“Imoraliteti politik i Gaz Bardhit”, Gjikondi rendit sulmet e tij ndaj Berishës

13 Shkurt 2024, 09:14Politika TEMA
“Imoraliteti politik i Gaz Bardhit”, Gjikondi rendit sulmet e tij

Lidhur me zhvillimet më të fundit, për një lëvizje drejt bashkimit të PD-së, juristja Brisida Gjikondi u shpreh se kemi të bëjmë thjeshtë me një “imoralitet politik të Gaz Bardhit” dhe për këtë, sipas saj, mjafton të lexohen statuset e Bardhit ku ai godet Berishën, ku i thotë se ka vrarë 26 veta në Gërdec për biznesin e familjes.

“Bardhi ka shkruar: ''Atyre që sot Berisha u duket si shpëtimtar, kjo ka lidhje vetëm me hallin e vrasjes së 26 qytetarëve për korrupsionin e familjarëve të tij''.

''Beteja me SHBA është betejë personale e Berishës dhe duhet të mbetet vetëm e tij. Demokratët kanë nevojë ti kenë në krah SHBA-të dhe për të ardhmen e tyre të Shqipërisë''.

"Sali Berisha ka lajmëruar një tjetër akt përcarës të Partisë Demokratike. Interesi i Berishës është përcarja, zvoglimi, lufta dhe armiqësia mes demokratëve dhe ndërtimi i një partie personale që i shërben vetëm interesit të tij personal". 

Janë postimet e tij. Duke menduar se po afrohet te Berisha, meqë ka ngelur bosh, mendon se do të përfitojë.

Por Berisha prap do të shkojë te Meta. Bardhi nuk ka marr atë që ka dashur në SHBA, ndaj shkoj te ballkoni. Kemi Salianjin me hu në dorë, kur Berisha sulmonte PD-në.

Imoralitet dhe interesa personale, nuk ka asgjë tjetër. Janë kaos dhe anarki të plotë. Tani e kemi poshtë ballkonit Bardhin. Krahu i Berishës nuk është PD, por është bajraku i Berishës.

Kaq është. Ka shkuar në gjunjë te Berisha. Shkon si një servil. Të gjithë aty janë si mercenar të Berishës. Ka shkuar në shërbim të Berishës. Nuk do shumë mend të kuptohet kjo. Bardhi hëngri atë që volli. Mirë ti bëjë”, tha Gjikondi në emisionin ‘3D’ në RTSH. 

 

Lini një Përgjigje