
Nga Ylli Pata
Sot është Sri Lanka një model i revolucionit berishjan për ta përmbysur Edi Ramën dhe për të sjellë në krye ata që para ca muajsh thanë e lamë revolucionin, do ndjekim zgjedhjet.
Po siç duket, do ta rimarrin në një kohë tjetër, pasi tani u duhet të ndjellin dalldinë e revoltës, apo revolucionit. Të kërkojnë Gavroshë, Maratë, apo Roberspierë shqiptarë, të cilët, të nxitur nga filozofia e profesor Fugës që ha peshk dietik me Presidentin, e ka gati tezën aktuale postvolter për të sjellë një jakobinizëm të ri në “Vendin e “Shqiponjave”. E kështu për të ndjellë një revoltë aq të madhe sa t’i presin kokën… mbretit? Apo Napoleonit, që e fali mbretin në 2013-n. Këtë e kanë në dorë ideologët e përshtatjes së teorive revolucionare sipas kushteve të Shqipërisë.
E në fakt kjo tezë revolucionare që nga qeshori i 2013-s në Shqipëri, ka pasur shumë faza, shumë teza, shumë modele e alterego botërore.
Por deri tani nuk se është gjetur një Che Guevara shqiptar që të frymozojë masat. Sa për info, Komandante Che ka qenë mjek, një mjek që ka punuar shumë pak në profesionin e tij, edhe pse ishte i talentuar dhe i formuar. Ai e vari bluzën në gozhdë, pasi Fideli ja mbushi mendjen se do të bënin revolucion në fillim në Kubë, pastaj në të gjithë Amerikën Latine për të sjellë të shtypurit në drejtim, kundër kastës së vjetër. E kur Fideli e harroi revolucionin e nisi të merret me pushtetin Che-ja iku për të vijuar revolucionin e u vra në Bolivi.
Tek ne ka kohë që mjaft “jakobinë” e “sandinistë”, “maoistë” e “anti-janky” kanë shpërthyer hapur, madje aq shumë, sa e kanë kthyer argumentin politik në panelet e darkës e mediat pro Sali Berishës dhe Ilir Metës, që janë në shumicë, në një faqe 4 të “Zërit të Popullit” të viteve 70, ku nuk lihet asnjë “heoizëm i popujve antiamerikanë në botë” pa u bërë pjesë e “revistës së tyre televizive”.
Në fakt në të gjithë narracionin e tyre nuk ka një vijë lineare, por thjesht ecin sipas një simpatie apo njohje mbi teorinë ndërkombëtare të revolucionit.
Një mbështetës i Ilir Metës, e kishte fiksim “marrjen e Bastijës” sa e përmendte herë pas herë qoftë në 2017, 2019, apo 2021, por pikëpyetja mbetej nëse ai kërkonte hapjen e burgjeve apo i referohej aktit primar të nisjes së Revolucionit Borgjez Francez, i cili sipas zhvillimeve të reja ka rezultuar një fake news.
Se nëse i referohet Bastijës si burg, Sali Berisha ja ka kaluar Roberspierit me kohë, pasi në 1997, hapi të gjitha burgjet, e pak muaj më pas votoi me shumicën e PD-së në Parlament amnisti për kapo bandash që ishin dënuar edhe për vrasje të shkallës së parë. Sipas atyre që historinë e njohin mirë, nuk ka asnjë precedent në historinë botërore, edhe në vendet më primitive që kishin hyrë në shekullin e e 20 në shtetet kombe.
Por ata po ndjellin një revolucion të llojit të ri, atë që ata e quajnë revolucionin selektiv, një lloj revolucioni hibrid, që rritet si puna e rrushit që e mbjellin bujqit që përtojnë ta spërkasin dhe e lënë të tharët.
Me një fjalë, të sulmohen vilat e rezidencat e atyre politikanëve që janë sot në pushtet. E është e bukur, se ca që po konkurojnë për postin e Che Guevarës, edhe pse nuk kanë pamjet e flokët e El Comandante-s, kanë qenë shefa të policisë financiare në vitet e para të pas “Revolucionit Demokratik”, ku lekët fitoheshin me kilogram. Pikërisht atëherë, kur kolegu shqiptar i Che Guevara-s hapi bingot, kazinotë e piramidat financiare.
Interesante është se po sjellin edhe kujtesën e piramidave; Sudes, VEFA-s, Gjallica-s. Në fakt mirë do të ishte të zbardhej e vërteta se ku shkuan paratë e piramidave. Kush e betonizoi bregdetin shqiptar dhe kush i ka vilat në Gjirin e Lalzit, apo në Dhërmi, Palasë, e në pjesën e tankërllëkut shqiptar.
Nëse revolucioni do bëhet, nuk ka pse të jetë selektiv, por t’i fshijë të gjithë, se fundja edhe me vila, edhe idhtarë të Che Guevara-s, sikur nuk shkon.
E kjo nuk është fare shaka, e as një histori e stisur nga lart siç është revolucioni berishian, por një ndjesi që vjen nga publiku, i cili është i mllefosur me ngrefosjen e kastës politike që jeton në luks me paratë e korrupsionit.
Nëse nuk e bën SPAK ndarjen e shapit nga sheqeri, në një moment vakumi, kjo do të jetë “Sri Lanka” shqiptare. Pasi jemi vend i vogël dhe i dijmë mirë se ku i kanë e si i kanë bërë vilat “roberspierët” e “che guevarat” shqiptarë.
Por nëse do ta përmendin sërish 1997-n duhet ta dijnë se Shqipërinë nga ai budallallëk i politikanëve vampirë e shpëtoi NATO, që solli një forcë ushtarake për të na mbrojtur nga njëri-tjetri. …
TemA
Che shqiptar egziston . Eshte Parid Qazim Turdiu shqiptari me i famshem e inteligjent i te gjitha koherave- Bashkohuni me Partine e Qendres
Ne kerkim te diktatures Putiniane. Serbo-shpellaret kerkojne qe te fshijne bythen me voten dhe vullnetin e popullit.
Po mir ky pata mendon se po ben llogarine e rames kur thote qe ska ne CHE? Sepse mund te lexohet edhe keshtu ani qe ska nje che sot, e rendesishme eshte qe nga kjo analize rama na qenka nje batista
Amon vetem banjon e maces Sasha te Viles se Nafije dybekut ma keni kujdes .Se macja Sasha eshte dhe antare e byrose politike te komitetit qendror te leshelise .
Nuk e kuptova dot keto 5 vjet , nese ky Blushi i Presidences eshte nje idjot qe fryhet si ka.r, apo eshte person me te cilin ka bere Miljona Ilir Meta , dhe i fsheh nepermjet Blushit? PS duhet ta hetoje pasurine e tij.
Shkrim koti. Kam pershtypjen se as vete Pata nuk di me thane cdon me dash me than .
Me fal po Che nuk ka qene as mafioz e as hajdut , ai besonte ne ideale , sikur svehte krahasimi.
keni marre fund nga cdo kendveshtrim ,edhe krahasimet me te thjeshte e ordinere ,nuk dini ti pershtatni .
Çe Gevara. Shkruhet Çe Gevara.! Meso o njeri te shkruash shqip e pastaj te na japesh mend ne. Shqip i lakohet emri ne trajten e shquar Çeu, Çeut, Çeut, Çeun Çeut. Ne trajten e pashquar Çe, Çeu, Çeu, Çe, Çeu. Jo Che-je se nuk eshte grua. Vetem po e oate njohur ti me mire. Nuk jeni ne gjendje te zbatoni me arsye as dy rregulla elementare te shqioes e na çani koken me artikuj ne nivel çilimijsh. Mjere ne! Une kam bindjen se ata ne Sri Lanka e flasin dhe shkruajne gjuhen e tyre me mire se keta palo gazetaret tane shqioen
Të lumtë !
Rrini aty mire jemi ne opozite deri sa te vdisni,ate koke keni!
Perfundimin e tyre do ta kene si CHE-ja ! Koqen e plumit ne lule te ballit…..!!!!
Sa here ju te majteve ju duket se ju preket sado pak c'qeverisja, aq here ju kujtoheni per 97-ten. Nje pyetje kam, mbas 97-es, ne pushtet erdhet ju, per 8 vjet, perse nuk bete transparence te fajdeve, dmth ku shkuan, cili politikan, apo cilido qytetar, mori pare nga fajdet. Nuk ju dolen 8 vjetet e para, tani keni prap 9 vjet ne qeveri, perseri asnje transparence per piramidat. Qeveria e Berishes, per tre muaj ndau paret e poullit e te Xhaferrit, me 52 dhe 60%. Lideri juaj Nano premtoi se do i kthej leket 100%. U be nje komision hetimor, kryetar Spartak Ngjela, perfundimi i komisionit, qeveria nuk ka aspak lidhje me fajdet. A me thoni pak cfare interesi kishte Berisha te hapte burgjet, apo depot? Keto te burgosur apo armembajtesit ishin me Berishen apo kunder Berishes? Per mua Berisha ishte nje frikacak, qe nuk diti te reagoje, por e la popullin ne dore te ju krimineleve, dhe qe ishte interesi juaj ngritja e njerzeve e tregoi fakti, se cili perfitoi nga kjo perplasje, ju te majtet qe moret pushtetin, apo populli qe mori i qete leket 100%.? populli mori nocrokun. Historikisht ju te majtet e keni perdorur dhe perbuzur popullin, prandaj sot cilido shqiptar qe urren vjedhjen, shtypjen, padrejtesine eshte nje Che.
Fronti I shpëtimit kombëtar ka udhëzimet e duhura si duhet vepruar.
OK Z.Pata.Meqënse SPAK ka lindur i vdekur nga frika e Che..dhe populli majt është i sigurt në fitoren e E.Ramës në 2023 dhe 2025..po ja fut një sy gjumi derisa Sb me 44.000 luftëtarët e tij dhe të ardhurit nga Kosova(Sërb) që u fali NAFTËN ARMËT,nga Jugu Grek që u ka falur DETIN,JUGUN PËR VORREZA..dhe të bëjë një 96,97,98..të dytë.Këtu e ka shpresën Sb,IM dhe ithtarët e tyre të kamur prej tyre 1992-2013..!
Kandidati me potent per te mare rolin e Ce Gevares ne revolucionin Nafijedybekobaxhelljan, Nikollabythqirolehesjan,Lefterohunderromaliqjan eshte Klevis krrici i faro pace pilafit me kollaro, me dy gishta lart hipur mbi furgonin e policise duke bere garipin para shpellareve te Astirit.