DASH: Marrëveshja për dokumentet një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

30 Gusht 2022, 11:04Rajoni TEMA

DASH: Marrëveshja për dokumentet një hap drejt normalizimit

Shtetet e Bashkuara mbështesin marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet e identifikimit, tha për shërbimin serb të Zërit të Amerikës një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të hënën.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara “e shohin marrëveshjen si një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve, të bazuar në njohjen reciproke”.

“Arritja e zgjidhjes përmes dialogut është kritike për të dyja vendet në rrugën e tyre drejt integrimit evropian”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit.


Ndryshe të shtunën, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, i cili bëri të ditur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve hyrëse-dalëse, thotë se është lumturuar që është gjetur një një zgjidhje evropiane që lehtëson udhëtimin mes Kosovës dhe Serbisë.

Borrell përmes një video në Twitter falënderoi Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për udhëheqjen në dialog.

1 Komente

Lini një Përgjigje