Tonet e ashpra të Kurtit ndaj Lajçak, Escobar: Jam alarmuar nga sulmet personale

21 Shtator 2023, 09:27Rajoni TEMA

Tonet e ashpra të Kurtit ndaj Lajçak, Escobar: Jam alarmuar nga

I Dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti ndaj të Dërguarit të  SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Escobar ka deklaruar se duhet një qasje më pragmatike nga qeveria e Kosovës duke theksuar se Lajçak gëzon besimin e plotë të SHBA dhe BE.

Ai shtoi se së fundi është alarmuar nga sulmet personale ndaj Lajç duke treguar se i ka kërkuar Presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministritAlbin Kurti të dënojnë këto sulme.

Në intervistën e tij me Zërin e Amerikës ka nënvizuar qartë se sulmet personale ndaj përfaqësuesit të posaçëm janë të papranueshme.

“Lajçaku gëzon besimin e plotë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara. Të gjitha vendet e BE-së bënë një deklaratë të përbashkët pas dështimit të bisedimeve, me mbështetje për Lajçakun. Është diçka me të cilën duhet të përballen. Lajçaku nuk do të largohet. Dialogu nuk do të largohet.

Dhe nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysëm do ta bindë komunitetin transatlantik prej 700 milionësh që të ndryshojë taktikat e tij. Mendoj se duhet të ketë një përqasje më pragmatike nga qeveria e Kosovës. Më duhet të them edhe diçka tjetër. Gjatë javës së fundit jam alarmuar nga sulmet personale ndaj Lajçakut që ekzistojnë në sferën shoqërore të Kosovës.

I kërkova Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti që t’i dënojnë këto sulme. Nuk po them se vijnë nga qeveria e Kosovës, por qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e qartë se sulmet personale ndaj përfaqësuesit të posaçëm janë të papranueshme”, ka thënë Escobar.

6 Komente

  1. P
    Princi (Belgjikë)

    Sipas Escobar del qarte se qendrimet vendosen ne bazë te raportit vende të medhenj e vende të vegjël dhe jo mbi bazë parimesh e vlerash. Sipas tij del se të vegjëlit, edhe pse kanë tê drejtë, duhet të mbyllin gojën e tu binden të mëdhenjve, me të fortêve, atyre që diktojnë, edhe nëse interesat e tua duhet të sakrifikohen.

    1. M
      Mbreti

      Ti prici nuk ke te drejte. Eskobar thote se ai dhe Lajcaku thjeshte thone qendrimin e Evropes dhe Amerikes njelloj si Kurti qe eshte i detyrar te mbroje strategjine e Vuciqit per moszgjidhjen e mevetesise se Kosoves.

      1. P
        Princi (Belgjikë)

        Meqë Princi është vasal i Mbretit, ky i fundit ka gjithnjë të drejtë. Arsye mbretërore (feudale) në shekullin e XXI !!!!

      2. N
        Nik

        Thenia e Escobar per raportin e popullsive Kosove - vendet transatlantik si argument duket shume qesharak per nje person te nivelit qe e tha! Kosova eshte e qytetareve te saj, shumica absolule e te cileve jane Shqiptaret. Ketu jane ne loje interesta e Kosoves pra 1.8 milion banoreve te saj, sado pake qe te jene dhe jo interesat e 700 milione banoreve transatlantike sado shume qe te jene, qe s'kane asnje interes direkt per Kosoven, perveç Serbise! Shteti eshte si puna e nje familje, vendimet per mbarevajtjen e jetes i mer vete familja, nuk mund t'i marrin te gjitha familjet transatllantike! Pastaj eshte dhe nje problem tjeter, edhe sikur keta 700 milion banore transatlantike te ishin qytetare te Kosoves dhe keta do te ishin kunder 1.8 milion te tjereve atehere nuk mund te thuhet automatikisht qe e drejta anon nga 700 milionshi! Kritikat konstruktive te qytetareve Shqiptare per animin transatlantik ndaj Serbise jane normale, jetojme ne demokraci! Ne se keto kritika Z. Escobar i quan "sulme" athere zoteria qe vjen nga nje vend i madhe demokratik dhe mik i Shqiptareve thote beni si them une por mos beni siç bej une!

        1. L
          LU

          I dashur Nik. Me fal por fjalimi yt calon ne dy pika. Pika e pare eshte se ti identifikon shtetet me Kosoven. Kosova akoma nuk eshte shtet...Pika e dyte eshte se ti identifikon Kurtin me Kosoven , qe eshte nje gabim i math. Ti sulmet qe ben Kurti kunder perfaqesuesve te Evropes dhe Amerikes i quan kritika te qytetareve, qe tregon se ti do te kamuflosh Kurtin dhe veprimtarine e tij antishqiptare, si veprimtari te qytetareve. Kjo eshte pak si utopike...Problemet qe diskutohen jane konkrete dhe Kurti nuk mund te levize bythen sipas qejfit kur ne mengjes thote se nuk do e bej asociacionin dhe ne darke do e bej. Ai eshte konfjuz me qellim qe te sabotoje bisedimet si strategji serbe dhe i referohet propozimit serb dhe te Vuciqit dhe jo propozimit perendimor dhe interesit shqiptar ne kuader te te drejtave te pakicave sipas Konventes Evropiane. Kurti nuk eshte konfjuz por sabotator. Asnje nga Evropa nuk i kerkon qe Kosova te jete nje Bosnje e Dyte...etj...etj...

          1. E
            EJ -shko -per -bar

            Lu,kosova,do apo nuk do ti ,eshte shtet i pavarur.Kete e Ka fituar me gjak,me mbeshtetjen,por Edhe me vendim Gjyqi nderkombetare.Ne pozicion antiligjor eshte ,Serbia nuk diskutohet,por vete Europa e Bashkuar,si nje shtet i Bashkuar.Jane pese shtete te BE qe nuk e njohim vendimin e gjukates- nderkombetare,pa' permendur vullnetin e nje popullit te copezuar nga vete Europa.A Ka ndonje arsye pse ne krye te bisedimeve kosove serbi ndodhen dy personalitete qe perfaqsohne dy shtete qe nuk e njohim pavarsine e kosoves.Une Edhe me pare kam bere kerkesen qe gazetaret te bejne nje interviste me te dy,Borrelin dhe Lajcakun dhe te sqarojne :- keta te dy,vec e vec e njohim pavarsine e kosoves apo Jo.Kjo eshte e rendesishme dhe nuk Ka asnje arsye per reagim te Tille nga Eskobar.

            Lini një Përgjigje