Përfaqësuesi ligjor i Enkelejd Alibeaj në Partinë Demokratike, Indrit Sefa ka mbrojtur në KAS, ku po shqyrtohet ankimimi i Alibeaj, tezën se autorizimi i Lulzim Bashës, i dhënë në momentin kur ai dha dorëheqjen vlen për çdo datë të vendosur për zgjedhjet në vitin 2023.
"Në dy pika, pika e parë është që sipas interpretimit të komisionerit, pretendon se nuk është mjaftueshëm i qartë autorizimi sa i përket datës specifike të zgjedhjeve.
Ngatërron dy lloj e autorizimeve, i posaçëm dhe i përgjithshëm. I posaçëm është për një veprim konkret, në këtë rast kemi të bëjmë me autorizim të përgjithshëm. I ka të gjitha tagrat.
Kjo nuk duhet të kishte përbërë arsye për të refuzuar regjistrimin e PD-së. Autorizimi i pretenduar si jomjaftueshëm qartë, i referohet zgjedhjeve vendore 2023 sipas datës që do caktonte presidenti i republikës.
Ai autorizim vlen për çfarëdolloj date. Autorizimi i jep tagra të përfaqësuesve për të bërë të gjitha kërkesat për regjistrimin e PD pranë KQZ”, tha Sefa.
Lini një Përgjigje