Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i është përgjigjur sërish akuzës së Sali Berishës se ka vjedhur databazën e PD-së, duke deklaruar se databazën që PD përdor sot ia ka dhënë ai.
Sipas Shehajt, në çarjen e Partisë Demokratike, kur Lulzim Basha mori vulën e partisë dhe bazën e të dhënave, ishte vetë ai që i dha një databazë Rithemelimit.
Kreu i Mundësia shton se me databazën që i ka dhënë, Rithemelimi e ka përdorur për të organizuar Kuvendin e 11 dhjetorit në stadium dhe vazhdon ta përdorë edhe sot.
Shehaj shprehet se ai ka ndërtuar kompani nga zero në Shqipëri dhe jashtë pikërisht duke krijuar databaza, platforma dhe duke investuar në teknologji.
“Kush më njeh e di shumë mirë që unë nuk vjedh. Kam krijuar nga hiçi kompani në Shqipëri dhe jasht Shqipërisë, pa tendera, pa lidhje politike, pa ndihmën e shtetit. Kam krijuar databaza, platforma. Kam investuar në teknologji dhe kështu i kam rritur bizneset e mia.
Por ndoshta doktor Berisha nuk e mban mend, por kur mbeti pa parti, pa vulë, pa asnjë lloj informacioni, isha unë që i dhashë databazën. Dhe me atë databazë kanë bërë Kuvendin e famshëm të stadiumit. Besoj se një faleminderit do të kishte mjaftuar” – u shpreh Shehaj në video-reagimin e tij në rrjete sociale.
Shehaj tregoi se eshte nje delfin i Berishes, nje sabotues dhe besprere i BShes dhe nje matrapaz e pazarexhi me Ramen. Mosmirenjohja eshte vesi me i keq dhe ky biznesmeni me shume drite hija e paska pjese kryesore te karakterit te tij....cfare na duhet ky lloj politikani kur tashme ka me shumice ky vend ???
Agron Shehaj eshte duke i marre te persekutuarit Berishes.,
Pra je Zagar i Vampirit si LLAPAJ dhe QORRI etj.
pra ky ka perdorur per qellime politike te dhenat e gjithe forces se punes ne kompanite e tij pa i pyetur fare.....mjafton kaq per burg ...
Kokën hëngshit ju që e çuat vendin në humnerë, që e vodhët, ë poshtëruat e vratë dhe sërish kërkoni ta rivrisni! Mallkimi i këtij populli u ndjekt me breza, ju që i morët të fundit gjë, shpresën.
Ushtari i saliut na i ka dale kunder