Konjufca mbron Kurtin: Lajçaku është anuar nga Serbia

20 Shtator 2023, 15:34Rajoni TEMA

Konjufca mbron Kurtin: Lajçaku është anuar nga Serbia

“Vetëm një çelës është i mundshëm për të ecur dialogu përpara, asociacioni bashkë me njohjen, përndryshe nuk ka avancim”.
Kryetari i parlamentit, Glauk Konjufca, konfirmoi se është përgjegjësi e Kosovës që të gjejë një mënyrë për formimin asociacionit të komunave me shumicë serbe në përputhje me kushtetutën e saj dhe pa cenuar rendin juridik.

Ai mbrojti qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti, duke nënvizuar se ndërmjetësuesi i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, po tregohet i papërgjegjshëm në punën e tij.

“Ne e kemi marr një mandat goxha të fuqishëm politik me disa premtime tjera. Cilat kanë qenë ato premtime, ato kanë qenë se Kosova nuk mund të ecë as një hap përpara në procesin e dialogut nëse nuk e ka në horizont njohjen nga ana e Serbisë.

Pikërisht duke pas këtë parasysh, ekspertët që e kanë përpiluar marrëveshjen e Ohrit e kanë zgjeruar ombrellën. Zgjerimi i ombrellës është që aty të jetë njohja dhe asociacioni. Tash Lajçak po thotë që aty është vetëm asociacioni. Njohja i përket Serbisë kur do ajo, do të thotë ky është pozicion i Serbisë.

Nëse Lajçak e artikulon atë dhe thotë që ky është pozicion i Serbisë. Nëse Lajçak e artikulon këtë dhe thotë që ky është pozicion i BE atëherë ne mund të themi që Lajçak paska kontribuar që ky pozicion zyrtar i BE-së të jetë kjo që e përfaqëson Serbia. Mua nuk më duket kjo e drejtpeshuar fare.”

Konjufca shtoi se deklarata e Kurtit në drejtim të Lajçakut nuk ishin akuza, por konstatim për mënyrën e gabuar të punës së tij me pozicionin e qartë në krahun e Serbisë.


Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, reagoi lidhur me këtë duke thënë se deklaratat e Kurtit janë të pabaza, ndërsa konfirmoi mbështetjen e bllokut për dyshen ndërmjetësuese, Borrell dhe Lajçak.

6 Komente

  1. P
    Pilo Lala

    Amerika me Europen po e bejne Albin Kurtin te ulet ne gjunje , te lepije ate cka ka peshtyre per gjithe keto vite kunder assosacionit. Albini kujton se ja mban stomaku, por tani peshtyma duhet kapercyer me gjithe pisllekun e rruges, vijne bashke. Sa me shpejt ta kuptoje populli Kosoves qe Amerika nuk e do Albin Kurtin, aq me pak do vuaje populli.

    1. B
      Buda

      Miroslav Lajçak është diplomuar në moshën 24 vjeç në vitin 1987 në MGIMO-n e MPJ ruse. Një vit më vonë në vitin 1988, kur vendi i tij ishte anëtar i Traktatit famëkeq ushtarak të Varshavës, i krijuar dhe i sunduar nga Moska dhe kur kuadrin diplomatik të shteteve të Tratatit të Varshavës e bënin institucionet ruse, Lajçak emërohet diplomat në ambasadën çekosllovake dhe sllovake në Moskë, ku qendron deri në vitin 1993. Pas kësaj ai ka pasur një karrierë të shkëlqyer diplomatike kombëtare dhe ndërkombëtare , të cilën nuk mund të mendohet ta ketë një diplomat i një shteti të vogël e të varfër, pa një përkrahje të vazhdueshme nga një shtet i fuqishëm. Ai gjeti të shtruar në tavolinë postet të rëndësishme diplomatike si drejtor Ekzekutiv në misionin e OKB për Ballkanin, i dërguar i posaçëm i BE për referedumin e pavarësisë së Malit të Zi, përfaqësues i lartë i BE në Bosnje-Hercegovinë, ministër i jashtëm i Sllovakisë, president i Asamblesë së Përgjithëshme të OKB, kryetar i OSBE në Vienë, etj.etj. për të mbrritur tani te posti delikat i përfaqësuesit të posaçëm të BE për dialogun Serbi-Kosovë. Në vitin 2018 MPJ e Rusisë i dha Miroslav Lajçakut titullin “doktor honoris causa” i Institutit MGIMO, për merita që duket ishin përputhur me interesat e Rusisë në arenën ndërkombëtare.

    2. C
      Caknori

      Konjufca(qe ne serbisht do te thote nofull kali) dhe Kurti(qe ne shqip do te thote Kur qi) bejne fajtor Lajcak qe per cudi edhe une nuk e dua. Dalengadale Konjufca, Kurti dhe une do bejme fajtor xhaketen e Lajcak qe eshte xhaket e blere ne dyqanet serbe. Lajcak ne brendesi te shpirtit te tij mund te jete kunder Kosoves dhe pro Serbise, por praktikisht ai nuk ka dale kunder planeve evropiane dhe amerikane, qe sajohen ne zyra te tjera...eshte e njejte edhe me Borel qe eshte amerikan qe ne brendesi te shpirtit eshte me Kosoven por edhe ket nuk e pyesin cduhet bere, por cfare te beje... Fatkeqesi e madhe per ne eshte Kurti qe zihet me mizat. Me e keqja eshte se zihet me Ameriken dhe Evropen. Tragjedi e madhe do jete po qe se Evropa ne vend te Lajcak do vere Karrcakun qe eshte shqiptar. Edhe ky Karrcaku do jete i detyruar te beje ate qe i thone dhe Kurti perseri do ja hedhe fajin Karrcakut dhe jo Evropes apo Amerikes sepse Vuciit i leverdis Kurti qe paguhet nga Vuciqi me heshtjen se cka bere Kurti ne burgun serb. Kurti thjeshte shtyn kohen ne pushtet ne kurris te Kosoves....

      1. U
        UÇK

        Mbiemri i tregon Glaukut kush është Në serbishte Konj (KALI ) ufca ( mbrapashtesë ) Qe tani e tutje më veprimet qe bënë është dhe duhet te identifikohet më Glauk KALIUFCA

        1. g
          gasper

          Sa shum idjot qe ka mbledhur Kurti.

          1. Z
            Zdravo VV

            Glauk Nofullkali injorant dhe idiot e mbron nji mashtrues injorant dhe idiot

            Lini një Përgjigje