Lorenc Vangjeli: 500 mijë euro politikanët i gjejnë me një sms

16 Shtator 2022, 09:25Politika TEMA

Lorenc Vangjeli: 500 mijë euro politikanët i gjejnë me një

Në emisionin "Të Paekspozuarit" është diskutuar për akuzat ndaj Lulzim Bashës, se PD u financua me para ruse në vitin 2017. 

Sipas Vangjelit, Basha në këtë rast është "fatëkeq". 

"Ky është rasti klasik që i marri e gjen vetë mënyrën si të pengohet.

Zoti Basha ishte në momentin kur as lëshonte dhe as shtrëngonte, nuk kishte vendosur a do të hynte në zgjedhje. Pati dy udhëtime në Washington, në njërin bëri fotografi me Trump. Për këtë kishte paguar. 

Ka të dhëna që shifra shkon deri në një milion. Nga të cilat vetëm 25 mijë dollarë janë çuar në rrugë të ligjshme.

Nëse do të kishim mundësi do ti çonin direkt nga një bankë në Tiranë, në llogarinë e zotit Muzin.

Në letra PD, e varur nga grantet që jep shteti dhe kuotat e anëtërësisë është e varfër. Partitë këtu janë fakire fare. Por në të vërtetë janë subjekte luksi, partitë dhe politikanët.

500 mijë dollarë apo 1 milionë dollarë, nuk kushtojnë më shumë se një mesazh në celular, për një politikan si Basha, që ishte kandidati për kryeministër. 500 mijë dollarë është shumë e madhe në SHBA, në Londër, etj.

Në Shqipëri qeshin, është shumë e thjeshtë.

I vetmi problem i Bashës, nuk ishte të gjente para por si ti dërgonte.

Këtu fati ndëshkon të dobëtin", tha Vangjeli. 

1 Komente

  1. A
    A mbani mend fjalen e Eduart Shalcit?

    Apsulitish jame dakort me, Lorencin! Problemi Ka qëne dhe ështe për të gjith politikanet shqip foles, se si të vjedhin më bukure dhe pa ra komplet në sye si do mose nga Amerkanet dhe Evropjanet se për delet si puna e jone në Shqiprie nuke e ka fare problem se pse ne jemi me mentalitet lindore Turke Otomane dhe shumica jemi Turqe dhe duke qëne Turqe jemi njerze të dores dyte ose të tret . Por shumicen e rasteve keta faqe Zi kane dalure hapur fare edhe para parnerve nderkomtare. A e mbani mend fjalen e Eduart Shalcit, ne nuke do vjedhim si këta. Por Edhe Edi Rame Turke Erdogani dhe hajdutrit e ti dolen sheshit si të Saliut dhe Likes.

    Lini një Përgjigje