
Nga Sandra Cvetkoviq, REL
Përkeqësimi i perceptuar i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk lidhet vetëm me çështjen e Listës Serbe dhe raportet me Serbinë, vlerëson për Radion Evropa e Lirë analisti politik nga Prishtina, Artan Muhaxhiri.
Politikologu serb, Ognjen Gogiq, beson gjithashtu se “veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara” të autoriteteve të Kosovës janë arsyeja kryesore e përkeqësimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së dhe shton se diplomatët amerikanë kanë paralajmëruar disa herë se Kosova, për shkak të këtyre veprimeve, po rrezikon bashkëpunimin e ndërsjellë.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar më 11 dhjetor se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të mira dhe se mospajtimet lidhen kryesisht me Serbinë dhe strukturat e saj, e kurrë me çështje dypalëshe.
Ai ka shtuar se ka pasur raste kur Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar se qëndrimi i tij ndaj Serbisë ka qenë tepër rigoroz.
Qeveria e tij, qysh në vitin e kaluar, ka nisur mbylljen e institucioneve të Serbisë në Kosovë, me arsyetimin se ato kanë qenë paralele dhe të paligjshme.
Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në mesin e komunitetit serb, por edhe kritika të ashpra nga vendet perëndimore, për shkak se, siç është thënë, nuk është ofruar një zgjidhje alternative për sigurimin e shërbimeve për qytetarët.
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë për t’i komentuar pretendimet e Kurtit, por nuk ka marrë përgjigje.
Muhaxhiri vlerëson se është naive të besohet që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat “i tejkalojnë klasifikimet tipike politike, për shkak të ndikimit jetik që SHBA-ja ka pasur në të kaluarën e afërt të Kosovës”, mund të reduktohen në “një shpjegim të thjeshtuar ditor politik për një situatë praktikisht joekzistente”.
Gogiq, në anën tjetër, kujton se Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar dialogun strategjik me Kosovën, si pasojë e kritikave që Kurti i ka bërë Gjykatës Kushtetuese, e cila ka marrë vendime në favor të Listës Serbe - partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetje nga Beogradi.
Në shtator të këtij viti, Shtetet e Bashkuara e kanë pezulluar përkohësisht këtë proces me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë.
Dialogu strategjik ka pasur qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike mes dy vendeve, por veprimet e Kurtit janë parë si pengesë për përparim.
Muhaxhiri thekson se Kurti, për vite me radhë, ka qenë “kritik shumë i ashpër i mënyrës se si politikanët kosovarë janë sjellë ndaj Shteteve të Bashkuara”, duke i akuzuar ata për “nënshtrim pa dinjitet”.
Pasi ka marrë pushtetin, thotë Muhaxhiri, Kurti e ka bërë të qartë se ky raport do të ndryshojë dhe do të bazohet në reciprocitet dhe barazi.
“Me ndryshimin e kësaj dinamike të marrëdhënieve të pushtetit, ai ka projektuar zbatimin e strategjive më sovrane të Kosovës dhe vendimmarrje më autonome, duke e futur vendin në një lloj faze ‘post-amerikane’, ku Uashingtoni nuk mund të llogarisë gjithmonë automatikisht në ‘po’-në e Kosovës. Megjithatë, Kurti asnjëherë nuk ka shpjeguar qartë se si synon ta diversifikojë nivelin e ndryshuar të mbështetjes së superfuqisë botërore me aleatë të tjerë globalë - gjë që është absolutisht e domosdoshme për progresin e Kosovës”, thotë Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.
Gogiq thotë se, në teori, është e mundur që Shtetet e Bashkuara të vendosin sanksione individuale ndaj personave që “ua komplikojnë gjërat në Ballkan”.
“Për Kosovën, një ndëshkim i mjaftueshëm është edhe fakti që SHBA-ja po e zvogëlon interesimin për këtë vend. Kosova vështirë se mund të funksionojë pa mbështetjen e SHBA-së”, thotë Gogiq për Radion Evropa e Lirë.
Ai kujton se SHBA-ja, para zgjedhjeve lokale në Kosovë, e ka paralajmëruar Lëvizjen Vetëvendosje, të udhëhequr nga Kurti, që të mos përpiqet ta eliminojë Listën Serbe nga gara zgjedhore.
Vetëvendosja ka tentuar katër herë gjatë këtij viti që ta pengojë atë të marrë pjesë në zgjedhje - gjë që ka nxitur kritika të ashpra nga bashkësia ndërkombëtare.
“Kosova vepron në kundërshtim me atë që thonë amerikanët, sikur me inat... Përveç faktit që amerikanët i kanë kritikuar të gjitha këto veprime, SHBA-ja edhe e ka humbur interesimin për këtë rajon - përfshirë edhe Kosovën. Kur Kosova nuk është strategjikisht e rëndësishme për amerikanët - e megjithatë pa arsye krijohen probleme - kjo ua shton atyre barrën. Prandaj, këto marrëdhënie janë mjaft të dëmtuara”, vlerëson Gogiq, duke shtuar se tani do të jetë e vështirë për Kosovën t’i përmirësojë ato.
Në Strategjinë e re të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kosova përmendet vetëm në kapitullin e “parimeve” si një nga sukseset e presidentit amerikan, Donald Trump, në arritjen e paqes mes saj dhe Serbisë.
Por, në Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare theksohet se Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit të Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është një “hap pozitiv përpara në avancimin e normalizimit midis dy vendeve” dhe bëhet thirrje për zbatimin e saj.
Po ashtu, theksohet se Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, bazuar në njohjen reciproke.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një intervistë për televizionin lokal, Kanal 10, se Qeveria e tij nuk mund ta shpallë Listën Serbe organizatë terroriste, sepse këtë duhet ta bëjnë organet e drejtësisë.
Ai beson se ka bazë për një veprim të tillë, pasi Lista Serbe kurrë nuk është distancuar nga ish-nënkryetari i saj, Millan Radoiçiq, i cili e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë - pjesa veriore e Kosovës - në shtator të vitit 2023.
Një polic është vrarë në këtë sulm, ndërsa në përleshjet e armatosura që kanë pasuar janë vrarë edhe tre sulmues serbë.
Kurti ka kujtuar se organizatat serbe “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” janë shpallur terroriste, por se partnerët perëndimorë, sipas tij, kanë refuzuar t’i shpallin të tilla.
Muhaxhiri thekson se Lista Serbe nuk mund t’i përcaktojë vetë marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së apo vendeve të tjera perëndimore.
Sipas tij, ajo shërben më shumë si “mbulesë për të larguar vëmendjen nga problemet reale që fshihen nën këtë diskurs”.
“Është mirë e ditur beteja e Kurtit ndaj Listës Serbe që është kryesisht performative dhe simbolike, sepse i mungojnë të gjitha elementet e nevojshme të seriozitetit institucional. Të gjitha këto shërbejnë vetëm për të mobilizuar pjesën më radikale të elektoratit të tij, sidomos në realitetin virtual të rrjeteve sociale. Nëse ideja e tij do të ishte reale, qasja do të ishte krejtësisht ndryshe”, vlerëson Muhaxhiri.
Ai përfundon se të gjitha veprimet e Kurtit ndaj Listës Serbe apo Beogradit hyjnë në kuadrin e “lojërave politike propagandistike” dhe se ndikimi i tyre do të mbetet vetëm në këtë nivel.
A eshte apo ben vete Kurti si idiot? Kjo eshte pyetja qe dardanet duhet ti bejne vehtes para se te votojne ne 28 dhjetor!
Kurti i ka bere nje dem te pariparueshem Kosoves. I ka radikalizuar shume Kosovaret kunder Shqiperise. Shpikin perralla e flasin me shume urrejtje dhe injorance kunder nesh. Mendoj qe krisja eshte perfundimtare me Shqiperine. Europes s i ka plasur ndonjehere per Kosoven. Ndersa me prishjen me SHBA-ne e futi ne nje qorrsokak te frikshem.
Më mashtruan me 154,000 dollarë. Po flisja me një djalë rus, të cilit i kisha dërguar para në bitcoin, dhe pothuajse humba gjithçka. Megjithatë, Z. Dennis, i cili sapo kishte filluar, ndërhyri në kohë dhe më rimori mbrapsht 154,000 dollarë bitcoin. Ai bën vërtet një punë të mirë, ua kam rekomanduar disa miqve dhe kolegëve të cilët janë bërë të gjithë klientë të kënaqur. Ai më ka ndihmuar shumë në industrinë e tregtimit, mund ta kontaktoni. Hakerimi dhe Rimëkëmbja e Fondeve. Ai është më i miri dhe ka një sërë aftësish në rikuperimin e fondeve dhe në ekspozimin e mashtruesve. Jam i lumtur që i kam marrë paratë e mia mbrapsht, nuk ka turp të jesh viktimë e një prej këtyre operacioneve të sofistikuara dhe grabitqare. Duke e raportuar atë, mund të merrni mbrapsht disa ose të gjitha fondet tuaja të humbura dhe të parandaloni që mashtruesit të synojnë të tjerët. Për të rikuperuar fondet e bitcoin të fituara me mashtrim, fondet e fituara me mashtrim, për të pastruar ose fshirë të dhënat kriminale dhe për të nxjerrë bitcoin, kontaktoni TRUSTWAVEHACKERSTECH në këtë email, Trustwavehackerstech2 @ gmail com
Më mashtruan me 154,000 dollarë. Po flisja me një djalë rus, të cilit i kisha dërguar para në bitcoin, dhe pothuajse humba gjithçka. Megjithatë, Z. Dennis, i cili sapo kishte filluar, ndërhyri në kohë dhe më rimori mbrapsht 154,000 dollarë bitcoin. Ai bën vërtet një punë të mirë, ua kam rekomanduar disa miqve dhe kolegëve të cilët janë bërë të gjithë klientë të kënaqur. Ai më ka ndihmuar shumë në industrinë e tregtimit, mund ta kontaktoni. Hakerimi dhe Rimëkëmbja e Fondeve. Ai është më i miri dhe ka një sërë aftësish në rikuperimin e fondeve dhe në ekspozimin e mashtruesve. Jam i lumtur që i kam marrë paratë e mia mbrapsht, nuk ka turp të jesh viktimë e një prej këtyre operacioneve të sofistikuara dhe grabitqare. Duke e raportuar atë, mund të merrni mbrapsht disa ose të gjitha fondet tuaja të humbura dhe të parandaloni që mashtruesit të synojnë të tjerët. Për të rikuperuar fondet e bitcoin të fituara me mashtrim, fondet e fituara me mashtrim, për të pastruar ose fshirë të dhënat kriminale dhe për të nxjerrë bitcoin, kontaktoni TRUSTWAVEHACKERSTECH në këtë email, Trustwavehackerstech2 @ gmail com
Dolen trollet e LVV.
Albin Kurti eshte njesoj si Sali Berisha ne te gjithe drejtimet. Ashtu si Shqipnija ja pa sherrin Sali Berishes nder vite, ashtu edhe Kosova ja ka pa e po ja sheh sherrin Albinit. I gjithe fisi Kurti ne anen e malit ne Mal te Zi kan ken gjithnje Spijuj te shqiptareve te tjere aty e kudo kan jetu.
Kurti i ka bere nje dem te pariparueshem Kosoves. I ka radikalizuar shume Kosovaret kunder Shqiperise. Shpikin perralla e flasin me shume urrejtje dhe injorance kunder nesh. Mendoj qe krisja eshte perfundimtare me Shqiperine. Europes s i ka plasur ndonjehere per Kosoven. Ndersa me prishjen me SHBA-ne e futi ne nje qorrsokak te frikshem.
Nuk ka budalla në politikën e Kosovës më të rrezikshëm se një budalla i pjekur i vetëvendosjes, sepse budallallëku i thjeshtë është i dukshëm dhe shpesh i padëmshëm, ndërsa budallallëku i pjekur maskohet me fjalë të mëdha, me ide të fryra dhe me pretendime për vizion. Ky lloj budallai nuk është thjesht i paditur, por i bindur në padijen e tij, duke e shndërruar atë në ideologji. Ai e sheh veten si shpëtimtar, ndërsa në të vërtetë është pengesë; e sheh veten si udhëheqës, ndërsa në të vërtetë është humbës i kohës dhe energjisë së shoqërisë.
Si të gjithë njerëzit e dobët, Albin Kurti i kushtoi shumë rëndësi mosndryshimit të mendjes. Ky e mori kokëfortësinë për qëndrueshmëri, e shndërroi ngurtësinë në parim, dhe e quajti verbërinë vizion. Por në politikë, mosndryshimi i mendjes nuk është gjithmonë shenjë force. Shpesh është shenjë frike nga e panjohura, paaftësi për të pranuar gabimin dhe mungesë guximi për të korrigjuar rrugën. Njeriu i dobët e sheh lëvizjen si tradhti, ndërsa njeriu i fortë e sheh si rritje. Prandaj, kur mendja mbetet e ngurtë, politika shndërrohet në dogmë, dhe dogma në pengesë për shoqërinë.