Zbardhen pretendimet e Ilir Metës dhe Erjon Veliajt tek komisionerët e Avokatit të Popullit.
Gjashtë ditë dëgjimi në qeli i ankesave të ish-presidentit Ilir Meta dhe të kryebashkiakut Erjon Veliaj, Avokati i Popullit i është drejtuar me kërkesë Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të marrë shkresa mbi planin e masave të gardianëve dhe grafikun e telefonatave që kanë kryer dy të paraburgosurit apo edhe takimet e tyre.
Kjo kërkesë e komisionerëve kundër torturës vjen mbasi kanë administruar me shkrim ankesat e dy të hetuarve të SPAK, të cilët kanë pohuar tek Avokati i Popullit shkelje të të drejtave të njeriut nga institucionet shtetërore.
Top Channel mëson se për çfarë kanë ngritur shqetësimet e tyre secili nga të paraburgosurit, nën hetim për çështje korrupsioni dhe pastrim parash.
Nga paraburgimi 313, Ilir Meta thotë se mbas dy telefonatave publike, i është kufizuar aktiviteti sportiv pasi i lejohet të luajë ping-pong vetëm një herë në javë.
Ish-presidenti i marrë i pandehur prej muajit maj, thotë gjithashtu, se i janë reduktuar telefonatat, dhe njëherazi nuk trajtohet njësoj si të paraburgosurit e tjerë mbasi kur del në ajrim ka forca më të shumta policore se të tjerët.
Ndërkohë siç i pohoi një burim zyrtar TCH, kryebashkiaku Erjon Veliaj është i shqetësuar për mënyrën se si është shoqëruar nga burgu i Durrësit drejt spitalit privat në datë 17 korrik.
Praninë e forcave të konsiderueshme e ka konsideruar si jo propocionale dhe diskriminuese.
Burimet shtojnë se ankesa tjetër e kryebashkiakut për të cilin gjithashtu janë mbyllur hetimet është ajo e mos vendosjes në dispozicion të analizave të kryera, që duhet t’i ishin bërë të ditura brenda 15 ditëve aq sa është afati i caktuar me ligj.
Më tej kryebashkiaku ka shqetësim për reduktimin e telefonatave dhe të vizitave, pretendime këto që kanë detyruar Avokatin e Popullit të kërkojë shkresa për procedurat që janë të urdhëruar në rregullore për takime, telefonatat, ajrimin, aktivitetin sportive dhe trajtimin shëndetësor. (TCH)
Jan situata normale e njerezve qe kan probleme me ligjin,s’kemi cfare themi ishalla se kemi kismet burgun.Per te tjerat e din vet keta nuk te fut njeri kot ne burg e sidomos ne nje vend te kalbur si Shqiperia!
Edhe ne kohen e Dulles keshtu thoshit ju vemje, "nuk te fut njeri ne burg, do ket fol"!
O mero mos shkruaj per te dy njehersh. Nuk ben foto e veliajt per karshi ilir qenit. Ilir qeni eshte edhe vrases. Veliaj mbahet ne burg per pordhet e saliut me shok. E megjithate po te vertetohet aty te rrij edhe ai dhe ta vuaj ne qoft se jan te verteta akuzat.
O Ilir Meta kur te djeg kujtohesh per shkeljet po kur ishe President pse nuk i kontrollove dhe e rregulloje gjendje por atehere e kishe mendjen per te vjedhur
Erjon ! E paske ngren te semes .Te kane injektuar doza te shkrish si qiriri .
Ti shiko tet shoqe qe eshte mesuar duke shkri kalli misri.
Kemi kastro zizon per gruan tende dhe te ketij zdromsit o bythqir i kuq
Tahip lala me mban ne shtepi per ti bo yzmet te shoqes, sepse eshte kornuto!
Janë ish burra shteti vëreni doren ne zemër .pune shqiptare pirate .futja tjetrit qe te mos ta fusin
Forcat e shtuara te policeve apo gardianeve jane per ti ruajtur nga ndonje vrasje e mundeshme brenda burgut, pra ja duan te miren.
Likja në fakt nuk ka faj se nga vila e Lalëzit me 12 hale tek qelia e 313 me qypin e mutit tek koka e krevatit, nuk është kollaj.