Leja për betimin si kryebashkiak, zbardhet kërkesa e Fredi Belerit për Gjykatën Kushtetuese

12 Shkurt 2024, 20:30Politika TEMA

Leja për betimin si kryebashkiak, zbardhet kërkesa e Fredi Belerit

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar përshpejtimin e vendimit nga ana e kësaj gjykate në lidhje me betimin e tij.

“Ju drejtohem Ju që jeni gardianët e Kushtetutës, që të dëgjoni lutjen time dhe të banorëve të Himarës për caktimin e një date sa më të shpejtë të gjykimit të kërkesës time, duke parë që ka kaluar kohë e gjatë prej 1 viti që pushteti qendror ka cenuar të drejtën e zgjedhjeve në Himarë”, thuhet midis të tjerash në kërkesë.

Kërkesa e Belerit vjen pak ditë, pasi Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj tha se çështja ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese, është duke u përgatitur, por ende nuk është gati.

Ajo shtoi se nuk ka asnjë kërkesë për përshpejtim të procesit në lidhje me masën e sigurisë.

“Në datën 28 shtator 2023 GJK ka marrë në shqyrtim dhe ka vendosur kalimin e saj në seancë plenare. S’ka ardhur në proces, është duke u përgatitur, janë duke u marrë materialet. Në momentin që një çështje bëhet gati dhe relatori është gati kërkon datën dhe vendoset. Nuk na rezulton të kemi kërkesë për përshpejtim nga palët e përfshira në proces”.

Kujtojmë se Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.

Ai nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin.

Kryebashkiaku – i cili ndodhet në burg – akuzohet për blerje votash për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Ai u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve vendore dhe që prej atëherë vijon të qëndrojë në paraburgim.

Ndërkaq, vetëm disa javë më parë Gjykata ka vendosur të mos e lejojë kreun e zgjedhur të Bashkisë Himarë që të betohet në krye të institucionit administrativ bregdetar.

5 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Fredi Beleri duhet te denohet me burg se eshte kriminel. Ai jo vetem ka vjedhur votat por ka mare pjese diirekt ne masakren e Peshkepise ku vrau dy ushtarak te pafajshem.Ai duhet te denohet me burgim te perjetshem.

    1. J
      Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

      E tmerrshme se si për drejtësinë shqiptare, halli i vetëm është revanshi i një vrasësi që ka lyer duart me gjak shqiptarësh dhe që së bashku me një copë muti si Anastas Janullatos që zhvarros varre shqiptarësh, së bashku me shtetin gjenocidal grek dhe kakat e qenit si Sali Berisha dhe Ilir Meta po kërkojnë me çdo kusht copëtimin e Jugut të Shqipërisë. Atë që Serbia po bën gjithçka ta nisë në veri të Kosovës, Greqia po e përfundon urtë e butë me mbështetjen e amerikanëve, BEsë, dhe motërqirëve shqiptarë.

      1. J
        Jari N

        Po ça kërkon ky " MOSTËR ", ky duhet të kalbet nën dhe jo në burg, ky gjakatar e ka vendin në Xhehenem.

        1. G
          Gjeli

          Ligji e ka qe te betohet brenda 3 muajve jo tre vite,rrumpalle hesapi

          1. D
            Drejtësia s'duhet të tolerojë kriminelin Beleri

            Po çfarë pune ka Gjykata Kushtetuese me një kërkesë të tillë të Avokatëve filo-Grekë të kriminelit Fredi Beleri, ndërkohë që gjithë shkallët e tjera të Gjyqësorit me në krye SPAK dhe GJKKO e kanë dënuar tashmë. Beleri është ASFALIA Greke në Himarë, që është kapur me fakte duke paguar Euro për Votë, pra; korrupsion për Votë, që kudo në Botë dënohesh me burg dhe s'puth më gjëkundi pasi del nga burgu. Gjykata Kushtetuese duhet t'a refuzoj këtë kërkesë tinzare të ASFALISË, jo e Avokatëve të Barletit.

            Lini një Përgjigje