E pazakontë në Greqi! Tufa e deleve futet brenda serrës dhe konsumon 100 kg hashash

21 Shtator 2023, 11:39Rajoni TEMA

E pazakontë në Greqi! Tufa e deleve futet brenda serrës dhe

Një serë e mbjellë me kanabis në zonën Magnezia të Greqisë është ‘pushtuar’ nga një tufë delesh, të cilat kanë konsumuar rreth 100 kg të lëndës narkotike të kultivuar.


Ngjarje e pazakontë ka befasuar bariu e deleve, të cilat konsumuan një sasi të konsiderueshme hashashi. I zoti i tyre zbuloi atë që ndodhi, pasi mbeti i befasuar nga sjellja e deleve pak pasi i kishte nxjerrë për të kullotur në një zonë të Magnezizë.

Sipas TheNewspaper.gr tufa  e deleve “pushtoi” serën ku rritej kanabisi mjekësor. Ato konsumuan një sasi të madhe të bimës së opiumit, e cila i kalon 100 kilogramët .

Pronari nuk u besonte syve kur zbuloi se prodhimi i tij pësoi dëme nga moti keq, por edhe nga kafshët që e konsumuan.

“Nuk e di nëse është për të qeshur apo për të qarë. Kemi vapë, humbim shumë prodhim. Kemi përmbytjet, humbim pjesën tjetër.

Dhe më e mira; Pas gjithë kësaj, një tufë delesh, të cilat nuk di si t'i kthej, hyri në objekt dhe filloi të hante atë që kishte mbetur. Nuk di çfarë të them, sinqerisht,” tha ai.

 

2 Komente

  1. 0
    000

    Delet Jane albanian duvet me I arrestu idiots.

    1. t
      tironsi

      Pse mre, ene grekt majn dele si allvanoset? Vallahi m'keni habit sene knej ka Tirona i majm grekt per rob me kalture t'modhe qi bojn pune t'mdhoja si per shembull, vrasin grate me kalamoj n'kah ehe ja hudhin faji allvanosve.

      Lini një Përgjigje