Kryekomisioneri i KQZ, Ilirian Celibashi ka komentuar lidhur me situatën e krijuar për regjistrimin e PD në zgjedhjet vendore të 14 majit dhe akuzat që kanë shënjestuar atë lidhur me vendimmarrjet për këtë subjekt.
Celibashi refuzoi të komentonte mbi vendimin e KAS për të “rrëzuar” atë. Ai tha se respekton çdo vendimmarrje të institucioneve.
“Do duhet të pranojmë vendimmarrjet e instancave të fundit pavarësisht bindjeve tona ligjore me çështje të caktuara të ligjit. Edhe pse respektojmë plotësishtë atë vendimmarrje në cilësinë e komisionerit të KQZ, bindja ime për vendimmarrjen e marrë nga ana ime për atë çështje qëndron ajo sikurse është shprehur në vendimin tim”, tha Celibashi i ftuar në emision Quo Vadis në Vizion Plus.
Lidhur me akuzat nga PD zyrtare se vendimi i tij ishte politik, Celibashi deklaroi se të tilla deklarata ishin të pabazuara në fakte.
“Do të ishte mirë që ata t’ia kishin kursyer vetes këtë qasje ndaj vendimmarrjes së komisionerit shtetëror edhe kjo vlen për raste të ngjashme edhe për subjekte të tjerë, të cilët e shohin vendimmarrjen institucion të ndryshëm nga interesat e tyre politikë.
Mesa duket e kanë të vështirë të shkëputen nga gjithë kjo traditë jo e mirë e sjelljes së partive politike kundrejt institucioneve. Të dalësh e të thuash se ai vendim është bazuar në interesa politike pa dhënë asnjë argument dhe asnjë provë më duket pa sens dhe e pa sens për ta replikuar”, tha ai.
Ik ore bajge po ty te komandon gruaja me te vellan e saj.
Z.Bato, bajga eshte pak per nje njeri te felliqur dhe qe kerkon te bej qoka me pozicionin qe ka.
Natyrisht qe Celibashi do mbroje idene e tij, sepse fundja nuk ngarkohet me asnje pergjegjesi...Por u soll si kalama kur diku permendi dicka si - ata qe me votuan te mos mendojne se do ndikohesha prej tyre.