VIDEO/ Fjalimi i fortë i deputetes në parlamentin britanik: Kosova nuk është Serbi, dhuna u orkestrua nga Beogradi

6 Qershor 2023, 09:35Rajoni TEMA

VIDEO/ Fjalimi i fortë i deputetes në parlamentin britanik: Kosova nuk

“Kosova nuk është Serbi”. Kështu u shpreh deputetja britanike Alicia Kearns gjatë debatit në parlament ku u diskutua edhe për tensionet në veri të Kosovës.

Sipas Kearns, e cila është edhe kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, Beogradi e kishte orkestruar bojkotin për zgjedhjet e mbajtura në komunat me shumicë serbe.

Një koment e pati edhe për SHBA e BE duke thënë se gjetën mënyrën për të kritikuar Kosovën, por nuk u morën gjatë me grupet e armatosura që lanë 30 ushtarë të KFOR të plagosur.

“Por ishte faji i ndërhyrjes nga jashtë, dhe duket se shpesh nuk përmendet kjo. Javën e kaluar, kryetarët e komunave, jo me dhunë, tentuan të futen në zyra, por dhuna u orkestrua.

Po të ndaloheshin kryetarët tanë të punonin nga zyrat e të detyroheshin të punonin në shtëpi, do të thoshim është goditje e rëndë ndaj demokracisë. Pati dhunë të orkestruar në veri nga milicia e financiar nga Beogradi, dhunë kundër KFOR-it, Policisë, hodhën koktej molotovi, gjuajtën me armë, dogjën vetura.

Po dështohet vendosja e masave ndaj Beogradit, ndërsa ka treguar se si qytetarët në veri kërcënohen nga grupet kriminale”, tha Kearns.

 

 

14 Komente

  1. x
    xha Beqo

    e vertete

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Kjo zonje perfaqeson Konservativet britanike.Dhe me shqip nuk mund ta thoshte dot aq bukur e sakte.Kurse ne Tema per Kosoven flasin Meroja dhe Edrahmani serbisht....lol

      Përgjigjjuni
      1. A
        A

        Shyqyr qe pashe nje reagim si I juaji. Pse ne Shqiperi flitet kunder shqiptareve? Pse ne sjemi me velleZerit?

        Përgjigjjuni
      2. "
        "BOHOTINA"

        E vertete kjo zonja e nderuar ne analizen qe ben per ngjarjen...

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dardani

          Bang on!

          Përgjigjjuni
          1. N
            Neandertali shpellave bizantine te mesjetes

            UK .....shpresojme te vesh ne vend gabimet (fajet) e te kaluares....

            Përgjigjjuni
            1. A
              Alban

              Keto deklarata duhet ti kishte bere Rama, kryeministri i Shqiperise, por perkundrazi, ai foli me gjuhen e Vucic kunder vellezerve tane ne Kosove.

              Përgjigjjuni
              1. R
                RAIFI

                Deputetja angleze e ka kuptuar realitetin ndersa Kryeministri shqiptar akoma vëllazërore me kryekriminelin Vuçiq,ndersa shan Albinin.Po harron se po kjo Amerikë nesër do shpall autonomi greke në Jug të Shqipërisë,do e dëgjon Rama Amerikën mike?!

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tetovari

                  Të lumt ashtu ësht, kur ta mer vero epirin greku fashist Ram m...t do thot Amerika keshtu don.

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Remo

                    Nga e keni degjuar kete more anadollake qe ne jug te Shqiperise, Greqia do te shpalle ndonje "krahine autonome" me ndihmen e Amerikes?! Ngaterresaxhinj, perse perhapni keto lajme te rreme per te mbajtur edhe keto dy vende, ne vater tensionesh. Shikoni punet tuaja andej, largojini Ameriken dhe vete KFOR-in dhe i dilni zot Kosoves(firmosni fundin), perse hapni probleme ngado, e me vone kur s'ju vjen njeri pas tekave tuaja, drejtoni gishtin gjithandej per te shkarkuar pergjegjesine. Me te vertete na keni care trapin, shkoni pirdhuni.

                    Përgjigjjuni
                  2. S
                    Shqiptari

                    Deputetja Britanike ka thene ate qe duhet ta thoshte Kurti dhe duhet ta thoshte jo thjeshte me fjale por me vepra, duke e provuar me fakte. Po te gjithe e dime qe Serbia eshte nje bully me fqinjet, e sidomos me Kosoven por gjithe keto vite Qeveria e Kosoves duhet te kishte punuar per te ndertuar diplomacine e saj dhe jo duke bere kodoshin kur nuk duhet sic ben Kurti, duhet te punonte me kohe per te vertetuar me fakte ate qe po ben Serbia ne veri duke cuar kriminele, duke iu dhene falas shtepi, duhe ushtruar dhune ndaj shqiptareve autoktone qe te zhvendosen nga frika. Duke ndertuar struktura paralele qe i manipulon si i do qejfi dhe kur i do qejfi. Ku eshte puna e Kurtit ketu, ka bere me shume pune Marin Mena ne kete drejtim se qeveria e Kosoves, e meqe ra fjala edhe sikur te punesonin nje perkthues per te perkthyer videon ne anglisht per tua derguar ketyre te BE dhe USA qe nuk ndalojne se perkedheluri Serbine do ishte me shume pune sesa ti pergjigjesh provokimeve pa fund me kaq naivitet. Une nuk e shoh ku eshte perfitimi i Kosoves ne keto momente nga ky vendim i Kurtit, pervecse i mundesoi Serbise te zbukuroje edhe me shume genjeshtrat e saj ndaj nderkombetareve. Ji i zgjuar dhe diplomat o popull se imagjino kur me diplomaci agresori e beri te mundur ta perdredhe realitetin dhe ta coje ujin ne burimin e tij , imagjino sa me e fuqishme eshte e verteta nese do kishim njerezit e duhur ne diplomaci berje si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi

                    Përgjigjjuni
                  3. B
                    Bilushi

                    Veoma dobra piçka! Beogradi e orkestroi e di edhe bufi këtë...por ..a ke prova!??

                    Përgjigjjuni
                    1. Shyqyr, pas ndërhyrjes së NATO-s më 1999 edhe një europiane më 2023, që vuri pikën mbi "i" për çështjet shqiptare.

                      Përgjigjjuni
                      1. Më në fund një europiane që vuri pikën mbi "i".

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje