
Nga Ylli Pata
Ka që prej të enjtes së shkuar e duket se ka një atmosferë mejhane lagjeje në panelet televizive. Njëri kërcënon gjyqtarët e Apelit se pas 14 majit do t’i zënë me dru, tjetri thotë që Enkelejd Alibeajn ta marrin e ta hedhin në ndonjë kanal, siç hodhën horrat e importuar në Bulqizë në zgjedhjet e 26 majit 1996, Muharrem Kolën, kryetarin e Partisë Socialiste të degës pasi e rrahën për vdekje. Ca të tjerë flasin për hunj, sëpata e shkopinj bejsbolli.
Ore çfarë kanë? Pse sillen si njëri që drejtonte shtetin e fliste si në over doze me të “bekuarën” ball kazani të Skraparit para zgjedhjeve të 25 prillit 2021? Vërtetë janë aq të mërzitur nga ai vendimi i Apelit?
Natyrisht që jo! E gjitha është një teatër, madje estradë nga ajo e Ballshit, me 10 këngë e asnjë skeç. Bërtasin me një komandë të qartë, por me një logjikë që nuk qëndron në këmbë dhe është krejt e çartur pa asnjë shpjegim. Megjithatë janë reagime që vijnë nga zori, nga rrugët e pakta që i kanë mbetur foltores dhe aleatit të tij të vetëm Ilir Metës për të vepruar, në një kohë jo të gjatë deri më 14 maj.
Po natyrshëm pyetja shtrohet? A s’kuptojnë këta që po e faktorizojnë aq shumë Enkelejd Alibeajn duke e sulmuar, që sikur ky i fundit të lëvizë pak këmbë e duar mund të arrijë të fuqizohet sa më shumë?
Situata duket pak më e komplikuar. E gjithë kjo klimë toksike, e vrazhdë e pakuptimtë sulmesh ndaj personit që ka drejtimin e Partisë Demokratike, ka natyrisht një prapaskenë që shpjegohet, e precedentin e ka më 6 mars të vitit të shkuar.
Të ndalojnë sa më shumë votues të opozitës që të dalin në zgjedhjet lokale të 14 majit, të cilat në të gjithë treguesit e tyre duken një katastrofë si për Sali Berishën, ashtu edhe për Ilir Metën. Duke nisur nga Shkodra, ku një vit më parë u përdor një skemë, e cila siç po duken bathët, nuk ishte gjë tjetër veç një grackë e ngritur nga mazhoranca për ta marrë Shkodrën në zgjedhjet e këtij viti.
Sot, foltorja nuk e ka të sigurtë skemën e Bardh Spahisë që në 2022 arriti të marrë Shkodrën falë mbështetjes së Agron Çelës, i cili sot ka kaluar me mazhorancën. Por gjithsesi, gara reale do të jetë si më 6 mars, ajo ndërmjet Partisë Demokratike dhe “Shtëpisë së Lirisë numër 2”. Garë që vjen e ridimenisionuar politikisht, e më e fortë psikologjikisht. Sidomos baza e PD-së, e cila u poshtërua në zgjedhjet e 6 marsit nga kryetari historik i cili doli kundër partisë që ka drejtuar për 30 vjet ka një motivacion për t’i treguar në terren foltores se kush i ka numrat në territor.
Çfarë nuk kanë thënë këto ditë: madje kanë akuzuar PD-në se ka qenë aleate me Edi Ramën në zgjedhje lokale, duke sjellë shembull edhe Durrësin apo Shkodrën. Por të gjithë e dinë se kanë qenë pikërisht kandidatët e Foltores që ishin miqësor me njerëzit e fortë të mazhorancës në territor. Duke nisur nga Durrësi dhe Shkodra, ku ambjentet e Vangjush Dakos e Tom Doshit nuk ishin fare antagonistë, përkundrazi me kandidatët e foltores.
Ndërkaq, nga ana tjetër nuk se pala e Alibeajt ka bërë ndonjë organizim apo strategji të qartë fushate. Megjithatë, ajo që duket është se më 14 maj do të duket sa është shtrirja në territor dy pjesëve të opozitës. Berisha, duket qartë se ka frikë se do të dalë bllof ndaj është strehuar në parti të tjera dhe mjedise ekstrapolitike.
Siç është strehimi tek Omonia në Himarë me Fred Belerin, ngaqë nuk ka takat Foltorja në territor. Siç ka kandiduar ish-drejtuesin e policisë në Kamëz, duke shmangur Xhelal Mziun, ngaqë nuk ka besim tek ai.
Gjasat janë realisht për një përplasje më të qartë politike mes alancës Berisha-Meta-Dule dhe pjesës tjetër të PD-së, ku realisht beteja do të bëhet nga njerëzit e territorit, e pikërisht kjo betejë ka rëndësi të madhe për vijimin apo jo të tranzicionit shqiptar.
Fitorja e “detyruar” e PS-së në shumicën e bashkive, nuk se do të ketë peshë politike për opozitën më shumë se për mazhorancën, pasi e rëndon peshën e saj në zgjedhjet parlamentare, ndërkohë që një opozitë freskët mund të avancojë fuqishëm krahas një burokracie të lodhur.
Pikërish kjo betejë politike mes opozitës në kutitë e votimit, që nuk se është e pjesshme porn ë të gjithë territorin, është realisht zhvillimi më i rëndësishëm i 14 majit. E këtë e di mirë Berisha, ndaj do të rrisë egërsinë e njerëzve “të dehur” që do të thërrasin për hedhje në kanal apo edhe vrasje. Duan thjeshtë të trembin sa më shumë votues opozitarë…
Te gjithe keta qe lehin ne kazanet e mbremjes nisur nga nipi Hysniut djali Todi Lubonjes Xeni Saliut i Qimi Pekes Babaramo Fevziu Shkullakue shume e shume te tjere jane zagare qe vetem lehin . E verteta eshte qe Basha ka jetuar nen hijen e Berrishes dhe Alibeu jetone nen hijen e Bashes dmth jane kot si edhe zagaret e mbremjes ai qe vendose eshte elektorati dhe elektorati nuk do mari mendimin e Bushatit me com elektorati nuk do as saliun as bashen as meten metaj e as alibeun te gjithe duhet te ikin
Mirë thua ti,zagarë janë të gjithë, po bushtra është Saliu . Ai është e keqja e madhe, prandaj duhet larguar i pari. Sa për PD kam mendimin që pas 2021 pushoi së qeni parti politike
Fuck shpellarit!
Eshte e vertete ne Shkoder PSD votoi per Spahine
O ti mender "Yll" qe menderose tek Tema e Bezes, Pata Yllkè te vençin qafen e patokut se ndoshta pushone se beri zhurem
Ja t'a them unë pse janë çmëndur. Janë çmëndur për faktin se vdekjen e dinin, por që PD të binte në dorë të një antikomunisti siç është Alibeaj, këtë se kishin imagjinuar kurrë. Kjo është shmangie nga amaneti, shoku Ramiz i mësoi se si të krijonin dy parti që të bënin sikur ishin demokratike, komunistët më konseguent (dmth, ata më të ligjtë) të zhvasnin çdo pronë dhe pasuri të këtij vëndi, dhe t'a alternonin qënien në pushtet midis njëra tjetrës, por vetëm me kushtin që brënda tyre të mos kishte asnjë nga bijtë e asaj shtrese të cilën përmbysën në 44-trën. Dhe t'a mendosh sa konseguent janë në këtë pikë edhe pas gati 80 vjetësh kjo është të luash nga mënt. Gjithçka që Berisha, Meta, Rama e kompani bëjnë është produkt i shpirtit të tyre katranë, buron nga një llavë urrejtje e paimagjinueshme për këdo që nuk është i njëjtë me t'a.
Evisa, pothuajse jam dakord me komentin tënd përveç një pike: cila ishte shtresa që u përmbys në 1944? Ajo që u bashkua me fashizmin kundër SHBA, Britanisë dhe vendeve që derdhën gjak për liri në luftën e dytë botërore???? Cila ishte shtresa që u përmbys në 1944? Qeveria kuislinge? Shqipëria moj zonjë ishte në anën e duhur të historisë së njerëzimit deri në 1946. Ky Alibeaj do ishte votuar masivisht nëse nuk do kishte prekur tamam këtë çështje si puna jote tani.
Cfar Jane keto lajthitje qe shkruan o Gazetar injorante,kush ka kohe te lire te merret meAlibashe Beun,Po C’thua o diteziu ti C’thua.
Kërcënimi, mashtrimi, urrejtja, dhuna, presioni i rrugës kjo është oferta që u bëhet zgjedhësve nga opozita. Dhe çfarë të bëjë votuesi i pavendosur do votojë atë që ka siguri e normalitet.
Po perse cuditeni ??? Ajo eshte parti e rrugacerise. Fryma e rrugacerise ne ate parti eshte futur nga pronari i saj Sali Ram Sheqere Berisha i cili dhe ne moshe te pleqerise shan, kercenon, i ve epitete kundershtareve, i futet ne dhomen e gjumit njerezve dhe ulerin papushim. Taman komunist i koheve moderne !
Popull surreal ,drejtuar nga bjeri ti bimë ,Figura më abstrakte simbol i shkazërrimit dhe injorancës Salë Byri sha .Një analizë perfekte .Të lumte dora e mëndja .
Kanosie apo kercenim me vdekje mes shurrsave arabe m'Albanistan jane thjesht DNA apo"kultura" e muslimon brother's...... gezuar ramazonin!
Replik me ty ....nese gervish sadopak nje myslimon Mos fol per Myslimanet e mos i perzje ne politik me gjuhen qe perdore per te lepire Halen e shpise tate,
Kush kercenon me vdekje Alinbeajn?Perse shpifni dhe hidhni balte mbi nje shumice qe ka te drejten e Zotit te fituar me vote?!
Fredi, tv e shumicës së pakicës ka kërcënuar me jetë gjyqtarët e apelit dhe alibeaj.
Ketij nuk i intereson fitorja e Pd-se sepse kete mision ka mare, njelloj si ish shefi i tij mister buzeqeshja Basha. Le te provohet me kandidatet e tij dhe do shikoj qe nuk mer as nje perqind. Atehere duhet te dale nga politika si i shitur dhe te shikoj punen e tij dhe te mos tallet me hallete demokrateve.
Dua dhe kërcënojnë me vdekje, sepse kjo ësh në karakterin që i ka karakterizuar gjith jetën e tyre. Këta janë mësuar me gjak njeriu, atje ku ka dhimbje është dora e këtyre pseudo njerëz pastaj politileshë. Motivi tyre si politileshë, është rrënjosur se ; vetëm në politikë dhe si politikan, mund të bësh vila 700 000€, si muli që s’di të flasi, ku do përkthyes shqip-shqip, por që administron pasuri që dhe këtij me siguri, ja ka lënë i jati me 7001. Këto janë plera që nuk ciklohen, janë toksikë ku toksitojnë e helmojnë njerlz dhe ambjente ku shkelin e qëndrojnë. Ti thuash veh’tes demokrat, dhe të paragjykosh një të ri, që akoma nuk di projektet e kryetarit të ri, ku s’ka qënë as komunist, s’ka dyshime se ka vrarë njerëz, s’ka vila 700 000€, e megjithatë, janë me mentalitwtin e kryetarit që erdhi nga stazhi ku jetoj e punoj për diktatorin hoxha, e jalçinoi dhe tregoi, se ai shtyp e vret, këdo që i del kundra.
U moret shume me gjyqin e 3 marsit po ndonje nga keta qe shajne lart e poshte si tos libonja andi e armandi etj perse nuk intresohen ndonje here e te bejne pyetje or ti mik deri ku ka shkuar ceshtja e gjyqit te Parisit apo nuk e kafshojne dot doren qe ju ka dhene dhe po u jep buke.Kujdes se gjithe ky kor i sponsorizuar ka qellim tjeter se nuk ta jep kaq kollaj parane kush e more do ti vish pas avazit te tije.Kujdes.
Ky Alibeu ngjanë më shumë me një shimpanze se me njeriun. Bota e tij e brëndshme dhe pamja e jashtme e tregojnë një idiot komplet.
Palo gazetar . Do ta shikoni se si dò marri rrjedh tjeter ngjarjet në shqipri. Komunistat bën sikur ikën po shkuan e zaptuan pd. Tash ju tregojm rrugën se si ngrihet individi. Ju kërmat ps e ramòqit. Like floriri e mut berisha. Pas hekurave . Këtë meritoni. Shkatruat çdo gjë e keni vjedhur ßa për 7 breza po askush ska për ti gëzuar. Te fmija do ju dal Haku yn.
Sa me teper tentojne ta lartesojne kete Alibeajn mediatiket e borderose pushtetit, aq me qesharak e bejne. Sikur mos mjaftoje Lyl Basha qe e ka bere qesharak ketu e mbi 1 vit duke e emeruar Kryetar te PD pas doreheqjes tij (!) Alibeaj eshte vetem nje Kerric i dobishem qe i sherben ketij pushtetit Rama qe e ka vene ne vitrinen mediatike si manekini i opozitarit.
Ja, doli perseri nga prapanica e Rames analisti i vrimes anale te Rames. Si cdo mengjes Rama leshoi produktin e tij me ere te keqe dhe tani Ylli Pata del qelb tere dynjane! Mos harro Ylli cdo mengjes dil ne pune dhe bej ate qe ben me mire! Qelb mjedisin ku jeton me ekzistencen tende. Mos ki hallin e Alibeajt o Anal- ist. Ste qan zemra per PD ty po he! Sherbeji shefit tend se po ra shefi nga pushteti edhe ti ske me nga paguhesh. Ja kaq gazetar je ti.
Ky askushi kerkon te drejtoje PD kur nuk eshte as kryetar i zgjedhur e as i perzgjedhur!! Ky vetullshkruar eshte nje BQ qe i ka hip vetja n’qef dhe po ben si kryetar. Dil nje here ne shesh e shih sa te ndjekin pas!! Po s’ke faj ti, fajin e ka ky popull qe pranon kokeulur ate qe i servir Edvini dhe “drejtesia e tij e reformuar”. Jo te kercenohen, por te ekzekutohen (metaforikisht) keta minues te drejtesise. Nuk ma ndjen fare per Berishen, por nje pushtet qe dikton vendimet e gjykates eshte i frikshem dhe te gjithe duhet te alarmohemi edhe ai qe eshte gjithmone “Dakord”!!
Uroj se tu shoku pata femijet tuaj nje dite te lenee vetem SIC na kan ikur ne femijet vetem politica dhe analisret e qelbur e kan shkatrruar vendin tone historija do ju gjykoje si rraca me e qelbur e shoqerise turp tju vije