Deputeti Erion Braçe ka reaguar ashpër për çmimet ‘stratosferike’ të fruta dhe perimeve në Tiranë. Në një reagim në rrjete sociale, teksa vë në dukje çmimet e larta, ai thotë se këto fruta dhe perime janë të stinës, që normalisht duhet të kishin çmime të drejta, ndërsa kërkon ndërhyrje emergjente kundër këtyre abuzimeve.
“Abuzimi me tarifa atje është skandaloz dhe rrit koston e çdo produkti; Hapjen e tregjeve publike për bujqit – jo tregtarët; Të shesin bujqit prodhimin e tyre pa kostot e ndërmjetësve abuzivë; Barazimin e TVSH-së së brendshme; në skemën aktuale produktet bëhen deri 20% më të shtrenjta kot; fiskalizim nga bujku te blerësi i fundit si për çdo produkt”, shkruan deputeti.
Një tjetër komponent që ai përmend është fokusi te prodhimi në fusha dhe jo sera. Vëmendje të shtuar deputeti kërkon edhe te ndryshimet klimatike, të cilat kanë goditur prodhimet bujqësore.
“Ne nuk po merremi me ndryshimin e klimës dhe përshtatjen dhe mbrojtjen e prodhimit me këto ndryshime. Duket bezdi e madhe të flasësh, madje ta kthejnë – janë punët e Zotit, dhe bezdia paguhet me çmimet e shtrenjta, të padrejta në treg”, ka shkruar deputeti.
Brace drejtoju te tuve, se duket sikur drejtohesh pa adrese! Cmimet jane stratosferike dhe askush nuk nderhyn. Qeveria duhet te nderhyje urgjentisht ne kete situate se njerezve i ka vajtur atje ku nuk mban me! Vertet jemi ne ekonomi tregu te lire, por jo liri pa asnje kontroll dhe kufi, pasi kete proces po e drejtojne oligarket e pangopur. Ndoshta duhen ndryshime ligjore dhe strukturore!
Me këtë ekonomi tregu të qelbur nuk fitojnë ata që lodhen duke prodhuar por fitojnë ata që shesin.Prodhuesit duhet ti shesin vetë prodhimet e tyre dhe jo mafiozët me shtetin mbi kokë.Prodhimet e stinës hidhen në plerat dhe tregu shet me çmime 4-5 herë më shtrenjt.Turp i madh që ndoth kjo rëmujë.Ata që shesin bllokojnë prodhuesit dhe shkatërojnë prodhimin.Të gjithë duan të pasurohen brënda ditës....Shteti duhet të marë masa të repta të punojnë të gjithë dhe të fitojnë të gjithë pak mbi kosto dhe jo çmime pa asnjë llogjikë....
Të gjitha këto që u thanë qëndrojnë, por një vëmëndje jo më pak nga rëndësia duhet ti kushtohet cilësisë së farave dhe studimit dhe përshtatjes së tyre në lidhje dhe me ndryshimin e klimës dhe kjo sa më shpejt e mundur.