Katër kallëzimet në SPAK, nuk e shpëtojnë dot Ilir Metën nga burgu!

16 Shtator 2022, 09:31Politika TEMA

Katër kallëzimet në SPAK, nuk e shpëtojnë dot Ilir

Numri i padive të dorëzuara në SPAK kundër Ilir Metës ka arritur në katër, ku tre janë dorëzuar në muajt e fundit dhe njëra është e mbartur që nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda.

E përbashkëta e të gjitha padive është korrupsioni. Çështja e parë është afera CEZ-DIA, ku Meta është paditur bashkë me Sali Berishën. Kjo është e vetmja dosje që i bën bashkë dhe që konsiderohet si dosja më e nxehtë e Prokurorisë së Posaçme.

Padia u bë në 2017-n nga juristi Romeo Kara. Që ka pasur skandale me aferën CEZ-DIA kjo është konfirmuar dhe nga Gjykata e Tiranës, sepse kreu i DIA u dënua me burg, por asnjë politikan nuk përfundoi para drejtësisë.

Në atë kohë u ngritën dy padi, një për privatizimin e OSSH nga CEZ dhe një për paktin CEZ-DIA për borxhet e prapambetura. Dosja e privatizimit u pushua nga prokurori, ndërsa e mira e dosjes CEZ-DIA është se ndodhet në arkivën e SPAK dhe nuk i dihet se çfarë do të ndodhë.

Në atë kohë ERE uli çmimin e energjisë për kompaninë çeke, CEZ. Kjo fundit ja u shiste qytetarëve më shtrenjtë dhe fitonte miliona. Sipas Karajt, nga ky favor u kërkuan 10 milionë euro. Ai ka përmendur dhe një valixhe me para.

“Elvis Mataj më ka pohuar në mënyrë të përsëritur, mua personalisht se: Kastriot Ismailaj i ka çuar në shtëpi Ilir Metës, në një çantë ngjyrë kafe, që i përkiste Elvis Matës, rreth 200 milionë lek të vjetra. Kjo gjë ka ndodhur, sipas Elvisit në fund të vitit 2010, ose në fillim të vitit 2011. Më shumë ka mundësi ne fillim te vitit 2011”, thuhet në dosje.

Në qershor të këtij viti, ish-deputeti Halit Valteri depozitoi në SPAK një kallëzim penal për Ilir Metën, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe ish-deputetin Vangjel Tavon. Ai i akuzon ata për korrupsion aktiv dhe pasiv në sektorin privat, për fshehje të pasurisë, mospagim të taksave dhe tatimeve dhe shpërdorim detyre.

Valteri thekson se disponon të dhëna që ngrenë dyshime për konsumimin e këtyre veprave penale. Duke cituar artikuj të publikuar në median austriake, Kronen Zeitung, duke iu referuar kontratave të lobimit në SHBA që i paraprinë fushatës zgjedhore të vitit 2017, për të cilat thotë se nuk janë deklaruar nga LSI dhe që janë financuar përmes kompanive offshore. SPAK ka nisur hetimet në lidhje me këtë kallëzim.

Në një kallëzim të dytë, Valteri rendit të gjithë bashkëpunëtorët e ngushtë të familjes së Ilir Metës, përmes të cilëve dyshohet se ish-Presidenti ka pastruar miliona lek para korrupsioni.

“Petrit Vasili dhe Edmond Panariti, dhe çifti Meta Kryemadhi, për skemën e lobimit, është Elona Guri, Muharrem Berisha biznesmen, kanë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrën dhe fshehje të të ardhurave”, thuhet në kallëzim.

Kallëzimi penal nga Valteri ishte pas investigimit të gazetës austriake, “Kronen Zeitung”, e cila akuzoi se Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie , që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump.

Padia e fundit është dorëzuar nga Avokati Idajet Beqiri. Ky i fundit ka depozituar këtë të enjte në SPAK dosjen me pretendimin e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Sipas avokatit, anëtarët e familjes Meta kanë marrë një sërë trajtimesh estetike në një klinikë në San Marino, shumë të kushtueshme. Po sipas tij, vetëm një nga ndërhyrjet estetike të Monika Kryemadhit ka kushtuar mbi 280 000 euro dhe është paguar nga një llogari bankare “offshore” në Qipro.

Të gjithë këto kallëzimi kanë të përbashkët akuzën e korrupsionit, që i ushtruar nga zyrtarët e lartë ligji parashikon ndëshkimin me disa vite burg. A do të përfundojë Meta pas hekurave? Me katër dosje në Prokurori, vështirë të thuhet jo.(Voxnews.al) 

29 Komente

  1. a
    aris

    mezi po presim momentin qe familjen Meta do e shikojm prapa hekurave

    1. r
      redi

      kater kallezime jane pak ai ka ber gjith ato krime uroj qe spaku ti jap ndeshkimin e duhur

      1. M
        Mero

        Mero, po mos na ofendo inteligjencen. Se ti dhe vete je cun i shkathet. Te kto lloj artikujsh nuk e ve emrin se nuk i beson as vete

        1. D
          Dakord

          edhe shume inteligjent nuk je ti pra se artikulli ka emer Voxnews po duket qarte qe ke lexuar vetem titullin se helbete paguhesh per te lexuar titujt e te gjitha gazetave e keto jane shume e zotrote ske kohe. Keshtu si ti jane perkrahesit e tyre, jo vetem jo inteligjente por tamam debile.

        2. A
          Alban

          Opa e hengri edhe trimi

          1. M
            Marius

            Ai 7% do te shkoje 700% kur te futesh ne burg or kriminel

            1. b
              ben

              7%? Per aq para nuk e ul veten Like Floriri. Pazari eshte ngritur ne te pakten 15%.

            2. H
              Halit Valterin do ta votoja perjetesisht

              Rrespekt per kte Deputet i vetmi ne ate Parlament qe ben detyren e vertete perball vendin e popullit te tij . Edhe dje ne Opinion u pa qart qendrimi i tij prej nji Politikani te se Ardhmes i cili nderon Politiken e zhytur ne Halen e Maskarenjeve . - Te shikoje Opinionin mbrem ishte nji cfarqje e Ndrye e surratrrockes Fevzi i cili si gjithmone ka qen e eshte ne krah te Krimit Politike ,duke krijuar ne cdo rast ,nji klime AntiDrejtesi ,ku shumica e te ftuarve , si nga dallkauku Avokat i Djallit qe fliste brockulla te fryra si nji halabak rrugesh , apo artan turi pidhi me syze , qe nuk kurseu te akuzonte Drejtesine se po sulmon e urdheruar Familjen e Mbretit te Korrursionit ilir metaJ ,spiunin komandant te Lirise Hajnis , ku nji gazetare qurrashe perdridhej si ato pulat qe kan kaposhin lart , ku te gjithe maskarenjet sulmonin Halitin sepse Denoncoj dhe gjate gjithe kohes benin aludime idiote mbi Faturen Bankare duke u munduar ta "pergenjeshtrojne" ne menyren e vet prej te pafytyresh si plehra e injorante ,, i vetmi qe mundet ti thuaje vertet Rrespekt qe mbajti nji qendrim Korrekt qe deri me sot s'e kishim pare , ishte Preci ,i cili me ne fund tregoj se me shume se afafert e maskarada e PD e LSI Opozites dhe plehrave xhambazeve politike qe e drejtojne ate , i intereson Drejtesia dhe mbarevajtja e Shqiperise . Flm Prec shqiptari per kthimin tend ne Atdhe

              1. R
                Ramizi

                Mezi po presim momentin kur te hyje rama. Pastaj te terheqe kemben zvarre per te tjeret

                1. s
                  shqip

                  Ramizi-Rama, po qe se ka bere korrupsion me siguri qe do shkoje atje ku thoni juve, por kemben zvarre duhet ta terheqe Salihu me Liken. Ata jane kampionet e korrupsionit. Kete gje e dine edhe kalamajte ne Shqiperi. Si ka mundesi qe se ditka zotrote?

                2. S
                  Spak

                  Arrestimet duhet te behen duke nisur nga kush vjedh me shume. Duke patur parasysh qe rama 11 vjet kryetar bashkie dhe tani 10 vjet kryeminister. Llogarit vete me ke duhet ta nise SPAK

                  1. G
                    Genta gjalpi

                    E di sa kallzime ka ne spak per ramen. Per gjiknurin per ahmetaj etj etj. Nja 35 Daleni se ka rradhe. Check up mjeksor 400 milion euro. Unaza e madhe 35 mikion euro. Inceneratoret 700 milion euro. Ju doni meten ne burg per aferen 700 mije euro. Do duroni se ka prioritete puna. Hajduti i madh para te voglit

                    1. H
                      Hasoni

                      Asgjë nuk dot të ndodhë jemi ne arnautistan keta kane 30 vjet të tallin trapin me shqiptarët Të gjithë majtas djathtas vetem ju të sufllaqeve besoni kto prralla

                      1. V
                        Vasili Haxhinasto jane Dy Bashkpunetoret e metaJ

                        Te Dy ,kan Firmosur kontrata ne shuma marramendese me Lobyste Amerikane , qe d'o sillnin ne Pushtet Banden e Ali Babes . Perse nuk arrestohen Vasili dhe Haxhinasto ? Ne tunelin e Elbasanit ne bahskpunim me Firmen FantazemGreke i zhvaten Shtetit Shqiptare e Taksapaguesit shqiptare 42 Miljon €uro dhe tyneli s'u perfundua . Si mundet te rri e bej Sehir Spak per kto Vjedhje Gjigande e kaq hapur ? Po Prokuroria e Pergjitheshme mbasi stabilizoj Lallaen nr 1 ne Milano ,e siguroj qe mos te kryej Denimin qer i dha gjasme vet , ku ha ? Kujt i sherben kjo Bordello Drejtesi ? Krimit te Organizuar Politike bandes se Lalzit apo Shtetit Shqiptare ? - Ky shtet e popull po jeton ne Kaos e anrshi ,pikerishte se Bordellua Drejtesi _nuk ka ber asnjiher ate per te cilen paguhet si Institucion duke rreezikuar ne cdo rast Destabilizimin e vendit . _____________Perse nuk flasin Pushtat Qeverritare per kto Afera Korrurptive ne kampin e LSI-se qe i shpartalluan Miljarda Shtetit ? Jane vete te Korruptuar e kane frik ? Cfar eshte duhet te dali ne Ekrane te gjithe Shkerdhatat qe kane Vjedhur Shtetin Shqiptare boll Heshtet kurva Deputete ))))))))))))

                        1. Çekiçi

                          Burg te perjetshem per Ilirin Monen Salen dhe Shkelzenin Shqiperija do frymoj lirshem

                          1. K
                            Klajdi

                            Te erdhi fundi o like te erdhido paguah rend per gabimet e tua

                            1. T
                              Titi

                              Lereni e ca koh liken jasht te shijoj bukurinn natyrale te mones hahahaha

                              1. t
                                taulant

                                opaaa e hengri dhe iliri , po partine do e marri me vete se gjithe kriminela i ka apo vetem si fillim

                                1. e
                                  ermiri

                                  Kur pra se po mbahen ne burg njerez per nje cigare hashash...

                                  1. f
                                    flamur

                                    Kater jane pak ne fakt se kushedi sa e sa akuza ka oho

                                    1. j
                                      jona

                                      kot nuk i thon fallxhore a magjistare ksaj

                                      1. B
                                        Berti

                                        Do hyje qe cke me te se i jane bere pale dosjet

                                        1. A
                                          Alba

                                          Ta fusin sa me shpejte spiunin e sigurimit

                                          1. C
                                            Cfurkun ne bithe Baftjar

                                            muti ne hale

                                            1. B
                                              BENI-VENEZIA

                                              Ktu spo merret vesht se cbehet,spak po ben sikur po e heton,me akuza; Ky gamarin ish president thote se une as se di se cesht vjedhja,JAM BORE E BARDHE,ky mire se ka vjedh,po po merr dhe krejt njerzit ne xhiro . Ne shqiperi ka vec nje alternative: SPAK DUHET TE PLOTESOJE LISTEN E POLITIKANEVE QE NGA VITI 1990 E DERI NE VITIN 2022,TE PRESE FLETE ARRESTET PER TE GJITHE,TI FUSE NE BURG PASTAJ TE FILLOJ GJYKIMI NJE E NGA NJE,KUSH ESHTE I PAFAJSHEM TE DALE,KUSH KA VJEDH E BA KRIME TE OYESIN THACIN E VESELIN NE HAGE SE SI CMSON KUR SHKEL LIGJIN. Hajt ja kalofshi mire e te fala nga Italia.

                                              1. H
                                                Hajduti

                                                Sa me shpejte ne burge per kete hajdut

                                                1. G
                                                  Gan

                                                  Kete ta kalbin ne burge se aq shume deme i ka bere ksaj shqiperis

                                                  1. A
                                                    Arjan

                                                    Po deri tani si ka shpetuar ka bere tgjith te zezat e botes dhe prap eshte i lire

                                                    1. A
                                                      Arnold

                                                      Jo kallezimet ne spak po as jezusi se shpeton dot kete plehre

                                                      Lini një Përgjigje