Rama reagon pas akuzave të opozitës për presion ndaj administratës: Harruan patronazhistët dhe u turren tek 'Aktivistët', s'keni parë gjë akoma

8 Shkurt 2023, 14:58Politika TEMA

Rama reagon pas akuzave të opozitës për presion ndaj

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të opozitës se po përdoret aplikacioni Aktivist për t’i bërë presion administratës.

Në një postim të bërë në 'Facebook', Rama shkruan përkrah videos se aktivistët do ndihen të vlerësuar si një forcë e re në fushëbetejë.

Postimi i plotë:

Të dashur aktivistë të Partisë Socialiste,


siç edhe ju’a kisha thënë, ja ku erdhi dita që i harruan patronazhistët dhe u turrën mbi aktivistët

Urime për pagëzimin tuaj në baltën e djajve, e cila është prova e relevancës në skenën e betejave politike dhe sociale në këtë vendin tonë të vogël e të bukur, por me zhurmaxhinj e ligësira që s’të ndahen

Tani ju mund të ndjeheni realisht të vlerësuar si një forcë e re në fushëbetejë e në ndërkohën që patronazhistët e kalitur në përballje të shkuara, po përgatiten të hyjnë së shpejti në skenën e betejës së radhës, si një forcë e sprovuar më shumë se sa njëherë, ju jeni në sprovën tuaj të parë dhe ja urdhëro si erdhi puna, ende pa mbaruar nxemjen i keni shqetësuar shumë kundërshtarët tanë të dëshpëruar e të çoroditur

Përgëzime

Tani futini një marsh tjetër jashtë programit, që ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën, duke na ngacmuar edhe kur s’kanë parë gjë akoma.

 

17 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

    O burri i Lindes, o legen!

    1. T
      Toni

      Kemi njerez ne administrate e na thone perdite se cndodh...presion I paster nga drejtore e shefa....me kto qe thua bindem qe ose je genjeshtar I madh ose nuk di e ste thone asgje

      1. S
        Shqipkari

        O Edo..''Edushka ime,,administrata jote eshte më e korruptuara dhe e pashpirte ne bote!!! Edushka ....mbaj fortë Sal hundrroçken dhe spiunin prefesionist I.M dhe je gjithe jeten ne pushtete!! E ke fituar garen Tos Nanon,Sal hundkarin dhe ilir kokecepin lapanjoz,por meqë ti je k / qi.mistri i qeverise,te them:te qifsha rracen!!! Kaq kam ne dore te them,per ate popull,qe jeton atje...

        1. j
          java

          ky esht me verte legen burre, tamam skemi pare gje akoma, sepse nuk e dinim sa njeri i peshtire paske qene

          1. T
            Tirona

            Çdo popull meriton qeverine e vet.

            1. A
              Ani

              E din qe po i vjen fundi prandaj tremben nga keto risi

              1. G
                Goni

                Skane pare me te vertet asgje akoma keta pasi sa vjen e beheni partia me e forte se kurr

                1. E
                  Eno

                  Kur skan kuj ti fien fillojn e nxjerrin akuza ta pa baza kaq posht ka ren saliu me shok

                  1. E
                    Erjon

                    Vazhdo perpara mos u merr me keta se kete pune kane vetem te shpifin e te bejne akuza te kota.Vazhdo punen e mire qe po ben qeveria juaj.

                    1. T
                      Tiranesi

                      Car pune te vazhdoj? Mashtrimin Korrupsionin, Vjedhjet. Ku eshte pune e mire ore qorr me dy Sy.Cdo pune qe ai ben ka hajdutllekun brenda. U be me keq se Saliu dhe Iliri Ore qorr.

                    2. N
                      Notknow

                      Partia me e mire di ta beje punen shume mire dhe ja pse nuk ka frike aspak nga keta kundershtare qe vetem fshihen

                      1. A
                        Ani

                        Po lere cthon keta se kete pune kan rrin rrin e u pjell mendia ndo nje gje

                        1. E
                          Eno

                          Jemi mesuar tani se cfare budallalliqesh e poshtersish mxjerrin nga doja saliu me like n

                          1. J
                            Joni

                            Jane fantastike patronazhistet

                            1. L
                              Loni

                              Ato duhet te tremben nga aktivistet dhe patronazhistet

                              1. B
                                Beni USA

                                Patronazhist = Aktivist qe ne shqipe jane Aksionist = Vullnetar te Edverit dhe Partis Memê pra shkurte fare MORA te Kuqè

                                1. K
                                  Kejsi

                                  Aktivisti eshte nje super aplikacion,i cili eshte shume i dobishem.Mundohen kot te hedhin balte mbi punen tuaj.

                                  Lini një Përgjigje