Si do të hyjë PD në zgjedhje? 3 skenarët e Alibeajt për "14 majin"

21 Mars 2023, 09:23Politika TEMA

Si do të hyjë PD në zgjedhje? 3 skenarët e Alibeajt për

Në një kohë që një pjesë e opozitës e ka nisur fushatën prej disa javësh, Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ende nuk ka përcaktuar mënyrën se si do të garojë në zgjedhjet e 14 majit.

Në mbledhjen e kësaj të hëne mes Grupit Parlamentar dhe Kryesisë së partisë u diskutua për tre variante. Një propozim ishte që PD të hyjë në zgjedhje në 61 bashki me kandidatë për kryetar dhe për këshillat bashkiak.

Opsioni i dytë është hyrja në zgjedhje vetëm për Këshillat Bashkiak, ndërsa, një ide miks e mbështetur nga disa prej të pranishmëve është një garim i pjesshëm në disa bashki për kryetar dhe në çdo bashki për këshillat bashkiak. 

I pyetur për to, Alibeaj mbajti këtë qëndrim.

“Diskutim ishte për emrat këshilltarët dhe kryetar bashkie. Ka një vendim të kryesisë me datën 2 dhe 4 nëntor të vitit të kaluar, do të marrim pjesë në zgjedhje. Procesi është një proces në vazhdim”, theksoi ai.

Edhe pse i qëndroi idesë që në 14 maj të mos ketë 2 kandidatë demokrat në garë, Alibeaj nuk ia kurseu përgjigjen Sali Berishës.

“Vegël mund të jetë kushdo, ai i cili mund t’i marrë demokratët e t’i çojë në një parti të majtë, një parti 1që në 2013 bashk2ëpunoi me Ramën për ta sjellë në pushtet. Koherenca në qëndrimet politike mund të jetë një nga virtytet që politika shqiptare mund të ketë”, tha Alibeaj.

14 Komente

  1. D
    Dardani i Ri

    O Shimpanze Alibeu, partinë demokratike e rrënoi kryekrimineli i kombit tonë, Sali Shpellar Berisha, jo Rama. Lufta e jote duhet të përqendrohet kundër Berishës, jo Ramës. Ti je njeriu kot, në politikë dhe jetën sociale.

    1. V
      Vranakonti

      Pirdh o Alibeu pirdh se te bene mire. O koke qyp! PD e shkaterroi Saliu, se Edi Rama po shikon punen e tij dhe nuK e ka mendjen te PD. Ju jini hunj gardhi bashk me doktor mortjen.

      1. O
        Organizata bazë PPSh

        Alibytha bëhet sekretar I Rilindjes për Radarët. Në vënd të Mrike Kodhelit.

        1. R
          RRahman Rrajca, deputet.

          Pasi u dhame Vulen e PD, u premtuam edhe komisioneret tua gjejme Ne nga PS, por....Alobea na ka vene ne hall se na kerkon tu gjejme edhe 61 Kandidate per ti vene nen ate Vulen qe u dhame...

          1. I
            Ish votuesi demokrat.

            Alibeaj zgjohuni nga gjumi. Ne rast se Saliu ju salmon me pa te drejte, ju sulmojeni me te drejte. Behuni te gjalle t'ju votojne njerezit. Une per vete kam ne plan te votoj per ju, pr jo po vazhduat ne kete menyre. Vija juaj politike duhet te jete euro-atlantizmi, keshtu qe qendrimi as Mish as peshk ndaj nongrates vetem sa ju penalizon. Ne 6 mars ju moret vota sa gjysma e foltores rezultat qe duhet t'ju inkurajoj si nje parti e re. Ne rang kombetar perkthehej ne 12% shume me teper se Ilir Meta me 4% ne fillim. Por sjellja juaj e pavendosur besoj se do tju a uli perqindjen. Zgjohuni, ju keni ne krah aleatet tone historike te cilet vonuan por ja corren masken Sali Skiles.

            1. B
              Bureto

              Siç edhe vetë jam një ish votues demokrat, solidarizohem me komentin inteligjent të "adashit' tim, @ish vitues demokrat. Në këtë gjëndje që është sot opozita në tërësi dhe ajo që përfaqësohet nga PD në veçanti, ngado që ta vërtitësh, në 14 maj ajo del e humbur. Ndaj në këto kushte ajo PD që ka mbetur, nga lufta e brendshme që zakonisht, por gabimisht, e quajnë "zyrtare", krahas fushatës për vete, duhet të tregojë një distancim pa mëdyshje dhe pa kompkejse nga tandemi i pështirë Berisha-Meta. E di që do t'i akuzojnë për bashkëpunim ne Ramën, po pikërisht kësaj nuk duhet t'i tremben, pra dhe nuk duhet të kompkeksohen. Është lojë e dëshpruar e tyre. E sigurt është që nëse PD i trajton njëlloj të dy palët si dyshen Berisha-Meta si Ramë , si kundërshtarë të tyre, të jenë të sigurtë që do marrin në shumicë votat e elektoratit gri, që njëlloj nuk duan as Ramën, por po aq në mos më shumë pikërisht atë dyshe që urrehet nga shumica e shqiptarëve. Duke u sjellë kështu, as mish e as peshk, me drojën se humbadin votat e militantëve dhe mintigashëve të Salehut, gabojnë rëndë. Si me e votat e tyre, si pa to, të humbur janë, ama në këtë mënyrë, duke treguar se janë ndryshe, do rritin aksionet e tyre politike për zgjedhjet a ardhshme parlamentare, nëse do duan atëhere të vijnë në pushtet. Politika, veç të tjerave, kërkon edhe ca vendosmëri, pavarësisht disa kostove afatshkurtëra. E ardhmja ka më shumë rëndësi. Dhe e ajo e PD-së, pa berishizmin do jetë e sigurt. Bindeni elektoratin për këtë, por duke vënë gishtin fort në plagë, duke u thënë shqiptarëve se për ta, Berisha dhe berishizmi është e keqja më e madhe e tyre. Jo se nuk e dinë, por kjo e thënë nga ju, jo vetëm do ju rritë kredencialet, por do t'u ndriçojë dhe mendjet e ndjeksave të tij, që të arrijnë të kuptojnë dhe ata se me "non grata"-n nuk kanë të ardhme.

            2. g
              grida

              O nipi i kryekriminelt Isa Toska. Kur Meta bashkepunoi me qeverine tuaj ishte i mire, ndersa kur bashkepunoi me Ramen u be i keq. Me trapa si ty nuk ka kurre te ardhme PD.

              1. G
                Gallate

                Alibeu mori - KRYETARLLIKUN me vendim GJYKATE -VULEN me vendim GjYKATE. - TE DREJTEN per te emeruar kandidatet me VENDIM GJYKATE . I gjori u mesua keq , qe tja jape GJYKATA e Rames te gjitha ne tavoline . Tani kerkon qe GJYKATA TI JAPE EDHE KANDIDATET ! Ka bere ankese qe kandidatet e PD se se Berishes te mos regjistrohen qe ti detyroje te FALEN te ALIBEU! Epo kshtu eshte kur mesohesh keq!

                1. F
                  FCB

                  Ketij pederasti vetem nje skenar i bo dermon , te boje sikur eshte smune .

                  1. K
                    Koli

                    Burri me i pafytyre qe ka pare historia e politikes shqiptare. I mori emrin, i mori vulen i mori parate PD-se dhe tani u thote: me jepni dhe anetaret se une Bejko idiotin dhe Gaz dylberin kam vetem.

                    1. i
                      i drejti

                      deri tani kam kujtuar se bente si kar sepse donte te bente nje dor lek po ky qenka kar komplet po ik o kar edhe kandidatet i do me gjykat bole

                      1. i
                        i drejti

                        basha alibeja bardhi qe kerkojn kandidat gratis do njihen ne histori si mjeshtera per blindimin e godinave dhe do perfundojn shum shpejt ne koshin e plehrave.

                        1. D
                          Dani USA

                          Po ca flisni po dinte te bente politik qe te bente per vete popullin balli kombetar dhe te punonte per popullin jo keshtu eshte dhe Alibasha per te ngrene pula po se nga behen pulat alibashet kujtoin se bien nga qielli dhe alibashet te flene per shtat pal qeife.

                          1. a
                            arqile

                            Turp i madh fajin gjthnje e gjejne tek Rama .Gomari i madh mrimibeli sali nuk paska asnje faj .Po si mo besoni keto budallalleqe sali krimineli e ariti qellimin ka dhume.vite qe duhej re ishte ne burg por jo po shpeton efhe djalin dhe familjen Turp me i madh Amerikanet miqte tane me te madhenj d shpallin krimibel hajdut zhkateruaes te demokracisr ne Shqjperi nxihmes kriminelet tane e duan prape ne krye salen se me ate shkateruan pasurine kombetare .

                            Lini një Përgjigje