Milaim Zeka: Rama më ka bërë ftesë për të qenë bashkëmoderator i emisionit të tij

4 Prill 2023, 19:36Politika TEMA

Milaim Zeka: Rama më ka bërë ftesë për të

Ashtu siç jemi njohur përmes rrjeteve të tyre sociale, Rama dhe Berisha kanë zgjedhur “podcast-in”, një mënyrë të re komunikimi për të qenë sa më pranë elektoratit. Analisti dhe gazetari i njohur nga Kosova, Milaim Zeka zbuloi në “Panorama TV” se ka marrë një ftesë nga kryeministri Rama për të qenë bashkëmoderator, por thotë se ende nuk i ka kthyer përgjigje.

Sipas Zekës është më mirë t’i shohim liderët nëpër stacionet e tyre të radiove sesa 24 orë nëpër televizione.

Zeka u shpreh se nuk do ta refuzonte edhe Berishën, nëse ai do t’i bënte një ftesë. Madje theksoi se me ish-kryeministrin do të shkonte më mirë.

Pyetje: Si e keni parë këtë gjë në prag të zgjedhjeve elektorale?

Milaim Zeka: Unë e kam një ofertë nga Rama për të qenë bashkëmoderator i atij emisioni në radio. Akoma nuk i kam kthyer përgjigje, në momentin që do ti them po ose jo do të prononcohem.

Rama po bën një lëvizje të jashtëzakonshëm. Më mirë ta shohim Edi Ramën në një stacion personal të radio që njerëzit zgjedhin nëse do ta dëgjojnë ose jo, sesa ta shohim Ramën, Berishën e Metë 24 orë në të gjitha stacionet televizive në Shqipëri dhe Kosovë.

Pyetje: Po nëse do keni një ftesë nga Berisha do ta pranoni atë?

Milaim Zeka: Po, pse jo. Me Berishën do të shkonim më mirë. Sepse Berisha  është me serioz dhe unë do ta balancoja  emisionin përmes humorit tim. Do dilte një emision më i fuqishëm! Batutat e mia me ato të Ramës mund të përplaseshin.

6 Komente

  1. M
    Milaimi meriton te jet ne ate Pozicion

    Rrespekt Milaim .Je nder Gazetaret e pakte Patriot dhe qe i flet pafiltra gjithkujt hapur Realitetit Shqiptare e atij Nderkombetare dhe kjo tregon se ke Personalitet si shqiptare e gazetare . Rrespekt e rrofsh

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      E themeloi edhe Rama kazanin e tij!

      Përgjigjjuni
      1. k
        kjo eshte kenge pa ze.

        sapa, shko mos gelltit ndonje gje dhe ti se ju jeni nga ata njerez , si lulja e diellit qe kthehet nga shkon dielli, ktheni bythen nga u kruajne me mire. Jeni rrace e çuditeshme ju banore te bigbrotherit shqiptar.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dani USA

        Milaim ne pergjthsi i kape gjerat mire por kur vien puna tek Sali Berisha e prishe inteligjencen tende akoma se ke kuptuar qe Salu eshte 100 here me tradhetar i kombit Shqiptar se sa Eset pash toptani ketu i humbet te gjitha piket Saliu eshte fatkeqsia e kombit mdas Esatit,Nexhmies me Ramizin.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bubuzhel Berati i punesuari i nongrates Berrishes

          Ky eshte kokrra e mashtruesit

          Përgjigjjuni
          1. A
            Alban Dega

            MILAIM ZEKA ESHTE PER SHITJE ! - Ne pritje te pruresit apo te Godose se rradhes - Eshte hajgarexhi i madh … por per nete te gjata dimri neper oda “fshatce” , sic thoshte shoku Ramiz - Tenderi eshte i hapur… Fiton ai qe ben oferten me mire .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje