Sali Berisha nis hetimet ndaj... Lulzim Bashës

26 Shtator 2022, 17:09Politika TEMA

Sali Berisha nis hetimet ndaj... Lulzim Bashës

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar ngritjen e një grupi auditi për financimet ruse në PD.

Burime nga kryesia e PD-së bëjnë me dije se do të merret nën hetim ish-kreu o PD-së, Lulzim Basha për veprimet e tij në raport me donacionet në zgjedhjet e vitit 2017.

Grupin e auditit ndaj Lulzim Bashës do ta  drejtojë Ledina Mandia.

Sali Berisha theksoi se pasi të bëhet transparencë nga grupi i auditit, strukturat e PD do të mblidhen dhe do të vendosin për fatin e Lulzim Bashës në PD

Vendimi është marrë këtë të hënë në mbledhjen e Kryesisë dhe Sekretariateve, struktura që janë zgjedhur nga Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit.

Theksojmë se më herët Berisha gjatë në një konferencë për mediat kërkoi rihapjen e hetimit për të bërë transparencë të plotë për këtë çështje, pasi sipas tij, Basha ka marrë çdo provë apo dokumente nga selia blu para se të largohej.

Ai tha se pasi të bëhet transparencë nga grupi i auditit, strukturat e PD do të mblidhen dhe do të vendosin për ”fatin” e Lulzim Bashës. 

Më shumë se dy javë më parë në SHBA u publikua raporti për financimet ruse të PD në zgjedhjet e 2017 ku thuhej se Rusia ka finacuar feshurazi Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në zgjedhjet e 2017.

Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende që nga viti 2014 dhe presidenti Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik në mbarë botën, sipas një zyrtari të lartë amerikan.

Sipas zyrtarit që foli me median, ky është përfundimi në të cilin arrin një raport i komunitetit amerikan të zbulimit i cili ka analizuar financimet e Rusisë “në mbi 24 vende gjatë viteve të fundit në një përpjekje për të manipuluar demokracitë nga brenda”.

Sipas një burimi me njohuri mbi raportin amerikan të zbulimit, Shqipëria është një nga këto vende.

“Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”, tha burimi i qeverisë amerikane.

Burimi nuk dha hollësi të mëtejshme për rastin e Shqipërisë. Por viti 2017, emri i Partisë Demokratike dhe shifra e përmendur prej 500 mijë dollarësh përkojnë me hetimet që janë hapur në Shqipëri në atë kohë ndaj PD-së bazuar në deklarimet që firma lobuese amerikane ‘Muzin Capitol Partners’ ka raportuar se ka marrë nga PD-ja.

Firma lobuese amerikane kishte dekaruar në vitin 2018 në Departamentin amerikan të Drejtësisë, se ajo kishte marrë gjithsej tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017.

Pagesa e parë mban datën 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera, sipas deklararimit janë bërë nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë.

Në një artikull të gjatë hulumtues rreth këtyre pagesave për Muzin Capitol, revista amerikane Mother Jones ngrinte dyshime se pas një pjese të pagesave të bëra nga kompania “Biniatta Trade LP” me bazë në Skoci, për aktivitete lobimi në favor të PD-së para zgjedhjeve të vitit 2016 në Shqipëri, qëndronin biznesmenë rusë.

Në deklarimet e firmës Muzin për Departamentin e Drejtësisë thuhet se pagesa ishte bërë nga Partia Demokratike. Megjithatë shifra prej 500 mijë dollarësh figuron në kontratën me Biniattën dhe jo me PD-në, sipas Mother Jones.

Autoritet shqiptare hapën hetime lidhur me këto pagesa, duke thënë se “paratë janë paguar nga një kompani kompani offshore dhe se Partia Demokratike nuk ka raportuar në mënyrë të rregullt, pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, paratë e shpenzuara, duke iu shmangur kështu legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave”.

 

12 Komente

  1. N
    Non grata Berrisha komunisti fundit i ballkanit

    Estrada e Ballshit ....Lulja ka perjashtuar nongrata Berrisha nga PD tani nongrata Berrisha do perjashtoje Lulen nga PD vetem ujku Cerrikut dha Arjan Cani e kuptone kete histori

    1. V
      Vranakonti

      Me sa kuptojm neve se Lul Basha nuk eshte i partise se foltores se Sali Berishes,ai eshte i PD-ke dhe Saliu nuk ka pune fare me Lul Bashen. Saliu duhet te hyj ne negociate me Enkelejd Alibeun,te bisedoj me ate e pastaj te meret nje vendim. Nqs duhet hetuar Basha,ate e heton partia e tij PD-ke dhe jo partia e foltores se Sali Berishes.

    2. T
      Tan_Tironci

      E po qija jeten ktij muhabeti. Ky nuk eshte kulmi.... prisni..... Salheja do te dale i palagur. Ksaj i thone: Mbyll vesht e tua kur ti gerthet, qe mos te degjoje komshija

      1. K
        K

        Haha kur te iki dhe lulushi per lesh Bubi, jo po kruje me salen o lul brava.

        1. e
          emigranti

          grup hetimi te forte ka ngritur gjithe servilat ,hajduterit dhe kriminelat e vete qe te shpetoje vete

          1. c
            ce

            Antare te grupit te auditit per parate ruse qe ka mare foltorja e Vicidolit do jene: Sali Lush kryebanditi flokepaqethur, Strazua me patllake dhe republike ne koke, Muli kryevagabondi , klevis krrici i faro pace pilafit me kollaro me dy gishta lart hipur mbi furgonin e policise duke bere garipin para zyres se Lulzim Bashes.

            1. L
              Londer

              Se mos perfundon si gjyqi ne paris, meqe ra fjala, si shkoi ai muhabeti gjyqit ne paris kunder sekretarit te usa???? Mund edhe ta pyesin gazetaret e tredhur apo ju shkon shtat se pronaret e tv ku punojne, qe pastrojne parat e pista te cdo llumi i heqin edhe ate 300 mij leke rroge qe marin. Vaj medet si u katandis ky vend, ne vend te ngrihen njerezit per hallet e tyre se ju ka shkuar thika ne place atije ku nuk mban me, jo mere xhan ste le maloku edhe ai injoranti i skraparit, te njollosin cdo iniciativ te njerezve te ndershem qenuk kane me as sheshin se e ka zabtuar dy kermat qe jane kthyer kancer malinj per kete vend, ska faj rama qe hardalloset ne suita te shtrenjta ne new york fundja me keta dy kerma qe i mban fort pas vetes do e bej pushtetin te trashgushem tek femijet e tij keshtu si po shkon puna. Ah si nuk paska nje Zot per keta kufoma te na i qeroj nje here e pergjithmone

              1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                Përpjekjet e Berishës për të dalë i "pastër" brënda grupit servil të tij. Basha nuk ka pasur kurajon për të fshehur 500000 €,ku qytetari dixhital çdo ditë trumbeton te se dinte çdo gjë në këtë vend. Është mjeshtër për t'ja hedhur fajin të tjerëve dhe njëkohësisht i paturpshëm.

                1. G
                  Gezuar Baftjar

                  Kryetar duhet dr prof .Zhelal Mezati se verem ai me zgjuresine e tij mund ta zbertheje

                  1. G
                    Gezuar Baftjar

                    Kryetar duhet dr prof .Zhelal Mezati se verem ai me zgjuresine e tij mund ta zbertheje

                    1. L
                      Luci

                      Thjesht hakmarrje provincialesh, gjasme per te treguar qe ky kokrra e komunistit esht dorjasht nga kjo histori hahahaha, kta te shkrijn gazit, ku kishte shance luli te bente gje pa i then ky zderrja. O shoku Sali, bej ca te dush, non grada dhe komunist do ngelesh deri ne fund!!

                      1. K
                        Këshilltari Presidentit BEGAJ

                        Po të kishte fituar Luli, të gjithë do i thonin bravo, ndërsa tani dhe financimi i duhur hidhet poshtë.

                        Lini një Përgjigje