Para në këmbim të votave, ish-kandidati i LSI për deputet dënohet me një vit burg

16 Shtator 2022, 10:46Politika TEMA

Para në këmbim të votave, ish-kandidati i LSI për deputet

GJKKO ka dhënë dënimin me 1 vit burg për kandidatin e LSI-së në zgjedhjet e 25-prillit, Etjon Joka, i cili akuzohet se dha para për të blerë vota për forcën politike që përfaqësonte.

Ndërkohë me 1 vit burg është dënuar edhe Edison Babo, militant i LSI-së, i cili doli në përgjime se mori para nga kandidati i LSI, Etjon Joka për votat.

Edison Babo u gjykua për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, dhe Etjon Joka, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Kandidat i LSI, i renditur i 12 në listën e Tiranës, Etion Joka doli nga përgjimet teksa diskutonte me qytetarin dhe kuptohej se ky i fundit kishte siguruar rreth 100 vota, ndërsa nusja e tij që kuptohet se punon në call center i ka siguruar 12 vota.

Qytetari: Edhe nusja i ka gjetur 12 veta te call centeri. Rrofsh o vëlla shumë faleminderit.

Etion Joka: Çfarë faleminderit thua o vëlla unë nuk po të bëj nder. Edhe sa bëhen në total?

Qytetari: Besoj se te 100 bëhen!

2 Komente

  1. S
    Sam

    Po me ate “termetin” ne Diberr ku dolen peshq te medhnj, cfare u be o drejtesia me regji? Apo atje ska problem, sjane te LSI . Jane te komandantit…

    Përgjigjjuni
    1. C
      Cudia

      Do presin dorën tani këtij... sa gjynah.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje