"Shqipëria do anëtarësohet kur BE të mos ekzistojë më", Rama korrigjon Taylor: Duket si depresion serb

7 Dhjetor 2022, 14:29Politika TEMA

"Shqipëria do anëtarësohet kur BE të mos ekzistojë

Në Bruksel u mbajt një seksion i veçantë ku u diskutua për Samitin BE-Ballkan që u mbajt në Tiranë me praninë e Kryeministrit Edi Rama, Kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviç dhe Presidentit të Maqedonisë së Veriut Stevko Pendarovski.

Pasi iu përgjigjën pyetjeve të drejtuesit të sesionit, i pranishëm ishte edhe një karikaturist i cili parashtroi këndvështrimin e tij për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit. E në fund të fjalës së tij, ai përmendi edhe një shaka që sipas tij ka të bëjë me faktin se kur do të anëtarësohet Shqipëria në Bashkimin Europian.

“Ka edhe një shaka shqiptare që Edi nuk e përmendi, por ata që pyeta nga Shqipëria ma përmendën. Çështja është kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE, dhe përgjigjia është kur BE të mos ekzistojë më”, tha ai.

Por Kryeministri Edi Rama nuk hezitoi t’i përgjigjej. “Më duhet ta korrigjoj pak burimin e shakasë. Ky burim nuk është Shqipëria. Në Shqipëri shakaja ishte ndryshe. Gjatë kohës kur luftonim ishin të dëshpëruar se s’donin të na flisnin. Ishte një europtimisht dhe një europesimist.

Europtimisti tha se Shqipëria do të anëtarësohet në BE bashkë me Turqinë. Europesimisti thoshte Shqipëria do anëtarësohet në BE kur Turqia të ketë Presidencën e BE-së. Ndërsa kjo derisa të mos ekzistojë më BE-ja duket si depresion serb”, deklaroi Rama. 

9 Komente

  1. K
    Kevi

    Me arritjet qe jane bere ne vendin tone jemi te bindur qe do jemi pjese e BE

    1. U
      Universi shprsa ime

      Ik ha nai paçe se e kryve per sot

      1. B
        Besimi

        Besoj te kjo shakaja e fundit : kur te shkrihet BE

    2. R
      Roni

      Rama nuk ia perton askujt

      1. m
        mos ardht dita qe krimineli sali te jet ne pushtet

        kur te vij saliu ne pushtet,ose shqip kur hipi saliu(gomari) ne fik do antarsohet Shqiperia.

        1. L
          Luani

          Mos u hani me Ramën o mik se ini shumë mbrapa .. ta jep xhevatin , si ta duash, me shaka, me seriozitet, në kafe, nl bruksel, me kostum, me tuta .. dhe nl gjuhën që flet ti ..!!

          1. I
            I

            Vetem Saliu na shpeton. Ne 97 ishte qef

            1. A
              Albert

              Shqiperia asnjehere nuk ka qene ne rruge me te drejte se se sa sot per t'ju bashkuar familjes europiane. Pergjigja e Rames, ndonese nje shakaxhi qe te del ne rruge nuk meriton pergjigje, eshte me se e drejte.

              1. E
                E verteta dhemb....

                Thene ndrishe, Albanistan do te marre....te gjatin!

                Lini një Përgjigje