
Në sheshin “Skëndërbej” në Tiranë po mbahet koncerti festiv në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve me SHBA dhe Shqipërisë dhe çeljes së negociatave. Përmes një mesazhi me video që është shfaqur gjatë zhvillimit të koncertit, Kryeministri i vendit Edi Rama është shprehur se ky është fillimi i një rruge të gjatë teksa ka shtuar se shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë më parë më të fortë dhe kjo siç e thekson Kryeministri Rama kjo është bërë e mundur dhe falë BE dhe SHBA.
Edi Rama: Çfarë dite! Çfarë mbrëmje!
Një shekull më parë, në 28 korrik të vitit 1922, Shqipëria u lidh me Shtetet e Bashkuara, nëntë ditë më parë rruga e Shqipërisë u lidh zyrtarisht, pa kthim, me atë të Europës së mohuar me shekuj!
Imagjinojeni vetëm për një çast motra dhe vëllezër, vetëm për një çast: As prindërit tanë, as gjyshërit tanë, as stërgjyshërit e katragjyshërit tanë, asnjëherë shqiptarët përpara nesh nuk e patën fatin dhe mundësinë tonë! Fatin dhe mundësinë e zgjedhjes së lirë të destinacionit të tyre, edhe pse, qysh prej Gjergj Kastriotit ëndrra e vrarë, e plagosur, e dhunuar, e mohuar, e të tërë brezave para nesh vinte nga dielli që lind andej nga perëndon! Ata mbijetuan në tatëpjetat e perandorive dhe regjimeve që nuk i zgjodhën vetë, ndërsa ne kemi fatin dhe mundësinë të jetojmë në të përpjetën drejt majës ku Shqipëria e ka vendin e saj natyral, nën qiellin e Europës së Bashkuar.
Nisja zyrtare e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian është vetëm fundi i fillimit të një rruge tejet sfiduese, por të duhur, të lodhshme, por të bukur, të gjatë, por aspak të vetmuar. Nga vendi më i vetmuar, më i prapambetur, me i varfër i kontinentit, ne sot, jemi jo ku e ku më të zhvilluar e më pak të varfër se sa vetëm tre dekada më parë, po jemi më shumë se asnjëherë më parë në këto tre dekada, të mbrojtur nga çdo rrezik, në mes të dy aleatëve tanë të mëdhenj strategjike, SHBA e BE, dhe të respektuar nga çdokush në arenën ndërkombëtare, si një vend i vogël, por me karakter dhe dinjitet.
Shqipëria në krye të OSBE, Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria ne tryezën e negociatave për anëtarësim, Shqipëria bazë ajrorë dhe së shpejti edhe bazë detare e NATO-s, Shqipëria në krye të procesit të transformimit të rajonit nga një zonë lufte e konfliktesh, në një zone paqeje e zhvillimi ekonomik, të gjitha këto zhvillime të këtyre viteve më të fundit, qëjo prindërit e gjyshërit tanë, po as shumëkush prej nesh as që i imagjinonte dot deri para disa vitesh, kur Shqipëria kishte humbur busullën dhe çdo dinjitet ndërkombëtar!
Po sigurisht, në rrugën për të ardhur deri këtu, përveç rolit tonë vendimtar në këto vite, ka pasur edhe plot kontributorë të tjerë, duke nisur nga ata që dolën në rrugë me thirrjen, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, deri tek çdokush që e vendosi një gur në këtë mur që kemi ngritur gjer më sot me mund e me durim të madh e mbi të gjitha me vizion të qartë për Shqipërinë. Por lartësia ku e kemi ngjitur sot Shqipërinë, na tregon edhe se sa poshtë ishim kur u nisëm, po edhe se sa rrugë e përpjekje ka akoma për të arritur majën e ëndërruar për 500 vjet me radhë.
Kini besim! Kini besim motra e vëllezër se ajo majë do të jetë e jona, sepse e jona është barra që historia na caktoi për ta ngjitur flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në atë majë, i yni është misioni i garantimit të pakthyeshmërisë së rrugës së modernizimit të Shqipërisë, tonat janë edhe dhimbjet e kësaj të përpjete, ku rrëshqitjet e rrëzimet janë të pashmangshme, po ku i pashmangshëm është edhe triumfi i drejtësisë!
Ndjehuni mirë sonte, ndjehuni mirë çdo ditë më tutje, sepse më e fortë Shqipëria s’ka qenë kurrë, më të fortë se sot shqiptarët në Shqipëri e në këtë rajon s’kanë qenë kurrë, falë pa diskutim edhe dy kokave të shqiponjës së miqësive tona, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian. Ndjehuni të sigurt në të ardhmen dhe të motivuar të punojmë çdo ditë e më shumë që ajo të bëhet sa më parë e sotmja e Shqipërisë së fëmijëve tanë! Dhe mbi të gjitha ndjehuni krenarë për Shqipërinë dhe për flamurin më të bukur në botë, sepse sot flamuri ynë është në mes dy të tjerëve, që janë mishërimi i lirisë, i demokracisë dhe i fuqisë për të shkuar çdo ditë të sigurt përpara!
Po e rrjep ti aq keq kete vend saqe me e fort se kaq nuk mund te jete me. Hajdute dhe Batakcinj si puna jote dhe atyre konkubinave qe ke per rreth nuk gjen gjekundi. Fara jote u shoft dhe mos ngelt ne kembe.
U shofte farà jote dhe e gjithe fisit tend , more gjoja Samir Mane , salist i qelbur .
po shoku po, vetem pleq kan ngel atje
Po ata 100 mije njerez ne shesh , cfare jane , more "hed" , pleq e plaka ?
Ata qe kane shkuar jane si gjithmone administratat qe jane me te fryra se kurre, plot e perplot me injorante me diploma, te paafte, dembele, hajdute, servile, matrapaze, militante kokeboshe, te dhjamur, teveqelë, kurva femra, kurva burra, dhe njerez te ndershem ne prag pensioni qe nuk kane asnje mundesi per te ikur apo rifilluar karrieren diku tjeter ne kete moshe.
I madh je o Edi Rama. Paç shendet e mbaresi ne perpjekjen tende per kete popull te shumevuajtur. ????????
o i degjeneruar populli ska as minimumin e jeteses ne shqiperipo alleni bythen se keni 30 vjetju zagaret e PS.PD. LSI... te pa afte hajdute te poshter
Ali pasha Toptani i Shek.te 21.Pasi ka shitur Shqiperine dhe i ka kthyer shqiptaret ne skllever te grekeve e serbeve,tallet me ne ky bastard injorant i felliqur.Pervec se u fali grekeve detin dhe serbet jane futur fuqimisht ne cdo qelize te antishtetit,funksionet e rendesishme qeveritare ne cdo drejtori apo ministri jane kapur nga ushtaret e Janulles.Per kamuflazh,futi dhe nje Bajram ne presidence.Greket ne kete rast u treguan tolerant sepse ky Bajrami do ju fale me qejf detin pa problem.
O Shqip, po shko dhe lexo ndonje rrjesht nga historia mor derdimen. Po ku e gjete Ali pasha Toptanin mo trushplar. Dhe Ali pasha dhe Toptan sikur nuk vene te dyja bashke keto mo.
Ore, megjithmend e ka ky!? Paska ikur fare, nga tepeleku.
Perpara gjigand.Qente le te lehin,karvani shkon para.
"""Nisja zyrtare e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian është vetëm fundi i fillimit të një rruge tejet sfiduese, por të duhur, të lodhshme, por të bukur, të gjatë, por aspak të vetmuar""" Ke të drejtë o artist pse jemi në këtë stad fajin e ka kasta politike Shqiptare e këtyre 30 viteve... (Fillo me Saleh-un, vazhdo me Nanon, Liken.,Bashën. Por harron të futësh dhe veten në ata që na e zgjatën rrugën. Tek këta që na e bën "malore" dhe me kthesa pa fund. ... Apo harrova ti s'di gje, s'ke bërë gjë. Veç bashkëpunëtorët e tu (që po firojnë, një e nga një), me qëllim që ti të mbetesh i paprekur.... Dhe ne që pyesim veten: "Po shoku Enver (Edi), A dinte gjë vallë"!? Ahhh Po s'keni faj ju o piktirist/skicist... E gjitha është një lojë fallco që u mbrujt nga Ramiz Alia, me qëllim që të duket sikur luftohet midis, por pushteti të ngelet në të njëjtat duar. Dhe këtu as ti nuk bën përjashtim o artist... USA këtë e di fort mirë...! Shpejt po vjen dhe dita e jote...
Ali Asllani nuk do e besonte po te jetonte se cfare degradimi ka marre ky vend sot !
Sapa ! Ali Asllani do gezohej me arritjet krahasuar me kohen e LEXHENDES.
Shqiperia nuk ka qene kurre me e vjedhur, me e grabitur, me e telendisur sesa tani. Qeveriset nga nje psikopat, nga nje sekt dhe grusht njerezish me lidhje perverse midis tyre. Fatkeqesisht shqiptaret e kane te veshtire te kapin kohen e humbur.
Ashtu thom dhe une ,fanar ndriçues e bete Shqiperine ti dhe pasardhesit e tu ,vetem se per fat te keq njerezit po ikin nga syte kembet.Kjo qe thua eshte thjesht propogande komuniste .Edhe Rusia e forte ndihet por 60% e popullates rrojne ne mjerim. Fol per nivelin e jetesleri broçkullat me te forte.
Ku e ka fuqin shqipria o kali llazit , apo me qe je ti kryeminister , mos shit pordh se te mbron nato kur ushtri nuk ke fare je byth zbuluar , shiko pensionistet po te vdesin per buk , treçereku popullsis pa pun , po ikin njerzia nga syt kembet , shqiperia ishte e fort ne kohen e Enver Hoxhes qe te gjith shqiptaret i kishte ne pun 100 per 100t , kishte nje ushtri qe i fuste daten komshive dhe nuk kishte vjedhje e korrupsion , pasurin e perbashket skish bir kurve me e vjedh se per 1 milion e 1lek te fuste plumbin shteti , siguronim buken vet nuk pirdhnim per kerken , te pasur nuk ishim por nuk kishte lypsa se firmosnin te ter ne bordero , ai burr shteti beri shqiperi te fort , jo ti me brek te shqyera ke shitur bythen e panvarsin dhe therret jemi te fort , kokrra gomarit , me per turp se ka qen ky vend kto 30 vjet nuk ka qen kurr ne historin e vet .
Te lumte z.Rama qe i dole zot ketij vendi. Jo se nuk ka patur me pare por tradhetareve u kishte hecur mire sic duket, si puna e Sali kermes