Meta reagon pas raportit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit: Trajtimi im çnjerëzor, si terrorist në kafazin "me 5 yje"

1 Maj 2026, 17:00Politika TEMA
Meta reagon pas raportit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit: Trajtimi

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar duke falënderuar Komitetin Shqiptar të Helsinkit për një raport që sipas tij evidenton shkeljet e të drejtave të tij në qelinë e paraburgimit.

Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook Meta shprehet se konstatimet e KSHSH nuk flasin vetëm për që e quan persekutim politik ndaj tij, por edhe për një realitet tronditës që prek të gjithë të paraburgosurit në vend, përfshi edhe gardianët që punojnë në kushte skandaloze.

Falenderoj Komitetin Shqiptar të Helsinkit për raportin profesional dhe të paanshëm, që konstaton shkeljet flagrante të të drejtave të mia themelore njerëzore dhe politike në paraburgim, i shndërruar nga Edi Rama në instrument ndëshkimi dhe persekutimi njerëzor dhe politik ndaj meje.

Këto konstatime të vërteta të KShH nuk flasin vetëm për standardet çnjerëzore të trajtimit tim në paraburgim, identike me standardet e rrëmbimit, hetimit dhe gjykimit tim si terrorist në kafazin “me 5 yje”, por për një realitet tronditës që prek të gjithë të paraburgosurit në vend, përfshi edhe gardianët që punojnë në kushte skandaloze.

Paraburgimi vlen vetëm në funksion të hetimit në raste ekstreme, kur është i domosdoshëm dhe për një kohë të kufizuar, por kurrë nuk mund të përdoret si instrument persekutimi njerëzor dhe politik, si dhe paracaktimi fajësie duke dhunuar procesin e rregullt ligjor dhe gjyqësor, parimin e prezumimit të pafajësisë dhe barazinë e palëve në proces.

Respektimi i Kushtetutës dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, i të drejtave themelore dhe dinjitetit njerëzor, i prezumimit të pafajësisë, i barazisë para ligjit dhe të palëve në proces, si dhe garantimi i transparencës para publikut nuk janë privilegje, por detyrime ligjore dhe standarde minimale të një shteti të së drejtës dhe demokratik.

Është e domosdoshme që institucionet përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme për zbatimin e rekomandimeve përgjithësuese të Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit për çdo person të privuar nga liria", shkruan Meta.

6 Komente

  1. k
    k

    Konventa Europiane eshte per Europianet jo per fshataret injorantë hajdutë mafjozë të korruptuar me 7% e gimit.Dorëzo gjënë e vjedhur popullit ,sa je akoma në kohë dhe ktheu ne skrapar te kullotësh dhitë.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lubi Malltezi

      Imagjino Vojo Kushin e Mic Sokolin te ankoheshin pse rrinin ulur ne karrige ne nje dhome me dritare te madhe xhami. Imagjino ndone cub shqiptar qe i bie me te fortit dhe e keput ne mes te ankohet pse rri ulur ne karrige ne nje dhome me dritare te madhe xhami. Asnje prej tyre nuk do e bente,por nje kokepalare e ben.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lugu gjat

        Ai xham po ne te vertete luks eshte. Ti dhe gjith zvaraniket qe keni c, qeverisur mbas 90 plumbin kokes meritoni. U shofte fara juaj

        Përgjigjjuni
        1. G
          G

          Tani këta politikanët hajdutë të parasë publike që janë në burg nuk po "sëmuren" papritur po po "denoncojnë" kushtet e "tmerrëshme" që gjendjes së burgjeve që kanë votuar vetë dhe futur njerëzit e zakonshëm këta 30 vitet e fundit

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pijanec

            Vojo Kushi , Aliente , Mic Sokoli, Populli 2 Pidhit kazma , lopata , cfurqe, Prerje kembesh duaresh, Rraketa Ruse te mali me gropa , Rraki koçimarre, I bie me te fortit bam bam bam , Te keput ne mes , Thoje Gimit ate 700 mijeshe e te tjera même........qe je débil kjo nuk diskutohet por me loqe kane qene ata qe te kane besuar poste te larta shteterore...sa turpe. Po te kishte fare pak seder ti rrugaç duhet te reflektoje dhe te kerkoje denimin e merituar.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Trapajani. Nga Çepani

              Po merak,do t'a bejme akoma më të mirë,me 8 yje

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje