Spartak Ngjela: Nuk është PD-ja në krizë, por Berisha!

1 Maj 2026, 19:00Politika TEMA
Spartak Ngjela: Nuk është PD-ja në krizë, por Berisha!

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit në politikën shqiptare gjatë një interviste në emisionin “Intervista e Ditës” në Dritare TV, ku u ndal kryesisht te situata brenda Partisë Demokratike, proceset politike në opozitë dhe zhvillimet në kampet e tjera politike.

Duke folur për Partinë Demokratike, Ngjela u shpreh se nuk bëhet fjalë për një krizë të zakonshme, por për një “krizë të thellë politike”, duke e lidhur drejtpërdrejt me figurën e Sali Berishës.

“Nuk është Partia Demokratike në krizë, është Berisha. PD-ja drejtohet nga një figurë non-grata në SHBA dhe nuk ka më fuqi politike në Perëndim,” deklaroi Ngjela, duke shtuar se sipas tij kjo situatë e ka dobësuar ndjeshëm opozitën shqiptare.

I pyetur për skualifikimin e disa kandidatëve nga gara për kreun e PD-së, Ngjela u shpreh se thelbi i problemit qëndron te mbajtja e lidershipit aktual dhe interesat brenda partisë.

Sipas tij, Berisha nuk mund ta çojë Partinë Demokratike në fitore dhe është “i konsumuar politikisht”, ndërsa opozita, sipas vlerësimit të tij, mbetet shumë larg shumicës në sondazhe.

Duke komentuar situatën e brendshme në opozitë, Ngjela theksoi se PD nuk funksionon si një forcë me garë të hapur dhe përfaqësim real politik./K.C/dritare.net

5 Komente

  1. T
    Te fala o Taku nga sigurimsat e PD

    Po more Taku torrollaku, po, eshte Saliu ne krize se PD ka vdekur per ne popullin. Akoma nuk do ta pranosh o Taku se PD e krijuan sigurimi i shtetit dhe komunistet fanatike. Nese kete nuk e pranon, atehere duhet te kesh qene spiun edhe ti qe flet si i dehur pa pire fare alkool.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Taku ka ikur për lesh. Që Berisha është në krize kjo dihet që më 1996ën. Ajo krizë çoi gjithë PDnë në krizë pas atij viti. Tani PDja është komplet jashtë loje. Edhe sikur ta marë Muli prapë PD nuk ka . Ik o Taku se ndonjëherë pi rraki më tepër seç duhet.

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kendoni kengen....

      Nuk është Partia Demokratike në krizë? Jo avokat. PD eshte ne fundin e saj, eshte kufome. E tille u krijua n 1990, qe te perfundonte keshtu, kufome.

      Përgjigjjuni
      1. x
        xha Braho

        Qe te hiqet qafe e keqja e madhe, duhet separi te hiqet e keqja me e vogel qe ushqen te keqen me te madhe. Dhe Berisha eshte e keqja me e vogel. Po nuk u hoq ky nga skenari, nuk bie PS-ja nga pushteti!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arbeni

          Xha Braho,sali maloku është dora vet e keqja më e madhe jo vetëm e pe-des,por e gjith kombit.Është tumorr malinj në trupin e kombit tonë dhe si till sëmundja e tij është e pashërueshme.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje