Rama: Angazhimi i presidentit francez Macron dhe kancelarit gjerman për të zgjidhur këtë konflikt tregojnë shpirtin e vërtetë të Europës

2 Qershor 2023, 00:12Politika TEMA

 

Rama: Angazhimi i presidentit francez Macron dhe kancelarit gjerman për

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për 3 pikat e propozuara nga BE për të normalizuar situatën në veri të Kosovës.

Në një reagim në Twitter, Rama thotë se angazhimi i Presidentit francez Macron dhe Kancelarit gjerman Scholz për të zgjidhur këtë konflikt tregojnë shpirtin e vërtetë të Europës.

“Nuk mund të falenderoj mjaftueshëm Presidentin Macron dhe Kancelarin Scholz për punën që po bëjnë për të finalizuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Duke u ulur me respekt me të dyja palët për të zgjidhur një konflikt absurd, kjo tregon shpirtin e madh të Europës. Faleminderit.

Falenderoj Presidenten Osmani që bisedoi drejtpërdrejt me Vuçiç dhe shpresoj që këto 3 kërkesa të plotësohen menjëherë që ky konflikt absurd të përfundojë përpara se të dëmtojë reputacionin e Kosovës dhe integrimin e mëtejshëm në komunitetin demokratik. Një falenderim të madh edhe për Borrell për pasionin dhe durimin e tij për të ndihmuar në arritjen përfundimtare të marrëveshjes historike”.

Tre kërkesat e bëra publike nga përfaqësuesi i lartë i BE, Borrell, janë:

-Zgjedhje të reja lokale.

-Sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës.

-Fillimi i punës për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe me dialogun e lehtësuar nga BE.

6 Komente

  1. S
    Sebastia

    Ha ha ha! Nje duartrokitje per jevgun "zheni" qe kemi ne. Kaq idiota dhe sylesh jan kta europianet qe nuk u a mori mendja si do perfundonte bojkotimi i zgjedhjeve dhe braktisja e institucioneve shteterore te Kosoves nga ana e serbve te udhezuar nga Vucic? Pse nuk ben presion mbi Serbin dhe mbi Vucic ashtu sic bejn mbi Kosoven per bojkotin e zgjedhjve ? Po sikur Vucic ti urdheroje prap hienat e tij te bojkotojne zgjedhjet ca do propozoje Europa ? Punen e kryetarve te komunave me zoom, nga dhoma gjumit e tyre, apo nga ndonje cader plazhi apo container mallrash? Eh mor i ndyre , ke gjet popull qe ka uje halesh neper vena se nje popull dinjitoz do te kishte shperfytyru mes sheshit sic ben Italianet me Mussolinin.

    1. B
      Buda

      Tri pikat e dyshes France Gjermani do t'i vene pikat mbi "I" ne Kosove, nuk ka rruge tjeter...Albin Kurti eshte si uthulla e forte, por qe gerryen enen e vet.

      1. P
        Pilo Lala

        Albini krijon konflikte te panevojshme, sepse tregon provincialitetin e tij. Diplomacia e Kosoves nuk ka akses gjekundi, mund te takojne vetem Berat Buzhalen per ndonje interviste, kaq. Nqse Kosova do ja delegoj negociatat Edi Rames, me njohjet qe ka me lideret Boterore, do te marre shume gjera pozitive. Sot Amerika dhe Europa eshte lodhur me Albin Kurtin, dhe Vjosa Osmanin, ndaj po i afrojne zgjidhje te keqe per Kosoven. Patjeter Kosova duhet te luaje me njeriun me te forte sot ne politiken e jashtme, Edi Rama. Me vjen keq qe Albin Kurti dhe Vjosa Osmani jane marre peng nga Ilir MEta dhe Sali Berisha, nuk mund te bejne asnje hap miqesor me Edi Ramen.

      2. K
        KATUNDARI

        E ka thene Fishta . EUROPA KURV E MOTIT. Sot po duhet me I shtue. AMERIKA KURVA E SODIT.

        1. R
          Real

          Katundar e bukur gjetja dhe pershtatja me realitetin.

          1. R
            Real

            Katundar e bukur gjetja dhe pershtatja me realitetin.

            Lini një Përgjigje