Samiti për Ukrainën! Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të vizitojë Shqipërinë më 28 shkurt

13 Shkurt 2024, 10:49Politika TEMA
Samiti për Ukrainën! Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të vizitojë Shqipërinë për herë të parë më 28 shkurt.

Tirana do të jetë mikpritëse e një samiti për Ukrainën, ku padyshim fokusi do të vendoset tek lufta Ukrainë - Rusi, ndërsa i pranishëm do jetë edhe vetë Zelensky.

Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që paralajmëroi nga Shkupi samitin dhe vizitën e Zelensky në Tiranë.

Një ditë më pas, 29 shkurt, kryeqyteti do të presë liderët e Ballkanit Perendimor, ku fokusi do të jetë rrugëtimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE, si edhe zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, i cili synon të zgjerojë përfitimet e Tregut Unik të Bashkimit Evropian në rajon përpara anëtarësimit formal, me synim kontributin pozitiv në rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e konvergjencës socio-ekonomike me BE-në.

 

 

3 Komente

  1. K
    K

    Mos i jep ndonje lek koqja piktorit se vdes per t'u dukur pak para botes. Ja merr pensionisteve nga goja

    1. M
      MC Canada

      Kryeministri me I mire në historine tone ! ????????????????

      1. P
        Populli

        ..do deklaroje per njohjen e Kosoves...nuk eshte pak kjo...

        Lini një Përgjigje