Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: Me një rezultat ideal në dialog, 5 vendet e BE-së mund ta njohin Kosovën

18 Mars 2023, 17:49Rajoni TEMA

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: Me një rezultat ideal

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se nëse bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, që po mbahen sot në Ohër, prodhojnë rezultat ideal, atëherë ai pret që pesë vendet mosnjohëse të BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës.


Në intervistë, Rohde foli edhe për propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe ka thënë se njohja reciproke është kyçe në rrugën e këtyre vendeve drejt BE-së.

“Është diskutuar edhe më herët se ka disa vende që nuk e njohin Kosovën brenda BE-së. Kam shumë shpresë dhe në vazhdimësi jemi në kontakt me ta.

Kam shumë shpresë që një rezultat pozitiv më 18 Mars do të zhbllokojë edhe mosnjohjet. Nuk ka garanci por nuk shoh ndonjë arsye për mosnjohje”, tha ai.

 

3 Komente

  1. d
    dhe cili do ishte Rezultati ideal sipas Gjermanit

    Minimi i Shtetit te Kosoves nenshkrimi i "Serbskaja Republika "brenda teritorit Shqiptare Kosovare ?! Perse nuk bene te mundur kta me pare ktij Debati _Njohjen e 5 vendeve Europiane _Shtetin e Kosoves dhe pastaj te fillonin bisedimet me Shtetin Terrorist Serb ? Shpresoj shume qe Kurti mos te bej Tradheti Kombetare sepse s'ka per t'i shpetuar konseguencave

    1. i
      integrimi Satanik eshte nji mashtrim kriminelesh

      Kurti do detyrohet qellimishte qe te Firmosi nga kto Satanike antishqiptare sepse keshtu arrihet nji fitore Maksimale e Serbeve kunder Shqiptaeve ne Kosove: 1 ) Serbet krijojne Republika Serbska ne Kosove - 2 ) percajn Shqiptaret duke i vene ne lufte me njeri -tjetrin per Tradhetin duke i mabjtur te destabilizuar si Shtet dhe ne konflikte me Njeri -Tjetrin . Dhe nderkohe qe shqiptaret e percare ne Kosove do vazhdojne luften midis tyre , Serbia do i kerkoje Europes te Aneksoje Teritoret Shqiptae ku do formohen Entklavat Serbe dhe keshtu do filloj rikthimi i Kosoves nen Serbi . _Ky eshte Plani i gjithe Zhurmes qe krijoj Serbia me Regji BE-ne ne gjasme interes te Paqes e Normalitetit . ne 1913 - Europa nxiti Serbet pasi c'armatosi shqiptaret ,ose i izoloj te mosArmatoseshein , te bejne spastrim Etnike e Gjenocide kunder popullsise Shqiptare ,(te gjithe e dijme ) dhe sot po vazhdon e njejta Politike me metoda "Integrimi" Satanik

    2. P
      Papi

      Leni mer karafil me ere idealizmat....ça lidhje keni ju pushtat e BE me idealet???? I vetmi ideal qe ju ka mbet eshte hajdari

      Lini një Përgjigje