Kryeministri Edi Rama ka qënë sërish në Shkodër ku përvec inspektimeve që ka bërë së bashku me kryebashkiakun Benet Beci në terren është takuar edhe me strukturat e socialistëve.
Gjatë takimit, Rama është ndalur tek nevoja e anëtarësimeve të reja, përfshirja e të rinjve rreth kësaj force politike si e vetmja alternative që i ofron mundësi të rinjve dhe vendit.
“Duhet të jemi më gjithëpërfshirës në Shkodër, të hapim dyert për të gjithë edhe për demokratët që në Shkodër kemi Benetin kështu që demokratët e kanë derën e hapur”, – mësohet të ketë thënë Rama.
Ai ka kërkuar nga socialistët që të jenë më aktivë në rrjetet sociale dhe të promovojnë punët e mira që po bëhën në Shkodër por edhe në të gjithë vendin pasi është një mënyrë që funksion dhe rrit besimin e të tjerëve ndaj Partisë socialiste.
Ai i ka kërkuar drejtuesve të kësaj force politike që të jenë pranë orgnaizatave socialiste dhe të flasin me njerëzit për probelemt dhe nevojat që ato mund të kenë dhe që mund t’i zgjidhen.
Lini një Përgjigje