Analisti politik Martin Leka ka komentuar zhvillimet e fundit politike.
Sipas Lekës, mazhoranca është e angazhuar në një agjendë të qartë europiane, me përqendrimin e kryeministrit në Bruksel për çështjen e negociatave, ndërsa opozita, sipas tij, vazhdon të mbetet në një kurs të pafrytshëm.
“Agjenda e mazhorancës është për Bashkimin Europian, kurse agjenda e opozitës dihet. Gjithë aksioni i opozitës që ne kemi paralajmëruar me kohë që opozita nuk do të njohë zgjedhjet. Është opozitë vanitoze, që nuk ka asgjë për agjendën e saj politike.
Mendoj që opozita e ka agjendën e vet të kufizuar dhe nuk po e gjen rrugën e përshtatshme për të qenë opozita që duam, për të qenë alternativë politikë. Opozita ka të njëjtat mjete, dhe mënyra, do të humbë mbështetës dhe nuk do të gjejë përkrahje politike.”, tha Leka në “Tirana Live” në ABC News.
Duke iu referuar bojkotit të sotëm të opozitës gjatë seancës ku u miratua rregullorja e re e Kuvendit, Leka e cilësoi këtë veprim si një strategji të dështuar dhe të përsëritur, që nuk sjell asnjë përfitim politik për opozitën dhe madje i kthen asaj kosto në aspektin e përfaqësimit dhe mbështetjes publike.
Ai theksoi se opozita, e udhëhequr ende nga figura të vjetra si Sali Berisha, nuk po arrin të ofrojë një alternativë reale dhe të besueshme për qytetarët, ndërsa qasja e saj e tanishme politike e bën të pamundur krijimin e një imazhi të ri dhe të besueshëm.
“Nga njëra anë kemi kryeministrin që ndodhet në Bruksel për të mbyllur grupkapituj dhe për të hapur negociatat. Dhe nga ana tjetër kemi një opozitë që prish gjithë seancën plenare për një komision. Nuk shikoj asgjë në këtë aspekt. Nga Tabaku tek Vokshi, Berisha do të ketë përkrahësit e vet, në atë parti sa të jetë zot Berisha nuk do të ketë zë kundër. Nuk shikoj ndonjë gjë të çuditshme.
Do bojkot i PD qoftë në Parlament, qoftë në Komision është në dëm të vetë partisë. Nuk mendoj se ka gjë të re në këtë opozitë të lodhshme, me një kryetar që vazhdon me fjalimet e përditshme, dhe nuk kemi asnjë lloj alternative politike. Nuk mendoj se ka njerëz dhe popull që do i shkojmë pas Sali Berishës. Është një lloj aksioni që nuk ka asnjë sukses. Opozita duhet të kërkojë forma dhe mënyra të tjera për të protestuar.”
O Martino, lexoi nje cike lajmet, KM nuk ishte ne Bruksel per te mbyllur kapitujt sic thua ti, por per ti hapur kapitujt. Eshte pak a shume si ti hapesh kembet, pastaj per ti mbyllur duhen edhe ca pune perpara se te mbyllen. Pastaj si gazetar i vjeter nuk besoj se nuk e kupton se hapja e grupkapitujve nderhohe qe nuk eshte mbylle asnje po behet per ti bere qoken e radhes Rames pas farses zgjedhore. Si mendon ti me te vertete Europa mund te na pranoje me zgjedhje te vjedhura, te blera e te manipuluara, me nje korrupsion te shfrenuar qeveritar dhe me lidhjet e pushtetit ke krimin dhe trafikun? Si mund te na pranoje europa kur pushtetaret notojne ne luks, nderkohe qe 550 mije pensioniste marrin me pak se 200 euro, kur sipas UNICEF 47 % e femijve nuk ngopen me buke te tri vaktet. Nuk po flasim per rrenimin e demokracise e shtetit te se drejtes, per drejtesine e kapur e partine shtet, per shkeljen e lirive e te drejtave te qytetareve, per prishjen e banesave e faljen e pronave publike miqve e ortakeve te pushtetit.A jeton ne kete vend apo jeton me mendje si Rama maje avionit?
ALA S QEKA NE BURG KI MARTINI I LEKAJVE QI KA BE NAMN E ZI ME HAJNI N RTSH, KUR ISHTE DREJTUS NVEN TE THOMO GELLÇIT QHANGRI BURG PER HKÇMOS GJE. KY CUB MARTINI E KTHEU RTSH N BURDELL PUNESIM ME PARE MDOR E AFERA ME KLANIN E ALEKSANDER FRANGAJT KA HY DHE NE RAPORTET E KLSH QE KA PADIT. NGA PARET E PERFITUME IERDH GOJA KTIJ GAGAÇIT QE FLET SI ME PAS GOJN T MUSHME ME TALLOSH.