"Qan kur e pyes…", flet gjyshi i 3-vjeçarit të dhunuar në çerdhe: Djali është i traumatizuar

20 Shtator 2023, 14:00Rajoni TEMA

"Qan kur e pyes…", flet gjyshi i 3-vjeçarit të

Gjyshi i 3-vjeçarit të dhunuar në çerdhen private “ Gëzimi ynë” në Kosovë ka treguar se vogëlushi është ende i traumatizuar dhe kërkon drejtësi nga organet kompetente.

Ai shpreson që  ky të jetë rasti i fundit, duke shtuar se vogëlushi qan sa herë që ai e pyet për ngjarjen.

“Inshalla qoftë rasti i fundit ky. Jam gjysh i shumë nipërve dhe mbesave, dhe nuk dua që të dëgjoj keq për asnjë.

I besoj drejtësisë dhe shpresoj që të vihet në vend e drejta. Djali është ala i shqetësuar, pasi vajza ende nuk ka shkuar në punë.

Djali është i shqetësuar, i zbehtë. I thash; kallëzoj gjyshit dhe ai nis të qajë. Nuk ka dashur hiç të flasë, qan.

Me kohën me psikologë, do i kalojmë të gjitha. Ajo është e shqetësuar shumë, si ndal dot lotët.”, tha ai në një lidhje direkte me emisioniin “Me zemër të Hapur” në News 24.

 

1 Komente

  1. F
    Flamur Struga

    Per nje veprim brutal te dy edukatereve ndaj nje femije,i rrenqethet trupi cdo personi kur ndigjon ose lexon.Te pa edukuara,te pa shpirta jane treguar keto arrogante,Per me shume le te mirret Ligji dhe tua dergoj vendin ku e kane.Veprime te ketilla ,vetem serbet ,sllavet praktikojne ndaj femive .

    Lini një Përgjigje