Bardhi dorëzohet te Rithemelimi: Bëra betejë për lidership të ri, por dështova, tani s'do i bie murit me kokë

13 Shkurt 2024, 09:20Politika TEMA
Bardhi dorëzohet te Rithemelimi: Bëra betejë për lidership

Zgjedhja për t’iu bashkuar Rithemelimit Gazment Bardhi ka deklaruar se ka ardhur pasi ka bërë betejë për lidership të ri por ka dështuar. Në këto kushte ai thotë se i është bashkuar shumicës duke humbur betejën që kishte.

 “Kemi 5 muaj që themi se do të ndodhë së shpejti bashkimi i grupit të PD-së. Unë e kam thënë që nuk e kam asnjë kompleks që të bëj mbledhjet e grupit në selinë e PD-së.

Një lidership i ri do ishte zgjidhja optimale për PD. Mirëpo kjo është çështje e asaj si unë e shikoj dhe gjykoj situatën. Për fat të keq mendimin tim nuk e ndan shumica e anëtarëve të partisë.

Pyetjet për Uashingtonin u ngritën mbi bazë të teorive që nuk qëndrojnë... Nëse shumica e anëtarëve do ndanin të njëjtin qëndrim si unë do ishte ajo zgjidhja që do përqafohej nga partia. E vetmja zgjidhje që mbetet po do duhet të respektohet vullneti apo dëshira e shumicës së anëtarëve.

Pra ne nuk duhet të mbetemi peng, kemi humbur shumë kohë nga ky debat. Kemi humbur dhe lidhjen me qytetarët. Duke ruajtur qëndrime e ndryshme që kem9i ë bëhemi të gjithë bashkë dhe të përpiqemi të ngremë atë frymë të nevojshme së pari për strukturat e partisë por edhe nevojës së qytetarëve.

Nëse do vazhdonte ky debat për një zgjidhje siç e mendoja unë ne do shkonim në zgjedhjet e ardhshme të përçarë”, tha Bardhi  i ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv. 

Gazetarja Danjela Maloku: Bardhi në vizitën në SHBA ka takuar një prej figurave më të rëndësishme, Escobar që e ka pasur të qartë qëndrimin në lidhje me çështjen e non gratës.

Cilat ishin mesazhet gjatë takimeve me Escobar dhe figurat e tjera? Po shoh se ka përpjekje të zotit Bardhi për ta shmangur betejën për pozicione brenda PD. Një nga diskutimet në mbledhje ishte që bardhi të bëhet nënkryetar i Rithemelimit siç u propozua nga Leskaj. A do pranonit? 

Gazment Bardhi: Sa i takon pozicionit që kam unë është ai i kryetarit të grupit parlamentar të PD. Jam zgjedhur me vullnetin e shumicës dërrmuese të kolegëve brenda grupit parlamentar dhe betejat e mia dhe çdo vendimmarrje që marr brenda Pd nuk e kam lidhur kurrë me titujt personalë. Detyrën që kam pasur e kam konsideruar si përgjegjësi.

Unë jam në PD. Isha në mbledhjen e këshillit kombëtar sepse njoh vullnetin e anëtarëve. Në PD duhet të kishim një zgjidhje tjetër, ky ka qenë qëllimi im. Nuk e kam fituar atë betejë. Por në këtë moment qëndrimi im është pakicë. Pasi kam bërë betejë, që të ketë një lidership të ri në PD. Nuk ia dola në atë betejë... por nuk ka më kohë për ta vazhduar atë betejë.

Kam dështuar në përpjekjet e mia. Nuk jam te politikanët ku humbjet i shohin si fitore e pranoj realitetin politik sepse ndryshe do isha i pavërtetë. Jam me këmbë në tokë bëj beteja për gjëra që i besoj kur shikoj që nuk arrihet objektivi nuk jam i marrë t'i bie murit me kokë.

1 Komente

  1. U
    Ushtari.

    O bardha nuk behesh dot don kishot eshte zene vendi.Shume shume ti mbetesh nje sanco.Po ku ke bythe ti te besh beteje per lidership.Trus bythen aty ku je e beje punen e nje megafoni te prishur qe ben vetem rrek rrek rrek.O gaz vetem ne organizaten e 17 majit mun te rregjjstrohesh ti por edhe per atje duhet te kalosh ca prova te pranojne apo jo po them se i ploteson kushtet e do ta kalosh proven me suksese.Suksese bardha ne kete detyre te re.

    Lini një Përgjigje