Veliaj: Tirana histori suksesi, por është koha për një riformatim të thellë dhe ripërtëritje

3 Prill 2024, 19:00Politika TEMA
Veliaj: Tirana histori suksesi, por është koha për një

Kryetari i Partise Socialiste te Tiranes Erion Veliaj u ka kerkuar sot sociasteve te Tiranes te jene krenar me arritjet e organizates se tyre, por ne te njeten kohe ti perkushtohen riperteritjes se saj, si nje detyrim per suksesin e radhes.

Duke folur para organizates se socialsiteve ne Tirane Veliaj tha:

“Siç besoj e dini, kam pasur një javë sfiduese me shëndetin tim personal, por siç e keni parë nga lajmet, kam pasur edhe një sfidë me shëndetin e organizatës që drejtoj.

Kjo është një organizatë, e cila ka bërë që Tirana të shpallet “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, “Kryeqyteti Europian i Sportit”, “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”, dhe patjetër ka bërë edhe 40 shkolla të reja, - duke nisur me rikonstruksionin e shkollës tuaj, “Qemal Stafa”, dhe mbaron për pak ditë me ndërtimin e shkollës “Emin Duraku”, - sheshin Skënderbej, Pazarin e Ri, Parkun e Liqenit, Bulevardin e Ri, duke krijuar një reputacion të jashtëzakonshëm për Tiranën me boom-in turistik.

Por, si çdo organizatë, ashtu si organizmi i njeriut, ka sfidat e saj. Pyetja është: Si i adresojmë këto sfida? Sot e kam nisur ditën me një takim, ku morëm vendimin për largimin e disa kolegëve sepse organizata e madhe është më e rëndësishme se 1 apo 2 persona, të cilët mund të kenë probleme me ligjin dhe duhet t’i zgjidhin këto probleme me drejtësinë. Unë uroj që të provojnë pafajësinë e tyre, por teksa i zgjidhin ato probleme, na duhet që organizata të vazhdojë përpara. Në një organizatë, - nuk ka rëndësi nëse është shkollë, nëse është bashki, nëse është drejtori apo kompani e madhe, - nëse ka një problematikë, ajo duhet adresuar.

Unë mendoj se njerëzit duhet t’i zgjidhin problemet me drejtësinë pa e ulur ritmin e organizatës. Kjo është arsyeja pse disa njerëz duhet të bëjnë ‘time out’, dhe pse organizata vetë, në këtë rast Bashkia e Tiranës, duhet të vendosë disa sisteme vetë-korrektuese. Ne e kemi një sistem të brendshëm auditi, por unë besoj se duhet të vëmë edhe sistem për të kontrolluar konfliktin e interesit. Ka shumë organizata, të cilat për dikë që ka punuar aty dhe më pas është larguar, vendosin që ai person të mos ketë të bëjë më me atë organizatë për një periudhë të caktuar 3 vjet, 5 ose 10. Këtë po e mendoj ta zbatoj seriozisht edhe në Bashkinë e Tiranës.

Kjo organizatë ka bërë punë të jashtëzakonshme, ia ka ndryshuar fytyrën Tiranës, por nuk është përfekte, bën gabimet veta. Ndonjëherë, duhet t’u japësh kohë njerëzve të sqarojnë problemet me drejtësinë, ndërsa organizatës duhet t’i japësh lirinë të vazhdojë të ecë përpara. Ky është një vend që nuk ta fal kollaj suksesin. Ka disa njerëz që harrojnë çdo punë që është bërë dhe për një problematikë, për një çështje që patjetër duhet zgjidhur dhe adresuar, janë gati të zerojnë gjithçka.

Është e pashmangshme që në një organizatë komplekse, dikush të cedojë, por, pyetja është: si sillet secili prej nesh kur përballet me këtë problem? Ndaj, mbetem i vendosur që, siç kjo organizatë e ka bërë Tiranën historinë më të madhe të suksesit në rajon, dhe në ndryshimet e korrigjimet për transparencë e luftë kundër konfliktit të interesit për punonjës apo ish-punonjës, të jetë gjithashtu model ripërtëritje e përmirësimi.

Teksa dëshiroj me gjithë zemër të besoj deri në fund në pafajësinë e të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, në ditët në vijim do të duhet të mendojmë me kolegët e bashkisë, disa masa konkrete që do duhen marrë, në mënyrë që të kemi një kontroll më të rreptë e një parandalim më efikas ndaj çdo lloj devijimi potencial nga standardet më të mira publike. Pasi Bashkia Tiranë duhet të jetë kampione edhe në procedurat e prokurimit, garantimin e transparencës, shmangien e konfliktit të interesit.

Unë shpresoj dhe jam i bindur se drejtësia do të bëjë punën e saj në mënyrë profesionale, të drejtë e të pavarur. E ndërkohë, në bashki ne duhet të vazhdojmë me më shumë vrrull punën, jo vetëm për të mos cenuar në asnjë moment besimin e qytetarëve te ne, por për të përmbushur ndaj cdo banori e banoreje të Tiranës premtimet për të cilat jemi zotuar.”

6 Komente

    1. S
      Sufllaqe falas

      Ore mirë krenarë po per çfarë?? Ke 5 drejtorë të rëndësishëm në burg që varen direkt nga kryetari i bashkisë si ka mundësi?? Që ju nuk keni asnjë fjalë për të thënë per këta që vjedhin??

      1. K
        Kristi

        Leri keto vetlavderime Z. Veliaj. Tirana eshte mbushur plot, por plot me mijra kubike betoni, vetem ne qender ke me qindra e qindra pa kuptim dhe pa asnje funksion. Plus copat e shkembinjve qe eshte nje idiotesi tjeter. Edhe nje shtet qe nuk di ku t'i coje leket keto nuk do i bente. Palè pastaj qe po e rrethon liqenin e Farkes me beton dje nga ana tjeter del sikur po mbjell peme. Qarkullimi i makina eshte nje tmer i vertete. Ka edhe shume te tjera. Per cfare fyture te Tiranes flisni ju qe ka ndryshuar per mire, kete vertet nuk e kuptoj. Ke 10 vjet ne krye te qetetit dhe vetem mbur veten. Prit te te mburi ndonje shqiptar, banor i Tiranes.

        1. D
          DUCJA

          Sqarohu i here me Spakun, pasnej rifomatohu sa t'dush. Mero, bej ene noji artikell ne favor te Veliajt, se per pulitike te holle te don Curri.

          1. L
            Likja

            Ik ore hajdut i poshter....

            1. L
              Lalka Erionka!

              Sa punon ky dreq. Mqs TR ja "rregullove" ujin 24h. I mbolle dhe 1M pemë. I bëre dhe incereratorët. Për Ripërtëritje futi dhe një rifreskim drejtorave dhe rrite pak koeficentin e lejeve si dhe betonimit të qytetit. Nuk jemi me Saleh-un mo JOO. Por ky mashtrues 99-ç.

              Lini një Përgjigje