
“Korrupsioni në Shqipëri ka qenë një gjëmë dhe ka qenë masiv. Deti ishte bërë kos nga korrupsioni. Po të kenë futur lugën do ta paguajnë. Unë kam parë ligjet, ligjet janë të ashpra. Nëse ligjet do zbatohen nuk gënjen dot. Ama vilat janë, shpenzimet janë. Si do operojë SPAK?”
Kështu shprehet avokati i njohur Spartak Ngjela, teksa bën parashikimet për vjeshtën politike në Shqipëri. Sipas tij, Prokuroria Speciale deri tani është duke vepruar në sekret të plotë dhe ashtu duhet të veprojë.
Si jurist ai nuk do të flasë pa fakte juridike që çojnë në hamendësime për arrestime politikanësh, por ai është i sigurt se kush “ka futur lugën në kos” do digjet. E ndërsa Berisha dhe Meta kanë paralajmëruar protesta, Spartak Ngjela thotë se protestat janë shëndet për demokracinë përsa kohë nuk eskalojnë në dhunë.
“SPAK-u ka pasur probleme në lidhje me strukturën e tij dhe shenjat janë që e ka kaluar. E para është financimi. Financimi tani është garantuar nga Kongresi Amerikan. Financimi përmban në vetëvete dhe mbrojtjen. Po përgatiten të godasin një lëvizje të ashpër mafioze që do të kundërpërgjigjet me armë. Tani janë gjërat gati. Pastaj shohim dhe dy iniciativa ligjvënëse që i kemi prezent në parlamentin shqiptar. Një e ka deklaruar opozita, tjetrën mazhoranca.
Njëra është për të rishikuar dhe njëherë ligjin e dekriminalizimit dhe tjetra për të vështruar arsye të tjera të të njëjtit tip. Njëri është për non gratat, tjetri është për heqjen e bllokimit për rishikimin e figurave në funksion të ish-Sigurimit të Shtetit. Të dy këto ligje po futen në parlament dhe kanë acaruar Saliun dhe Metën. Mazhorancat politike nuk i marrin nga qejfi ndërmarrjet për legjislacion të ri. E hisur në të tilla forma, kuptohet se ka brenda një sferë njerëzish që do ti kapë”, ka thënë avokati në Ora News.
Po ta shohësh me gjakftohtësi politikën te ne, menjëherë bie në sy dy pretenduesit për postin e Kryeministrit, Meta dhe doktori, por duhet ditur që rruga është aq e gjatë dhe malore me greminë saqë më duket mission impossible i tyre.
Malore me gremine ????? Paske shkuar per lesh llari ti ore dyli ....o te qifsha doktor kufomen ty ore , po si thua ?? Doktori eshte kantidat per kryeminister eeee?? Mos shkruaj me se je bere i neveritshem ...
Avokat, me vjen keq se jeni dhe jurist. Dy ligjet qe priten te miratohen, bien ne kundershtim me Kushtetuten e Shqiperise, dhe rikthejne luften e klasave. Ishbashkepunetoret e sigurimit te shtetit dhe ishfunksionaret e regjimit komunist, mund te ishin penalizuar para 30 vjeteve per nje kohe te caktuar, ndoshta 10 vjecare, dhe jo tani. Nuk mund te mbaje pergjegjesi Berisha se ka qene sekretar partie para 40 vjeteve, apo Gramoz Ruci qe u largua nga politika aktive, se ka qene minister i brendshem. Socializmi, mire apo keq, ka qene realitet, me shume se gjysma e botes. Ishbashkepunetoret dhe ishfunksionaret, nuk mund te anetaresohen ne partite e djathta, ne rast se e ndalon statuti i ketyre partive, por ata kane te drejte te grupohen dhe te formojne parti politike te spektrit te majte ose jo, dhe ne rast se fitojne zgjedhjet, mund te zgjedhin dhe kryeministrin. Pra, jane partite, qe me statutin e tyre percaktojne dhe anetaresine, diktojne preferencen dhe jo shteti. Parlamenti eshte shtet, nuk eshte parti.
Zotni ,qenkeni shum i friksuar nga lufta e klasave ,nëpërmjet të cilës nuk lat intelektual model dhe familje patriotike pa shkatruar duke i vrar me akuza false ,internuar e shkatruar nëpër kampe ,për llogari të Jugosllavis dhe pushtetit tuaj represiv e gjakatar Shum intetesante kjo Së dyti mos u friksoni ,prokurorët sadist,gjyqtarët fashist dhe ish komunistët me prirje kriminale kan qen në parti dhe qeverisje këto 30 vjet ose jan në botën tjetër nga vdekjet natyrale Këtu bahet fjal për bishtat e tyne që të mos qeverisin siç kan qeverisur deri sot me vjedhje e tradhëti Mos u mërzisni vështir shum të ndodh