitur vendin. Une nuk kam shpres, aa zvarritje sa natyra te beje punen e saj ti marre vete ne strehimin e perjetshem. Shtyje me bythe i thuaj Dumanit!

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. L
                                                          Liri

                                                          O Mero shiko surratin tend shife kush je.ti ai bq italian dhe besoj fort dhe qe cdo komentus qe te mbron ty nga pisi qe je te njejten surrat me ty ka.ju jeni ajo fare e keqe qe kte vend se keni len me ec nga gjithbkto vite.duke mbrojt hajduta e tradhtar.turp tju vijbse sjeni shqiptar.ti I pari dhe kush voton kto hajduta

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. K
                                                            Koment

                                                            O Meroo, po qe te te prishet reputacioni ty, ne rradhe te pare duhet ta kesh, po ku ke reputacion ti. E shite per leke reputacionin tek Rama e veliaj ke 15 vjet. Prandaj mos u shqeteso per reputacionin tend se se ke patur ndonjehere!

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. k
                                                              kasem gahinji

                                                              Nuk kam ASNJE njohje personale me Mero Baze. E njoh permesso shkrimeve, qe kur nisi dhe deri me sot. Nuk flas per periudhen para vitit 2000,sepse eshte e kaluar e larget. Por sot, qe pas 2000 e deri me sot, eshte nje nga gazeta ret, dhe tema pjese e veprimtarise se tij, me te mire te kohes se sotme. Analizza objective, te vertetua te then a troc dhe te argumentuara. I tille eshte edhe Shqiptarja. Com me Carlo Bolino. Jane vertete per tu marre shembull,si profesionalisht, si qytetarisht. Kujt ti djege nga fare thote Mero dhe Carlo, le te kruhet sa me thelle. Nuk i vini as te gishti i kembe, si njerit dhe tjetrit. Jane per tu marre shembull ne gazeta ri.

                                                              Përgjigjjuni

                                                              Lini një Përgjigje