Çuçi: Nuk ka paradoks më të madh sesa të mbetet Shqipëria pa një opozitë të koordinuar

12 Shkurt 2024, 20:50Politika TEMA

Çuçi: Nuk ka paradoks më të madh sesa të mbetet

Në një intervistë në “Real Story” në ABC News, kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi foli për situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek takimet e zhvilluara të grupit parlamentar si edhe Asambleja e PS.

Gjatë kësaj interviste, kreu i grupit parlamentar të PS tha se në këto takime është bërë një “skanim” i gjendjen së bazës.

Sipas tij Partia Socialiste është e vetmja që mund ta çojë Shqipërinë përpara, ndërsa shtoi se nuk ka paradoks më të madh se sa vendi të jetë pa një opozitë.

“Situata është paradoksale, por është paradoksale në krah të kundër. Nuk ka paradoks më të madh se sa të mbetet Shqipëria pa një opozitë të koordinuar. Sa na takon ne si PS, të gjitha veprimet që kemi bërë dhe të gjitha strukturat e PS që prej Kongresit të fundit, janë një agjendë e paracaktuar që do na çojë deri në fushatën elektorale të vitit tjetër. Në funksion të saj ishte edhe mbledhja e Asambleja, në takimin sot me grupin parlamentar nuk bëmë gjë tjetër, veçse koordinuam detyrat. Në mars do të ketë një tjetër Asamble. Dje dhamë llogari apo diskutuam çfarë kemi bërë dhe pas një muaji secili do ta japë llogari për detyra që ka. Ne oponencën e bëjmë, kur merret vendimi për diçka jemi solid në qëndrimin tonë. Kjo është një nga vlerat që lidershipi i PS e ka krijuar pas shumë turbullirave që ka pasur edhe PS në momente të caktuara”, tha ai.

2 Komente

  1. R
    Real

    U be dhe ky breke gri:::r te flase me cinizem. Kulmi !

    1. H
      Hordhia e ndyre e Sali Rrumpalles

      Vërtet, Real. Po nuk ka faj. I ka ardhur dita. Gruaja e beri minister, dhe ky kujton se u be vete. Por perseri nuk ka faj. Persa kohe është Berisha të opozita, qëveria hedh valle, dhe brekegrisurit bëhen pashallarë.

    Lini një Përgjigje