Berisha nga maja e ballkonit: Edi Rama, i tronditur nga bashkimi i PD, po kërcënon me zgjedhje. Por ne s'hyjmë në zgjedhje

13 Shkurt 2024, 09:52Politika TEMA
Berisha nga maja e ballkonit: Edi Rama, i tronditur nga bashkimi i PD, po

Sali Berisha tha dje nga maja e ballkonit se, Edi Rama është tronditur nga bashkimi i PD-së dhe po kërcënon me zgjedhje të parakohshme.

Por Berisha e paralajmëroi Ramën se zgjedhjet do të bëhen kur të dojë opozita dhe se do të jetë fundi i tij.

"Theksoj se ky bashkim nuk ishte i thjeshtë pas përplasjeve të forta të vjeshtës së vitit 2021, por ky bashkim ishte bashkimi më i natyrshëm i politikanëve të përgjegjshëm, atdhetarë, demokratë, të mandatuar nga elektorati i PD.

Ky bashkim ishte akti më i përgjegjshëm para zgjedhësve shqiptarë, dhe në veçanti para jush, demokratë të këtij vendi.

Ky bashkim është padyshim akti më i mirëpritur për çdo demokrat që pa përfaqësuesit e tij të bashkohen në mbrojtje të interesave të tij dhe që shohin te ky bashkim rrugën më të sigurtë drejt fitores.

Por duhet të jeni të sigurt se ky bashkim është pritur me tmerr nga kreu i organizatës kriminale, Edi Rama, i cili bëri gjithçka, përdori mjetet më antidemokratike, mohimin e të drejtave themelore të deputetëve, arrestimin e liderit të PD, vetëm që ky bashkim të mos ndodhte.

Edi Rama, sot i tronditur gjer në shpirt, përpiqet të kërcënojë me zgjedhje.

I them Edi Ramës se zgjedhjet do bëhen kur të dojë opozita dhe se ti ke fundin tënd.

20 shkurti është dita e triumfit të opozitës.

Së fundmi miqtë e mi, ky bashkim i politikanëve, deputetëve tuaj, në diversitet, në shumësi mendimesh, e bëjnë forcën tonë politike më demokratike, më të fortë se ndonjëherë.

Ky bashkim tregon se opozita është sot gati për fitore. Se opozita ka zgjuar luanin e fjetur të shqiptarëve dhe se me 20 shkurt, nis betejën pa kthim në sheshet e Tiranës kundër diktaturës së Edi Ramës.

Më 20 shkurt, shqiptarët, demokratë, të paparti, socialistë të zhgënjyer, të gjithë në këmbë, të gjithë në Tiranë për të inauguruar pranverën e demokracisë.

Më 20 shkurt, beteja jonë fitimtare ta bëjmë Shqipërinë si Europa, Zoti ju bekoftë ju, shqiptarët, Shqipërinë, PD-në", tha Berisha.

5 Komente

  1. T
    Treni

    Ja të shikojmë sa veta do e votojnë. Sa persona janë anti-ligj dhe anti SHBA... Do e shikojmë. Personalisht i uroj fitore këtij këllirës, që ta bëjë më pis Shqipërinë sesa është sepse ndoshta vetëm kështu i hyjnë mend shqipove.

    1. S
      STRUGA

      Ha mut sa të duash, je i mbar(rr)uar para shqipëtarëve dhe Shqipërisë. The End Mister ,më falni (muti) i mbaruari Berisha. Je duke dhënë shpirt, ashtu si e duan shqipëtarët, tik, tak, tik tak… koha jote mbaroi!

      1. S
        Shpend

        Une nuk shpresoj ndinjehere se ky njer mund te behet normal . E keqja eshte se po shtohen radhet e demokrateve me te tilla simptoma dhe po zhduket opozitarizmi ne politiken shqiptare . Kjo gje nuk I sherben demokracise . Me vjen çudi me priftin Gjekmarkaj qe deri dje predikonte tjeter gje dhe sot pranoi qe te kete Saliun kryetar . E paste me jete se berishizmi eshte injektuar there ne gjakun e priftit me shoke .

        1. a
          adashi

          o zot si eshte e mundur qe ka akoma qenie njerzore qe dogjojne dhe shijojne keto gomarlleqe

          1. P
            Populli

            ...oh...neser vjen Blinken....shifni kur te bjere nga ballkoni krimineli,bastardi serbomalazez,Saleh berrisha!

            Lini një Përgjigje