Rama në Berlin: Disa vende të rajonit nën ndikimin rus, të shpejtohet integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE

29 Shtator 2023, 13:37Politika TEMA

Rama në Berlin: Disa vende të rajonit nën ndikimin rus, të

Sipas kryeministrit, disa vende të rajonit janë nën ndikimin rus, prandaj është me interes që të integrohen sa më shpejt në Bashkimin Europian.

“Më duhet të them që pas pushtimit rus, edhe më skeptike, edhe ata më distantët nga Ballkani Perëndimor, kanë kuptuar rëndësinë e tij gjeopolitike. Ballkani Perëndimor ka një histori mjaft të vështirë, por është në zemër të Europës. Nuk ka asnjë zgjidhjet përveç futjes së BP në BE.

Kjo është arsye pse procesi i integrimit duhet përshpejtuar. Ne jemi në mes të shumë aktorëve (nuk po flas për Shqipërinë), por në vendet e tjera kemi më shumë ndikim rus. Kjo duhet zbutur duke integruar BP në BE. Ajo që Shqipëria mund t’i sjellë BE, është se edhe pse të vegjël, jemi konsistent në shumë mënyra, do të jetë një vlerë neto sa i takon paqes dhe sigurisë”.

Rama qëndron skeptik për kohën kur BE do t’i thotë “Po” “martesës me Shqipërinë”.

BE ka problemet e veta që ne i dimë, një proces i vështirë vendimmarrjeje, shtetet kanë problemet e veta… Nuk mund të flas për afate sepse nuk e di nëse BE i respekton ato. Ne jemi tërësisht në paqe me veten, që duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë. Unë besoj se BE është burimi më i jashtëzakonshëm i njohurive në ndërtimin e shtetit.

Kanë vënë shumë kushte sepse duhet të jenë të sigurt që para se të martohen me dikë, martesa është e vësh. Për ne, është martesë me dashuri, për BE është martesë interesi”.

15 Komente

  1. A
    Ana

    Ka folur ashtu sic duhet dhe ne kete forum

    1. M
      Mal Cori

      Po ik o mik i Vuqiqit. Nuk duam të hyjmë në BE. As me ata amerikanët e shpifur mos na përzje......... . Sa të kemi mbretin e Shipnisë së madhe Albin Kurtin dhe lexhendën e kombit Sali Berisha, e ardhmja e Shipnisë asht e sigurt.

      1. M
        Mal pordha

        Ti sje Mal Cori , je Mal Kari ….

    2. l
      lela

      i artikuluar ne cdo fjale qe kryeministri rama thote

      1. o
        ona

        z.rama lider qe po e con shqiperine shume perpara

        1. a
          arta

          lider vizionar qe po ben cmos qe vendi yne te zhvillohet e te jete sa me pare pjese e BE/se

          1. L
            Luan

            e meritojme plotesisht te integrohemi ne BE pasi kemi plotesuar te gjitha kushtet per te qene pjese e saj

            1. i
              inis

              Jemi ne pritje te 'marteses' me BE, pasi i kemi permbushur kushtet paraprake qe na kane vendosur

              1. A
                Artur

                Takime qe do sjellin ndryshime ne vendin tone

                1. H
                  Henri

                  Lajme te mira presim

                  1. U
                    Undefinedsunitus

                    Koce Kanari edk a ri

                    1. L
                      Latif Dreqi

                      Nipi i spiro kolekes nuk i ndahet kollaj zemra nga paraardhesi i tij Dushani dhe Miladini, ia kane lene amanet ata qe kushdo te jete ne krye te asaj kucke qe e pollen jugosllavet do i beje fresk Majkes Serbi. Qofte mallkuar ne jete te jeteve e u shofte me far, me mal e vri ajo dite qe sllavokomunistet pollen kucken bastarde qe dobici i Anese e quante komuniste!

                      1. L
                        Lani

                        Sikur te kishte dashuri ne vend te kesaj urrejtjeje!!!!!! Sa mirë do ishte per te gjithë!

                      2. D
                        Doku

                        Shiko sa i shtirur rama. Vet eshte nen ndikim te vucicit dhe flirton me te per pak mirekuptim nga rusia. Mos mendoni se ato deklaratat ne okb e neper media jane ne fakt cfare do te donte, me menyren e tij pershtatet shume me mire me sojin sovjetik.

                        1. U
                          Uesli

                          Presim vetem lajme te mira nga ju Rama! Suksese me tej

                          Lini një Përgjigje