“Qendra e re e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes shënoi me hapjen e saj një epokë të re të zhvillimit teknologjik dhe modernizimit në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes”.
Kështu u shpreh kryeministri Rama, këtë të mërkurë, teksa mori pjesë në inaugurimin e qendrës së re të Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
“Kjo qendër i bashkëngjitet Njësisë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike, një tjetër projekt madhor për mbrojtjen në botën digjitale, me një rol kyç në luftën kundër kërcënimeve kibernetike dhe mbrojtjes së sistemeve tona të informacionit, e ngritur falë mbështetjes së SHBA-së. Nëpërmjet Qendrës së re të Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, synohet ndër të tjera të forcohen kapacitetet kombëtare në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes përmes zbatimit të projekteve inovative dhe integrimit të teknologjive të avancuara, si dhe të nxitet zhvillimi i një ekosistemi të inovacionit në siguri dhe mbrojtje”.
Ndërkohë, po këtë të mërkurë, Rusia reagoi me anë të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, e cila akuzoi NATO-n dhe Bashkimi Europian se po zgjerojnë qendrat e tyre kibernetike të orientuara për sulme kundër Rusisë.
Sipas saj, një e tillë po hapet edhe në Shqipëri dhe pretendon se misioni i qendrës do të jetë “të ndihmojë në krijimin e një imazhi negativ për Rusinë”.
Zakharova paralajmëron se “në këtë mënyrë, po krijohet një tjetër burim kërcënimesh hibride në Ballkan”, duke thënë se ky është një rajon me probleme të mëdha politike.
Zyrtarja e ministrisë së jashtme pretendon se një qendër e ngjashme është krijuar në vitin 2017 në Helsinki të Finlandës, për të cilën, ushtarakët rusë thonë se vepron në sferat ushtarake, politike, diplomatike, ekonomike, informative, mjekësore dhe të tjera për të dëmtuar imazhin pozitiv të Rusisë. Zakharova më tej akuzoi NATO-n për manovra të rrezikshme lufte.“Aktualisht, në marrëdhëniet me Rusinë, blloku është kthyer në mendësinë e Luftës së Ftohtë. Në dokumentet e doktrinës së tij, vendi është shpallur, po e citoj ‘kërcënimi më i madh i drejtpërdrejtë’. Ka një grumbullim aktiv të ushtrisë në kahun lindore. Stërvitje ushtarake të një shkalle të paprecedentë. Po përgatiten për luftë kundër Rusisë dhe as që e fshehin”, shtoi ajo.
Ajo tha mes tjerash se NATO nuk ka vend në botën e re multipolare dhe se mbetet në optikën e Rusisë.
good job
Shtet pa sekrete vetëm ky Kuazi-Shteti jonë është!
Zoti Rama bënë zakonin, del në foto për të treguar se është ai "babai shpirtëror" i këtyre djelmoshave të rinj që i vë në lëvizje aftësitë e tyre krijuese. Kur, e vetmja vlerë e tij në këtë ndërmarrje të NATO-s është shfrytëzimi për propagandë në ruajtjen e pushtetit, gjësë më të çmuar për të në këtë botë.
Evisa-perse nuk e beri Berisha kete qender kur ishte ne pushtet? I harrove se si inaguronte nje cdo korsi rruge qe ndertohej ne ate kohe dhe me cilesi mizerabel, sa qe mbas nje viti duheshin ribere nga e para? Juve, ose e keni trurin fushe dhe nuk merrni fare sinjale, ose jeni pjese e nevojtores se Berishes dhe ju takon te flisni sic keni shkruar.
Asgjë nuk kam harruar nga marrëzitë berishjane, Ben. Por, megjithëse bëjë çdo përpjekje për të gjetur një ndryshim sado të vogël midis sjelljes së Berishës dje dhe sjelljes së Ramës sot, sinqerisht e kam të pamundur të shoh ndryshimin më të vogël, më ngjajnë si dy anë të së njëjtës monedhë.
Mire Rama se ja do halli... po amerikanet, a kenaqen me kete b..th lepirje te peshtire te Rames? Ne se po, kemi nje problem te madh.
Prisni skeni pare gja akoma, kur te shkoje ne Mars nga aeroporti i Kukesit!..shoku Enver...
Pra, sipas muzhikeve ruse, NATO duhet me fjet gjume, nderkohe qe Rusia armatoset dhe sulmon vendet fqinje? Llogjike e denje per ata qe besojne idjotesite e Rusise.
Nga sa pashe ne sekuenca te filmimit, kjo teknologji duket qe eshte ndertuar per te kontrolluar territorin e vendit ne detaje me te hollesishme dhe nuk ka aspak te beje me veprime te NATOs kunder Rusise apo ndonje vendi tjeter. E thene shkurt, satelitet Albania 1 dhe 2, japin te dhena per zona te dyshimta ne territorin tone dhe jane dronet Bayraktar qe bejne survejimin me ne detaje te se njejtes zone per te zbuluar aktivitete te paligjshme dhe me konkretisht te kultivimit te drogave. Edhe nje here, duket qarte se si Rusia kerkon te gjeje aktivitete armiqesore kunder saj edhe aty ku nuk ka te tilla.
Tani Russia do DH** t ne brekë nga hackerat e ushtrisë çlirimtare të rilindjes Vetem mos të na e bëjnë si ato komandot elitë të Zall-Herrit që shkuan ne UK per stervitje dhe kerkuan azil
Mos ha shume sufllaqe .
Me mire do ti shkonte: "mos ha shume mut"
Po ik mi burr se nuk i ha njeri keto. Rama u ka dhene gjithcka kane dashur oligarkeve dhe paleve te lidhura me rusine. Ky eshte vec nje show alla lali eri dhe edvin rama
Ou-ene zotnija jote nuk ha mut se e di i gjo qi flet kshtuna.
Ditë te këqija po vijne per Janullen, Dulen, Mbelerin, Barka, Sali Mperisas, Likja, komentatoren hrek ketu ne Tema, ua njohim IP Adressen, kena mju knoq flakaresha re maxhupa grek.
Ja kalua propogandes se komunizmi Po ju e shate apo jo ? tani mbete ne TV, ne media sociale domethene ku do, po perdor gogolin Russia dhe po ju shpelani trurin njerzve, po Rusia e ka fajin per kriminalitetin ketu ,ku po kercet thika ne adoleshente? Drogen? po korupsioni more Edvin ? Nuk the nje llaf per kete te rugve, per te doganat etc etc etc, pu fare e keqe mos u ngopshi I marshi me vete kurva
Alex-ku jeton zotrote? Kriminalitet ka ne cdo vend te botes. Hajde ne Toronto qe te degjosh se si vriten kriminelet me njeri tjetrin cdo dite. Per fat te keq, ka patur shume raste kur plumbat kane goditur kalimtare te pafajshem. I ke ne cdo kanal televiziv ketu tek ne. Boll folet sikur Shqiperia duhet me qene ndryshe nga vendet e tjera. Jane sistemet kapitaliste qe lindin kriminalitetin. Vetem nen diktature te cdo ngjyre, nuk ka kriminalitet si ne kohen e Enverit, kur te gjithe keta "trimat" qe sot shetisin me kobure neper xhepa, xhaxhi do ti kishte varur diten per diell ne mes te qyteteve.
Eja o Putin te clirosh Doktorin, birin dhe dhenderrin e Serbise dhe te marresh Sazanin dhe Pasha Limanin.
Albanezet do ja kalojne ruseve ne IT. ramaganda
Shteti shqiptar se bashku me ushtrine funksionojne vetem ne FB dhe instagram.
IK MORE HAJDUT, IK MOR FARE E KEQE QE NUK LE GJE PA VJEDH NE SHQIPERI
O "gjikand"...ngele duke u hedhur doren ne qafe njerzve, si me qene kusheri i pare me te gjithe. Po uli duart o burre, mos u bej si fshatar nga Pordhesi. Doren ne qafe Makronit, doren ne qafe dhe Ben Ahmetajt, Melonit i hodhe ventuzat...Cdo njeri ka nje hapsire intime qe nuk do t'ja ozurpojne. Respektoje kete rregull. Dhe te vjen keq pastaj, kur te thone "Mos me prek..."
Rama po na behet si Berisha nje here vaktit qe media dite e nate fliste per te , mos e konsumo vehten me cingerrima por beje qeverisjen e vendit me te mire sepse ke media qe trasmetojne 24/7 emisione kunder Shqiperise , institucioneve e titullarevete saj te financuara jo nga Rusia por nga fqinjet tu, ti ke ustallaret brenda ne shtepi , kerkon ciraket ne fund te botes..!!!!! Ngre institucione me profesioniste dhe jo karagjoze per mos the te shitur....
Sllobodanka , ku eshte ndryshimi se Sazanin e marin amerikanet apo ruset ?! Si pas mendimit tim besoj se nuk ka asnje diference kur toka jone tjetersohet gati falas dhe mbi te gjitha populli ( jo pushtetaret,sepse ata perfitoje maksimumin ) nuk perfitojne asgje njelloj me propoganden per punen e TAP-it qe ne shpresuam se po na vjen gazi ne shtepi! Me e keqja eshte se per punen e gazit u mashtruam nga te dy qeverite ; si ajo "majtas" dhe nga ajo "djathtas" sepse asnjera nga keto nuk ka bindje ne i majte apo i djathte por jane te dyja grupe hajdutesh.
Pyetje interesante kjo juaja! Po të jap unë një përgjigje; ndryshimi qëndron në faktin, se po e morën për t'a shfrytëzuar amerikanët, ata e kthejnë në resort turistik, po e muarën rusët e kthejnë në bazë ushtarake për të kërcënuar perëndimin. Pak të duket ky ndryshim ty?
Pa shife nje here harten e bazave ushtarake neper bote,.... dhe krahasoji...se kam pershtypjen qe nuk ja ke idene se c'po thua.