Rinumërimi i votave, anëtari i KAS: Ka mbaruar vetëm 10 përqind e procesit. Deri tani ka vetëm gabime njerëzore, partitë e mëdha…

19 Qershor 2025, 11:12Politika TEMA
Rinumërimi i votave, anëtari i KAS: Ka mbaruar vetëm 10

Rinumërimi i votave në qarkun e Tiranës dhe disa qarqe të tjera vijon me intensitet. Sipas Ledio Brahos, anëtar i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), deri tani është përfunduar vetëm rreth 10% e procesit, ku janë evidentuar kryesisht gabime njerëzore.

Stafi i KQZ po vazhdon numërimin e votave, ndërsa në rastet kur votat kanë qenë të diskutueshme, KAS ka marrë vendimet përkatëse. Partitë e mëdha raportohet të kenë humbur vota gjatë këtij procesi, ndërsa te kandidatët janë vërejtur lëvizje të ndryshme votash, të cilat lidhen me subjektivitetin e grupeve të numërimit.

Sot procesi do të zhvillohet në dy turne, ndërsa rinumërimi në Tiranë kërkon më shumë kohë për shkak të numrit të madh të kandidatëve. Qëllimi është që rezultatet të shpallen sa më shpejt.

Ledio Braho, anëtar i KAS: Stafi i KQZ po numëron votat. Kur votat kanë qenë të diskutueshme, KAS ka vendosur. Janë numëruar më pak se 10 përqind e të votave. Partitë e mëdha kanë humbur vota nga procesi. Edhe te kandidatët ka pasur lëvizje votash, kanë qenë vota të diskutueshme, janë çështje subjektiviteti të grupeve të numërimit. Deri tani parregullsisë kanë qenë njerëzore. Dje u rinumëruan 87 qendra votimi, sot procesi i rinumërimit do të jetë me dy turne. Qarku Tiranë kërkon kohë fizike më shumë, duke qenë se ka më shumë kandidatë. Qëllimi është që sa më shpejt të dalë rezultati.

1 Komente

  1. X
    Xha Kasemi nga Çepani.

    Mos i harxhoni leket kot,se asgje nuk ka per te ndryshuar. Humbsi gjithmon do te mbrohet. Edhe skudrat e futbollit gjejne arsyetime te kota kur humbin. Jo ishin te gjate lojtret kundershar , jo qem te dobet ne mbrojtje,po jo kepuca ishte pak e madhe eme doli nga kemba, jo po ishte pak vape..... Jo po ,jo po..... Edhe opozita po bene 12 vjet qe fajin ia hedh fituesit. Jo po gjetem karta indetiteti te flakura,por nuk i morem. Jo po filmuam dy makina qe qendruan ne rruge dhe patjeter kane shitur eblere vota. Jo po na doli nje tren bullgar, por lokomotiva s'na paska patur nafte... Po nuk tnone vendin ku kembeheshin fletet e votimit, si ishin gjetur vulat e qendres se votimit,se dihej qe fleta pa vula delte e pavlefeshme... PO si trimat e PD nuk i pane kur nderronin fleten 1 dylymeshme te votimit.... Nuk paraqiten nje deshmitar qe te thote : Po une e kam shitur voten x euro. ose ky vepronin bandat,se banden e PD ne Vore e pame.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje