Rama flet për çmimin e energjisë dhe zyrtarizon fashën 800 kwh nga nëntorit

28 Tetor 2022, 12:39Politika TEMA

Rama flet për çmimin e energjisë dhe zyrtarizon fashën 800

Krahas vendosjes së fashës 800kWh, ERE ka rritur edhe përllogaritjen e çmimit të energjisë për këdo që e kalon këtë fashë.

Ndërsa ishte në një takim me gra e vajza në Bulqizë, Rama njoftoi se ERE kishte nxjerrë një çmim tjetër, 44 nga 42.

“E dyta që dua ta përsëris në fakt sepse e keni dëgjuar shpesh, është domosdoshmëria për t’iu mbrojtur ju dhe të gjitha familjet nga goditja e çmimit të energjisë elektrike. Ju e dini shumë mirë që nëse ju vjen një faturë energjie elektrike më e lartë se kjo që keni sot, jeta bëhet jashtëzakonisht e vështirë dhe nëse vjen një faturë energjie elektrike sa kushton realisht sot, bëhet e pamundur.

Se nëse sot, 1 kWh paguhet 9.5 lekë, imagjinoni 44 lekë. Është e pamundur. Për këtë arsye, ne kemi vendosur një mburojë financiare që gjithë diferencën e paguan shteti. E çmimi rritet, nuk ulet. Pashë sot që ERE kishte nxjerrë një çmim tjetër, 44 lekë, nga 42, prap është rritur. Megjithatë ne do vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë, të bindur që kjo është gjëja e duhur, qoftë për familjarët, qoftë për çdo biznes të vogël sepse kështu ne bëjmë edhe tjetrën, mbajmë inflacionin më ulët sesa gjithë vendet e tjera të rajonit pavarësisht se çmimet janë rritur dhe këtë gjë ne nuk e ndalojmë dot se s’e ka ndaluar askush, por mund ta zbusim. Arsyeja pse po të shikoni çmimet në rajon të produkteve kryesore janë dyfishi i rritjes të produkteve tona, është në radhë të parë energjia. Po t’ia kishim rritur faturën e energjisë dyqaneve, ata do ta hidhnin barrën te ju që blini ushqime, produkte bazë dhe nga ana tjetër, kemi pasur një diskutim, ata që ju bombardojnë ju dhe gjithë popullin shqiptar me gjithë llojet e helmeve, sajesave e deformimeve e gjysmë të vërtetave që janë dhe rrenat më të mëdha, kanë filluar të bërtasin që po rriten gjobat për biznesin. Është e vërtetë.

Ne do t’i rrisim në mënyrë të ndjeshme gjobat, po jo për biznesin e vogël. Biznesit të vogël ne i mbrojmë çmimin e energjisë, nuk i marrim taksa. Thjesht i themi punëso, paguaj sigurimet për të punësuarit dhe kaq. Nuk i marrim taksa, nuk i marrim TVSH dhe nuk do t’i rrisim asnjë gjobë, por ama biznesit të madh, po. Gjobat nuk janë taksa, gjobat janë për sjellje të kundërligjshme. Mos u sill në mënyrë të kundërligjshme, s’ke pse paguan gjobë. Po kur vihet gjoba, duhet të vihet tamam, që të marrësh vesh mirë ti, të marrin vesh edhe të tjerët.

E këtë gjë na ka thënë edhe gjithë ai publik që kemi pyetur në Këshillimin Kombëtar. A duhen rritur gjobat për bizneset e mëdha? Po. E ne do t’i rrisim gjobat për bizneset e mëdha që të mos bëjnë shmangie nga taksat sepse duke shmangur ata taksat dhe duke bërë lodra me faturat, ne kemi më pak të ardhura për të mbështetur ata që kanë më shumë nevojë,” -theksoi Rama.

19 Komente

  1. B
    Bimi

    Fasha është krim. Duhet te mos vendoset, do te jetë gabim i madh. PS do te thotë parti për popull. Fasha është gabim i madh.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Krim o Bim eshte te vjedhesh, te mos paguash taksat dhe sigurimet punonjesve. Krim eshte te spekullosh ne kushte te veshtira per vendin per te mos thene te jashtezakonshme. Nuk duan te paguajne çmimin 44 leke/kw le te kursejne. Rruge ka plot. H/C nese shesin energji, qe e prodhojne nga burime ujore qe jane pasuri publike, atehere dhe diferencen e superfitimit qe buron nga situata e veshtire diktuar nga lufta, duhet t'ia kthejne aksionerit popull qe jane ata qe jane me në nevoje. Po kot shkruaj dhe une se ti apo te ngjaajshmit, nuk kuptoni dot, edhe pse llogarite jaane te thjeshta mjaft te dish tabelen e shumezimit. Krim thote burri i botess?!?!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ana

        Ore gomar po jane familjet e pasura qe kane vila e vaska masazhi qe harxhojne nga 2000 deri 5000 e me shume kw ore energji ne muaj dhe ti kerkon dhe insiston qe duhet tua financoje shteti diferencen qe eshte 4 here me shume ? Kjo po qe eshte krim per familjet me pak te ardhura. Ajo qe qeveria duhet te permiresoje eshte qe fashoja e energjise te mos jete fikse per familje/abonent, por te percaktohet per fryme.

        Përgjigjjuni
      2. k
        keli

        U befte me e mira z.kryeminister...qeveria ska per te na len pa na mbeshtet

        Përgjigjjuni
        1. p
          petrit

          Te pakten do te kemi mbeshtetjen e qeverise sic e kemi pas deri me sot

          Përgjigjjuni
          1. l
            latif

            Do tia dalim edhe kesaj krize me pak durim

            Përgjigjjuni
            1. n
              nuri

              per fat te keq tonin nuk kemi patur reshje shiu kshu qe do u bente kjo

              Përgjigjjuni
              1. l
                loku

                po kshu eshte kur nuk ruani energjin do e pesojm tani mir tju behet

                Përgjigjjuni
                1. a
                  albi

                  me vjen keq se qeveria e menaxhoj shume mire kete situat por nuk ka cfare te bej me shume

                  Përgjigjjuni
                  1. Q
                    Qamili

                    Me sa di un nuk eshte zyrtarizuar dhe ky eshte nje lajm fake

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Endriti

                      Pa lidhje. Akoma ska hyre ne fuqi

                      Përgjigjjuni
                      1. J
                        Jorgo

                        Shpresojme qe ta kalojme sa me mire kete situate sic kemi kaliar dhe shume gjera te tjera

                        Përgjigjjuni
                        1. a
                          anjeza

                          deri tani cmimi i energjise eshte mbejtur mjaft mire nen kontrroll, por dihet qe dimri eshte i veshtire si pasoje e luftes

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Rimi

                            Nuk esht faj qeveris! Me vjen keq qe kishim nje mundesi por nuk u realizua dot pasi reshjet nuk ran

                            Përgjigjjuni
                            1. Y
                              Ylli

                              Do e kalojme dhe kete dimer skemi cfare bejme.

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Rea

                                Ja ska gje do mundohemi tani ne diner te ngrohemi me batanije . Nuk ra shi,cfare te bej qeveria tani!

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Soni

                                  Si te jete me e mira ta bejne sepse dhe fasha 800 kWh eshte mjaftueshem

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Sinan

                                    Tashi ne e prisnim vendosjen e fashes sepse na e kishte thene dhe ne duhet ta mirekuptojme

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      Eri

                                      Pritej te ndodhte ne fakt sepse dhe reshje shiu nuk ka pasur,por qe eshte mjaftueshem mendoj 800 kWh per biznesin e vogel dhe familjet shqiptare

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje