"Si Ilir Meta e kërcënoi Berishën dhe familjen e tij"

23 Shkurt 2023, 09:01Politika TEMA

"Si Ilir Meta e kërcënoi Berishën dhe familjen e tij"

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se Ilir Meta e ka kërcënuar Sali Berishën në vitin 2015, në lidhje me çështjen CEZ-DIA.

Spahiu u shpreh se kërcënimi erdhi pasi Berisha dëshmoi për këtë çështje dhe votoi pro ngritjes së Komisionit Hetimor.

Atë kohë, Meta i tha Berishës në Kuvend se e kishte dhënë dorëheqjen një herë për djalin e tij dhe se nuk do e bënte këtë herë.

Por sipas Spahiut, edhe sot pasi doli nga SPAK-u, Meta kërcënoi Berishën, duke thënë se ai nuk ka vendosur firmë për privatizimin e CEZ.

“Dëshmitar ishte edhe Sali Berisha, i cili në vitin 2015, zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë ka dëshmuar për këtë çështje dhe zyrtarisht ka votuar që të ngrihet Komisioni Hetimor. 

Ilir Meta ka kërcënuar familjen e Sali Berishës në Kuvendin e Shqipërisë, ai ka deklaruar se nëse një herë dhashë dorëheqjen për djalin tuaj, mos mendo se do e jap edhe për këtë.

Ilir Meta e kërcënoi Sali Berishën edhe sot në deklaratë. Nuk kam hedhur unë firmë tha, as për privatizimin, as për kontratën me DIA-n për mbledhjen e borxhit. Kush ka firmosur?Berisha. Ilir Meta tha se nuk e kam hedhur unë firmën”, theksoi ai.

5 Komente

  1. k
    k

    Shteti mafjoz fshatar shqiptar, kishte dy padrnot e mafjes njërin president, tjetrin kryeministër. Edhe Pyesni përse nuk perparon. Në shtetet e komanduara nga mafja pesurohen vetëm familjet e kapove. Sherbetoret e tyre marrin thërrime dhe bejne të fortin me popullin.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trotski

      Boll Ma me keta Hajdute te Shpifur.SPAK Vepro !!! Mos na Zhgenje !!!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Baca-Bajram

        He se keshtu do ja nxjerrin bojen njeri tjetrit keta bastard... Se shpejti do fillojn telenovelat me aktoret e famshem, ajken e krimit dhe korrupsionit, Sa-Hale Breshkani, Like Floririn, Lulushe Byshen etj..., fundi eshte i paevitueshem!

        Përgjigjjuni
      2. A
        Asd

        Qesharake qe SPAK kerkon gjurmet kur ujku eshte perpara.

        Përgjigjjuni
        1. ¿?

          Ne ujna te qelbet gjallojne kryma, si kta te fotos nalt

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje