
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga Ilir Meta, për pushimin e çështjes lidhur me një kallëzim të tij kundër ish-kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte pushuar çështjen, por Meta e dërgoi atë në Gjykatën e Lartë, për të ndryshuar vendimin.
Përplasja e fortë publike mes Metës dhe Dvoranit, që shkoi deri në dyert e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, lindi për shkak të interpretimeve të ndryshme të Kushtetutës nga ish-presidenti dhe KED, përgjatë procesit të zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Kushtetueses.
Meta e kishte kallëzuar Dvoranin për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “përvetësimit të titullit apo detyrës shtetërore”.
Hetimi i nisur ndaj Dvoranit pas kallëzimit të Metës u pushua nga Gjykata e Posaçme në nëntor të vitit të kaluar me kërkesë të SPAK, që nuk gjeti elementë të veprës penale në veprimet e Dvoranit. Vendimi u la i pandryshuar nga Apeli i Posaçëm në janar 2022.
Në kallëzimin e tij, Meta pretendonte se Dvorani kishte shkelur ligjin, duke i dërguar jo me radhë, por njëkohësisht listat e kandidatëve për Kushtetuesen në Presidencë dhe në Kuvend.
Po sipas tij, Dvorani dhe disa zyrtarë të tjerë, në kundërshtim me ligjin, kishin botuar në fletore zyrtare një prej listave dhe se nuk kishin publikuar disa procesverbale mbledhjesh të KED.
Dvorani ky jurist i nderuar duhet te vihet ne krye te SPAK-ut si nje njeri me integritet te larte dhe koherent ne detyren qe ka sot ky organ per te kthyer sadopak drejtesi ne kete vend.Ina Rama duhet te kthehet ne Prekurore te Pergjitheshme duke vene ne vend nderin e mekembur te ketij institucioni !Vetem ne kete menyre e me keto emra mund te shpresohet per drejtesi ne kete vend.Nryshe do te vazhdoje shkaterimi i saj nen moton "Hiqja Lenes dhe veja Prenes".
Nuk është mendim i keq ai i komentusit
Dvorani eshte gjyqtar i nivelit te larte nuk duhet marre fare per baze mendja e krimbur e like floririt .Xhanem likja nuk ja do te miren vendit e pame punen e bukur te tij hajduterine e tij.Lere like drejtesine te beje punen e vet me gjyqtaret e nderuar si Dvorani.