Çfarë biseduan Borell e Kurti para takimit? Zbardhet biseda

18 Gusht 2022, 12:33Rajoni TEMA

Çfarë biseduan Borell e Kurti para takimit? Zbardhet biseda

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një bisedë të përbashkët në Bruksel kanë diskutuar për takimin mes sekretarit gjeneral të NATO-s Jens Stoltenberg dhe kryeministrit takim ky i zhvilluar të mërkurën.

Borell e pyeti Kurtin se, “a keni takuar dje sekretarin gjeneral të NATO-s? Kryeministri iu përgjigj Borellit vetëm me “po”.


Borell vazhdoi tutje bisedën duke i thënë se “lexova në gazeta”. Ndërkaq, kryeministri i dha detaje nga takimi duke ju përgjigjur “po ishte një takim shumë i mirë”.

Borell: “Takim i mrekullueshëm?”

Kurti: “Po”.

Tutje përfaqësuesi i BE-së u interesua nëse “jeni gati të dërgoni më shumë trupa, më thanë”? Kurti shprehu gatishmërinë e tij rreth kësaj çështje, por vetëm nëse do të jetë e nevojshme.

“Po nëse është e nevojshme”, u përgjigj shkurt ai.

Borell iu kundërpërgjigj “nuk do të jetë e nevojshme”, pas kësaj përgjigje edhe kryeministri u shpreh optimist duke thënë se “shpresoj edhe unë gjithashtu”.

Ndryshe, në Bruksel ka përfunduar rundi i parë i takimit trepalësh midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Siç ka mësuar Radio Evropa e Lirë do të ketë takime dypalëshe midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësuesit e BE-së, me qëllim që liderët të takohen sërish gjatë ditës.

Lini një Përgjigje